Ekipi i futbollit Egnatia në ambientet e stadiumit “Arena Demrozi” do të zhvillojë homazhe në nderim të kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena, i cili humbi jetën në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit.
Ceremonia do të fillojë në orën 13:00.
Ndërkaq, në një lidhje Skype me “Ora Sport”, zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj u shpreh se në rastin e Dwamenës, janë bërë të gjitha përpjekjet për ta sjellë në jetë.
“Gruaja e tij ka qenë prezente në të gjitha çastet dhe momentet e fundit të tij: në ambulancë, te morgu në Kavajë.
Ajo është nga Gana, një grua heroinë, çuditërisht jo si ne, nuk ka derdhur asnjë pikë loti, por vetëm këndonte ritet fetare duke iu lutur Zotit që e mori për ta çuar në Parajsë.
Na ka dhënë një shembull të përcjelljes humane me duartrokitje dhe përshëdetje nga të gjithë.
Mjafton t’u them që Dwamena ishte gati të nënshkruante një kontratë shumë të mirë në Arabinë Saudite, të cilat kanë këmbëngulur që ai të luajë.
Unë personalisht kam humbur një mik, presidenti ka humur një djalë dhe një shok. Skuadra ka dy ditë që vetëm qan dhe është në një shok të tmerrshëm psikologjik, sepse Dwamena kishte frikë të shkelte barin se mos e lëndonte.
Trupi ndodhet në morg, nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, është menduar që sot të bëhet një ceremoni në orën 13:00, për problematikat që mbart kjo gjë”, u shpreh zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj.
Ore koqe cfare hipokritash jeni cderdellit keto idiotesira?E cuat per lesh tani dhe vajtoni sidomos ai presidenti i ekipit.Gruaja qendroi si heroine thote gomari ku e di si kane rritet zakonet qe dole ne kete perfundim qe fundja nuk ka lidhje dhe askush nuk do tja dije per te kur jeni pergjegjesit kryesor per humbjen e jetes se nje njeriu sidomos kur ky eshte nje sportist dhe i huaj .Asgje nuk ju largon nga mekati vepruat me te sikur te ishte skllav,nuk e cate trapin per te kaluaren e tij dhe pasojat qe mund te kishte por pate interesin tuaj.Vertet neglizhenca ishte edhe atij si person por me i keq eshte shfrytezimi juaj.Tani dhe sikur ta lani me ar nuk e mbuloni dot mutin qe bete.