“E mbaj mend kur ishte i ri”, Scolari: Ja pse Portugalia ka një shans me Ronaldo-n

21 Nëntor 2022, 16:28Sport TEMA

“E mbaj mend kur ishte i ri”, Scolari: Ja pse Portugalia ka një

Intervistë e gjatë për kanalet zyrtare të FIFA-s nga Luis Felipe Scolari. Trajneri i njohur foli padyshim për Kupën e Botës në Katar, duke u fokusuar veçanërisht te disa kampionë të mëdhenj.

Bien në sy fjalët për Cristiano Ronaldo-n, karrierën, rritjen e tij dhe gjithashtu kontributin që pesë herë fituesi i Topit të Artë mund t’i japë ende Portugalisë së tij në këtë kampionat botëror dimëror:

“Më kujtohet një djalë që luajti me mua në vitin 2003, ai ishte shumë kërkues ndaj vetes dhe kjo e ndihmoi atë të përmirësohej çdo ditë”, tha Scolari për CR7.

“Më kujtohet një djalë i ri që nuk la asgjë ta hidhte poshtë. Ishte bukur të isha me të, sepse ai është një person spektakolar në çdo kuptim. Kur e shikon, nuk e di se çfarë lloj personi është në të vërtetë.

“Unë mendoj se tani, në fund të karrierës së tij, ai ende mund t’i japë Portugalisë një shans për të fituar në Katar. Unë do të doja që ai të përfundojë karrierën e tij në nivelin më të lartë, me një fitore të bukur”.

Lini një Përgjigje