
Kritika unanime dhe reagime mjaft të habitura nga i gjithë shtypi botëror. Këto janë ndjesitë që zgjoi fjalimi i numrit një të FIFA-s, Gianni Infantino mbajtur në prag të hapjes së Katar 2022. Një fjalim i çuditshëm, në të cilin ai mbrojti zgjedhjen për të luajtur turneun në Emirat. Infantino e quajti FIFA-n si udhërrëfyes të ndryshimit në vendin në Gjirin Persik. Fraza që, sipas shumëkujt, dukej se ishin shkruar nga dikush tjetër, veçanërisht nga përfaqësuesit e vendit që do të jetë pritës i ngjarjes. Ai që komentoi më ashpër kundër presidentit të FIFA-s, ishte e përditshmja autoritare Telegraph, që e bëri leckë Infantino -n.
“Në prag të një Botërori të ndërtuar fjalë për fjalë dhe metaforikisht në rërë, Gianni Infantino pati momentin e tij ‘trumpian’. Duke qenë se presidenti i FIFA-s foli për 56 minuta para se të qortonte kritikuesit e tij…”. Kështu nis shkrimi i gjatë me të cilin Telegraph mbyt çdo pikë të fjalimit të presidentit të FIFA-s. Një shkrim shumë i ashpër, në të cilin gazeta britanike i etiketon fjalët e ekzekutivit zviceran si “qesharake”, dhe insinuon dyshimin se fjalimi i tij është shkruar nga një palë e tretë.
“Infantino po përpiqej të vlerësonte FIFA-n dhe Kupën e Botës për ndryshimin në Katar. Por duhet kujtuar se ai tha se turneu transformoi ‘perceptimin e botës për Rusinë’. Pastaj në vitin 2018 pranoi me shaka medaljen e Urdhrit të Vëllazërisë nga Vladimir Putin. Në fillim të këtij viti ai e shmangu pyetjen nëse e ka ende atë medalje…”
“NUK ËSHTË FIFA QË KOMANDON”
Por Telegraph nuk ndalet me kaq: “Fjalimi i Infantinos dukej i shkruar nga autoritetet e Katarit. Ai erdhi një ditë pas ndalimit të birrës në stadiume për shkak të presioneve të Katarit. Vendi që detyroi turneun të zhvendosej në mes të sezonit dhe më pas ndryshoi orarin e ndeshjeve pasi u shpall. E gjitha kjo për të treguar se FIFA nuk është në komandë”. Për Telegraph, fjalimi i Infantinos kishte për qëllim qetësimin e Katarit dhe i drejtohej pikërisht Emiratit.
Infantino foli shume mire per Shqiperine dhe vetem per Shqiperine para gazetareve nga e gjithe bota. Habitem shume se si media jone nuk i ka bere jehone ketij momenti. Dhe foli jo pak. Ai solli Shqiperine si shembull solidariteti me mikpritjen qe u beri refugjateve afgane, nderkohe, u shpreh ai, vendet tona perendimore, por edhe pjesa tjeter e botes nuk pranoi t'i priste, etj.
si trampi?! jo mër jo! dhe si erdoqëni dhe si putana që nga sulmi në ukrainë dhe si gjithnjë i madhërishmi "mbreti" i pakurrorzuar nipi i mbretit të vetbërë, eeeeeeeeeeeeedvvvvvvvvvviiiiiiiiiiiin koqjaaaaaaaaa!! ky ma merr mëndja se do ta lërë shumë pas të shkretin blater,që duhej të shkonte mëpër gjyqe për gjëra koti!!
si trampi?! jo mër jo! dhe si erdoqëni dhe si putana që nga sulmi në ukrainë dhe si gjithnjë i madhërishmi "mbreti" i pakurrorzuar nipi i mbretit të vetbërë, eeeeeeeeeeeeedvvvvvvvvvviiiiiiiiiiiin koqjaaaaaaaaa!! ky ma merr mëndja se do ta lërë shumë pas të shkretin blater,që duhej të shkonte mëpër gjyqe për gjëra koti!!
Nuk eshte Infantino qe vendosi qe kupa te zhvilohej ne Katar,kete vendim e moren te tjeret,cfare do thoshte tjeter Infantino per kete,ai eshte lindur dhe rritur ne Zvicer po me origjune eshte Italian i jugut,mos te them Kalabrez.