Misteret e fotos Ronaldo-Messi, ja cilat janë për kodet mistike…

20 Nëntor 2022, 18:05Sport TEMA

Misteret e fotos Ronaldo-Messi, ja cilat janë për kodet

Ndonjëherë për të shkruar historinë mjafton vetëm një shkrepje. Këtë e di mirë Annie Leibovitz që prej dekadash stampon në celuloid momentet e figurave më të mëdha të botës. Nga John Lennon te Meryl Streep, nga Elisabetta II te Leonardo Di Caprio e së fundmi nga Leo Messi te Cristiano Ronaldo.

Përpara tyre një çantë shahu Luis Vuitton por fotoja është më shumë se ajo që duket në pamje të parë. Valixhja në fjalë është e njëjta që ka mbajtur trofeun e Kupës së Botës 2018.

Përballja e shahut është një refleksion për lëvizjen e radhës, një metaforë e fortë dhe shumë e gjetur për dy kampiojnët të cilët do të përjetojnë muajin e fundit të një Kupe Bote.

Një duel që sjell në shumë aspekte përballjen Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura, dueli i dy njerëzve më të talentuar që shahu ka ndodhur dhe që të dy në garë me njëri-tjetrin për më të mirin e historisë.

Lini një Përgjigje