Zhegrova: Me Armando Brojën do ishim dyshe e frikshme, do doja të luaja për Shqipërinë

30 Dhjetor 2024, 18:25Sport TEMA
Zhegrova: Me Armando Brojën do ishim dyshe e frikshme, do doja të

Ylli shqiptar Edon Zhegrova, në një intervistë ekskluzive për “Max Sport” në Euronews Albania, ka zbuluar se po të kishte mundësi do të luante njëherë për Kosovën dhe njëherë për Shqipërinë.

Përse zgjodhe Kosovën? – “Unë edhe këtu u them që jam shqiptar nga Kosova dhe u flas për Shqipërinë dhe Kosovën. Ata më pyesin përse nuk janë bashkë dhe u them se dëshira e gjithë shqiptarëve është të jemi bashkë. Por kjo është politika. Unë jam krenar për Shqipërinë dhe i ndjek gjithmonë ndeshjet dhe sukseset e saj. Vendosa të përfaqësoj Kosovën sepse edhe Kosova ka nevojë për pak lojtarë të mirë (qesh)”, tha Zhegrova në emisionin “Max Sport”.

Kombëtarja shqiptare – “Unë nuk e kisha pas problem të luaja për Shqipërinë. Me pas mundësi do të luaja për dyja, njëherë për Shqipërinë dhe njëherë për Kosovën. Por mendoj se Kosova ka patur më shumë nevojë për lojtar, por normalisht kisha pas qejf të isha pjesë e kombëtares kuqezi. Tani nuk jemi bashkë, por shpresoj që një ditë të jemi një komb”.

Kush të pëlqen te kombëtarja?! – “Shqipëria ka lojtar shumë të mirë, veçanërisht në sulm. Mendoj se Armando Broja është më i miri që ka Shqipëria. Të dy bashkë do të kishim bërë një dyshe të frikshme”, u shpreh Zhegrova.

 

4 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Bravo, je djal i talentuar dhe patriot.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Go West

      Jam bere tifoz i Lile qysh kur ti ke shkuar aty. Urime! Djem si ty na bejne te ndjehemi krenare.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lui

        te lumte Edon Shqiperia dhe Kosove ty te don

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatos nazetaj

          Me ke krijuar emocion te madhe kur i ke dhuruar atij djali te vogel fanellen tende, je fisnik dhe patriot

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje