Të gjithë flasin për Xhuljano Skukën: po kush qe gjeniu dibran i “kohës së gabuar”?

20 Nëntor 2022, 18:41Sport TEMA

Të gjithë flasin për Xhuljano Skukën: po kush qe gjeniu

 

 

Xhuljano Skuka – ky është emri-kryefjalë i futbollit shqiptar këto orë, pasi ky lojtar i Partizanit, ardhur nga Korabi, po shfaqet si një goleador i synuar për përfaqësuesen shqiptare. I ka treguar aftësitë shënuese me të kuqtë, shënoi dhe me kuqezinjtë në fitoren kundër Armenisë, për pak sa s’i shënoi dhe Italisë me një rofeshat.

Dhe, duke qëndruar te origjina e tij, Dibra, ky është rasti për të kujtuar të dytin dibran të kombëtares shqiptare, pas të parit këtu e 20 vite më parë, Mahir Halilit të Tiranës.

Por jo vetëm kaq; është rasti për të kujtuar emrin më të madh të futbollit dibran, me një karrierë në “kohën e gabuar”.

Në vitet ’80-të, Shpëtim Toska do synohej fort nga Dinamo, më saktë nga trajneri Bejkush Birçe, për ta patur në ekipin e tij gjeniun e topit nga Peshkopia, por nuk ia doli dot. Vite më vonë, sapo nisi ndërrimi i regjimeve, trajneri i njohur do i kushtonte një shkrim në Sportin Shqiptar pengut të karrierës së tij, faktin që s’mundi ta sjellë Toskën te Dinamo. Pse? Biografia. Gjeniu dibran kishte cen. Nëse do kish ndodhur, me gjasë sot, Shpëtim Toska do ishte njeriu me një bilanc jo vetëm te Dinamo, por dhe te Kombëtarja shqiptare. Këtë e dinë mirë shkodranët, të cilët kur e panë në një përballje kupe te “Vojo Kushi”, ku luante Vllaznia me Korabin, e shpallën “Maradonën” shqiptar. Kjo, edhe për shkak të shtatit të ngjashëm të dibranit me gjeniun argjentinas. I ngjashëm ishte dhe në cilësi teknike e fizike. Dhe po nga një shkodran do e pësonte rëndë, Hysen Dedja, mbrojtësi që nuk mundi ta mbante dot, derisa në nerv e sipër e godet në kërci duke i thyer këmbën. Fundi i viteve ’80. Shpëtim Toska nuk mund të luante më me kohë të plotë. Me shufër në këmbë, siç e ka dhe sot, ai thjesht do luante me hijen e tij, me po aq klas sa më parë, qoftë dhe në pasime, pasi iu shmangej triblimeve.

Kohë e gabuar qe për të dhe fakti se ekipi ku luante, Korabi, ishte përzgjedhur nga sistemi për të mos qenë prej ekipeve të Kategorisë së Parë (Superliga e asaj kohe). Kategoria e parë duhej të shkonte deri në Burrel, jo më tej.

Shpëtim Toska ka lënë një rekord që nuk e mban askush në futbollin shqiptar, e që mund të jetë i rrallë dhe në botë: golashënuesi më i mirë në 9 kampionate radhazi. Golat e shënuar, mbi 300. Gogunja i Labinotit të Elbasanit, duhet ta mbajë mend si njeriu që pësoi prej tij 3 gola nga distanca në një pjesë loje, pikërisht në vitin kur Labinoti do shpallej kampion.

Ndaj, kur të përmendet Xhuljano Skuka, duhet të kujtohet dibrani më i madh i futbollit shqiptar, por që Shqipëria si një e tërë s’pati fatin ta shijojë: Shpëtim Toska. /tesheshi.com/    

8 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    E mbaj mend, ka patur aftesi individuale, dhe me vinte keq qe nje talent i tille luante ne kategorine e dyte. Ne ate kohe, me ndonje perjashtim, futbollistet nuk leviznin nga klubi origjines. Talente ka patur dhe ne kategorine e trete, pershtateshin aty dhe nuk rriteshin nga ana profesionale.

