2.3 milionë turistë në Shqipëri vetëm në muajin gusht, pushuesit nga Kosova dominuan bregdetin

28 Shtator 2025, 21:11Turizëm TEMA
2.3 milionë turistë në Shqipëri vetëm në muajin

Fqinjët e Shqipërisë mbeten dhe vizitorët më besnikë të saj. Dallojnë ata nga Kosova, të cilët përfaqësonin 30 përqind të 8.9 milionë turistëve që hynë në vend gjatë 8 muajve të parë të vitit. Në gusht, kur u regjistrua numri më i lartë i pushuesve, shifrat tregojnë se më shumë se 50% vinin po nga Kosova.

Gushti vendosi rekorde të reja në turizmin në Shqipëri, me plot 2.3 milionë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një muaj.

Në kulmin e sezonit, bregdeti nga veriu në jug është ‘pushtuar’ nga kosovarët të cilët përtej ‘paragjykimeve’ duket se kanë qenë mbështetja kryesore për turizmin edhe këtë sezon.

Sipas shifrave të Institutit të Statistikave, një në dy pushues që erdhi në vend në muajin gusht ishte nga Kosova.

Por dhe turistët nga vendet e tjera fqinje nga rajoni i Ballkanit, ishin po ashtu të lartë në numër. Të gjithë së bashku, përfaqësuan gjatë gushtit 75 përqind të vizitorëve.

Një tregues jo i rastësishëm. Katër shtete, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia mbajnë peshën më të madhe të pushuesve edhe si periudhë 8-mujore, me 53% të totalit të pushuesve, ose 4.7 milionë shtetas të ardhur për pushime nga këto vende. Edhe për këtë periudhë Kosova mban rekord, me 3.4 milionë pushues.

Grupi tjetër i shteteve me numrin më të lartë të turistëve të ardhur ishte nga Greqia dhe Italia me 1.4 milionë pushues në 8-mujorin e këtij viti, ose rreth 16% të të huajve që hynë në Shqipëri në total.

Por teksa fqinjët erdhën dhe pushuan në Shqipëri, vendasit ikën drejt Greqisë, Malit të Zi dhe Turqisë, për paketa më ekonomike. Në 8 muaj dolën nga vendi 5.7 milionë shqiptarë nga 5.2 milionë që ishte shifra vjet.

3 Komente

  1. S
    Sqepari

    Ku eshte ajo deputetja e VV qe u beri thirrje kosovareve te braktisin pushimet ne Shqiperi? Nuk e kemi harruar!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xyz

      populli di si ti injoroje politikanet kur nuk jane ne vije me cfare mendon populli ... vellezrit kosovare e treguan se vine ne Shqiperi se u do qejfi ... dhe nuk jane nen komanden e politkaneve qe tjeter thone dhe tjeter bejne ... gjithmone te mireseardhur ne trojet meme ...

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shietari GJermani

      shifrat jane te pasakta.. @nje Italjan me tha se edhe ne Shqiperi kete vite Turizmi ishte Dobet....per sakesi eshte nga Pulja...dhe vjene shume shpesh ne Shqiperi..lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje