Janë 4 herë kampion bote, por në dy Kampionatet e fundit italianët nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë mes 32 pjesëmarrësve. Këtë të diel nisi Kampionati Botëror, Katar 2022, me ndeshjen hapëse mes vendasve dhe Ekuadorit.
Ndërsa të gjithë do të dëshironin që kombëtarja e të “katërve” të ishte në Katar, ata udhëtuan në Austri për të zhvilluar aty një miqësore, të cilën në fund e humbën 2-0.
Austria, e udhëhequr nga mbrojtësi i Real Madrid, Alaba, arriti të triumfojë 2-0 ndaj skuadrës së Mancinit. Schlager shënoi golin e parë pas vetëm 6 minuta loje, ndërsa në minutën e 35-të, Alaba realizoi një gol fantastik me një goditje në hyrje të zonës.
Italia vinte në këtë miqësore pas fitore në Tiranë 1-3 ndaj Shqipërisë më 16 nëntor.
Lini një Përgjigje