    1. I
      Iliri

      Skuka eshte lojtar goli .Traineri i madh Blendi shkembi nuk e vleresoi te Dinamo nuk e aktivizonte dhe ne fund e shiti te Partizani .Shkembi do coje dhe Teuten ne kategori te pare aq shume i pa afte eshte sa qe nuk ishte ne gjendje te vleresonte aftesite e Skukes

      1. R
        Red

        Turp i madh qe nuk paskan aktivizuar talentet ! Po turp me i madh te lexojm keto shkrime mediokre.

        1. d
          demo

          O Uvil Zajmi,,po le nam me keto Maradonat e kategorise trete qe i paska pasur Veleciku,Terbuni,5 shtatori,Korabi..E fillove me Milto Gurmen e bere Platini,Farukun e Burrelit e bere Kruif,kete Tosken e Korabit po e ben Maradona.Po kur ka luajtur ndonjehere Labinoti me Korabin e Peshkopaise,o Uvil,qe i paska shenuar tregola Gogunjes? 17 Nentori luan me Burrelin.5 Shtatori luan me Partizanoin,,Korabi me Vllaznine,,Kur kane ndodhur keto,,re Uvil,,se edhe ay llustraxhiu i stacionit trenit Rrogozhines ka luajtur me Panajot Panon me porta hungareze tek Kovaleshenca??? Avash se e cove kungullin ne Hene.

          1. R
            Rapi mashkullore

            O daj ..para se te shkrujsh informohu mire se del bajat..korabi ka lujt si me vllaznine si me labinotin per kup SHQIPEERIE. Gogunja u bo i bardh prej inoti se honger 3 gola ne pjes te pare .pranaj mos bo shum fenomenin ok ????

          2. L
            Luli

            Nje shenim mese i goditur per futbollistet ne fjale. Vetem nje korigjim duhet bere.Shpetim Toska nuk u demtua qellimisht nga mbrojtesi shkodran,por ishte ne perplasje e siper per top.Dhe demtimi ka qene gati gati ne mesfushe tek vija anesore.Ka qene ne krahun e tribunes.Duhet theksuar qe ekipit shkodran i erdhi shume keq per kete demtim dhe kane shkuar si grup ne spital pas ndeshjes. Gjithsesi vlerat e ketyre yjeve nuk humbasin ne kohe.FLM

            1. H
              Hamit Lumi

              Ata qe nuk e kane njohur Tosken, mos habiten per tre golat qe i ka shenuar Gugunjes se Elbasanit se, po ne nje ndeshje kupe ne Peshkopi, i ka shenuar 4 gola Skenderbeut te Korçes. U demtua nga H. Dedja ne perpjekje per ta ndaluar, pasi kish tribluar 3-4 lojtar.... I gjithe ekipi shkodran e perjetoi aqnkeq kete moment, sa qe ndeshja nga 2:0 per Vllaznine, perfundoj ne 2:2, me golin e barazimi me koke nga M.Melani pas nje gjuajtje korneje. Publiku qe e ka pare Tosken, shoket e tij te skuadres e, veçanerisht, kundershtaret, ja njohin vlerat. Nuk do flitej keshtu, as per Skuken, po te mos luante ne super lige, aq me shume me Partizanin. Nje vleresim me se i merituar per kete talent futbolli.

            2. N
              Noe

              Kur do shkeputemi nga mendesia prej delirantesh me keto krahasime bombastike mor aman?Per cdo gje qe te duket sa me reale trillimi i veshim petkun e miteve te sportit boteror.Kane luajtur gjithe kohes ne kategorine e dyte tani lexojme qe ishin afer Maradones sa gjynah!Do ishim kampione Europe me Gurmen,Tosken,Bubeqin,Majacin,Xhambazin dhe ndonje tjeter se sme kujtohen tani gjithe ata asa boterore qe kemi pasur.

              Lini një Përgjigje