
Ekuador 2, Katar 0. Rezultati flet qartë, në “Al Bayt”, ndeshja e parë e edicionit të 22-të të Kupës së Botës, pa në fushë vetëm një skuadër dhe Gustavo Alfaro bëhet menjëherë kërcënim për Senegalin e Holandën në grupin A.
Skuadra mike, dukshëm favorite në çdo aspekt, nuk i dha asnjë mundësi të vetme Katarit gjatë gjithë 90 minutave dhe e nisi menjëherë me një gol të të përhershmit Ener Valencia ndeshjen në prani të 60 mijë tifozëve pas një ceremonie madhështore. Gjithsesi, goli u anulua pasi sistemi VAR identifikoi një pozicion jashtë loje por pak më vonë nga pika e bardhë, bomberi ekuadorian nuk gaboi dhe e ndali topin në rrjetë.
Nga pika e bardhë u tregua shumë i qetë dhe zhbllokoi një sfidë që nuk pati histori as më vonë sepse me kalimin e miniutave, të verdhët e dominuan ndeshjen. Sërish Valencia edhe në minutën e 31 duke i dhuruar praktikisht tre pikët Ekuadorit që më pas deri në fundin e ndeshjes menaxhoi minutat dhe nuk pati asnjë problem për ta mbyllur këtë ndeshje me një fitore shumë të merituar.
Zhgënjen në krahun tjetër skuadra vendase që as 6 muajt grumbullim përpara Kupës së Botës nuk dhanë asnjë efekt.
Lini një Përgjigje