18% e turistëve qëndruan në hotel, pjesa tjetër përdori Shqipërinë si tranzit

22 Shkurt 2025, 13:31Turizëm TEMA
18% e turistëve qëndruan në hotel, pjesa tjetër përdori

12 milionë turistë dhe 4.5 miliardë euro të ardhura, e renditën 2024 si një ndër vitet më të mira të turizmit. Por shifrat tregojnë se të paktë ishin ata që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri.Nga viti në vit Shqipërinë po e vizitojnë më shumë turistë të huaj, por jo të gjithë prej tyre zgjedhin të akomodohen në hotelet, apartamentet me qira apo edhe bujtinat, të paktën kështu sipas të dhënave të INSTAT. Nga 11.7 milionë turistë në 2024 vetëm 18% prej tyre zgjodhën të flenë të paktën një natë në strukturat akomoduese shqiptare.

Ndonëse net qëndrimet janë në nivele të ulëta, përsëri kanë shënuar rritje krahasuar me 2023. Sipas INSTAT 2 milionë e 185 mijë turistë të cilët u akomoduan vitin që lamë pas zgjodhën kryesisht hotelet, pranë zonave bregdetare por edhe në veri e jug të vendit. Përtej sezonit të verës, kjo tendencë vijoi edhe në muajtë e fundit të vitit që lamë pas. Me turistë që erdhën kryesisht nga Italia, Kosova, Gjermania e Anglia.

Kjo rritje është përkthyer edhe në normën neto të shfrytëzimit të shtretërve dhe dhomave.

Një pjesë e mirë e turistëve e zgjedhin Shqipërinë si një vend tranzit për të kaluar nga 1 shtet në tjetrin duke mos shpenzuar asnjë natë në strukturat akomoduese shqiptare por nga ana tjetër problem mbetet edhe informaliteti. Duke bërë që subjektet te mos raportojnë shifrat reale.

Sipas shifrave të përllogaritura nga shoqata e sektorit në vedin tonë, Shqipëria 50% të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor. Të cilat dëmtojnë sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve.

6 Komente

  1. M
    Me emër

    Po ça thoni? Shumica nuk i raportojnë fjetejet

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Mire eshte prap,mbasi ne total i bie qe te kene ngrene miliona byrek dhe qofte,si dhe te kene pire miliona kafe qe ne euro jane goxha per ekonomine tone dhe brenda dites na kane lene shenden.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Ente

      Infirmalitet I larte. Administrata tatimore eshte jashte loje. Taksat e bashkise jashte loje. Ose regjistrohen Shqiptaret si te huaj. Nuk ka mundesi qe vetem 18% te qendrojne..Shqiperia nuk eshte as nyje tranziti. Shqiperia eshte xhep anesor ne juglindje te Europe's.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Ehhh. Titull manipulativ. 18% qendruan ne hotele te regjistruara. Pjesa tjeter ishin tranzit ose fjeten ne menyre informale ne struktura akomoduese nga me te ndryshmet, qe nga hotele te vogla deri ne rulo.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi

          Një Perspektivë e Rrënjosur mbi Turizmin Shqiptar: Tendenca për të relativizuar turizmin shqiptar dhe për ta paraqitur si një realitet problematik nuk është e re.Nuk eshte e re shitja e suksesit nepermjet lepirjes, gjithashtu. Mirëpo, argumentet që nënkuptojnë se rritja e numrit të turistëve është e pavlefshme për shkak të përqindjes së ulët të atyre që zgjedhin të "flenë në Shqipëri", bien në kundërthënie me realitetin ekonomik . Nuk mund të mohohet se një pjesë e akomodimeve bëhet në mënyrë informale, por ky fenomen nuk është ekskluziv për Shqipërinë. Kjo ndodh edhe në vende si Italia, Spanja apo Greqia, ku platforma per qiratë private janë pjesë e realitetit turistik. Theksi duhet të vihet në formalizimin gradual dhe nxitjen e investimeve në strukturat akomoduese, e jo në mohimin ;duhet të fokusohemi në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për të rritur cilësinë e përvojës turistike, ose ti perzene keta se shum lodhje per te permiresuar 3% te gdp.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkërdheni

            O Mero, ose mere përsipër vetë artikullin, ose jep emrin e specialistit, sepse të vjen për të vjellë që në titull. Po ekonominë informate ku e la ky tipi. Unë vetë shkova në Durrës dhe pagova 10 ditë para të thata në dorë. Si thua, a janë dhe lekët e mia tek ai 18% apo 82%.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje