Shqipëria po vijon të përjetojë suksesin e ri turistik me shifra që tregojnë jo vetëm rritje të përgjithshme, por edhe zhvillime të veçanta që e bëjnë panoramën e hyrjeve të huaja më të larmishme dhe më interesante se kurrë. Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vend kanë hyrë mbi 8.9 milionë vizitorë, një rritje prej 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pesha më e madhe, si zakonisht, i takon Kosovës. Më shumë se 3.3 milionë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në tetë muajt e parë të vitit, por rritja është thuajse e pandjeshme, vetëm 0.6%. Kjo tregon se ky treg është tashmë i konsoliduar dhe nuk ka shumë hapësirë për shpërthime të reja. Në të kundërt, Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 10.1%, ndërsa Greqia edhe më lart, me 11.5%. Mali i Zi mbetet në rritje të lehtë me 4.6%. Fqinjët mbeten shtylla kryesore e turizmit hyrës në Shqipëri, duke ruajtur peshën tradicionale në këtë treg.
Në Europën Perëndimore ka ndodhur një surprizë e madhe, Franca ka rritur hyrjet me 43.9%. Një rritje e tillë e vendos Francën mes tregjeve më të gjalla të momentit. Po aq domethënëse është edhe Gjermania, që ka shënuar rritje prej 21% dhe ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve. Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda gjithashtu kanë shënuar ecuri të mirë, ndërsa Austria, Belgjika dhe Çekia ruajnë një rritje të qëndrueshme. Megjithatë, jo çdo treg europian ka reaguar njësoj. Polonia, që në pamje të parë të jep përshtypjen e vendeve me rritje, në fakt ka rënë me mbi 10%, duke shënuar një humbje të dukshme në krahasim me vitin e kaluar. Edhe Rumania ka rënë me 7.5% dhe Spanja me 4.3%.
Tregjet e reja kanë sjellë befasitë më të mëdha. Izraeli është shembulli më i qartë, nga vetëm 6,822 hyrje në vitin 2024, numri i vizitorëve izraelitë ka kaluar në 45,758, duke shënuar një rritje të pabesueshme prej 570.7%. Ky shpërthim tregon për hapjen e një tregu me potencial të madh, që deri dje ishte thuajse inekzistent.
Po aq mbresëlënëse janë edhe shifrat nga India, ku hyrjet janë rritur me 69.5%, si dhe nga Egjipti, që ka shënuar 67.9%. Edhe Danimarka ka treguar një prirje të fortë, me një rritje prej 56.2%, duke dëshmuar se turistët nordikë po e zbulojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Kina, nga ana tjetër, ka sjellë një rritje të qëndrueshme prej 27.9%, duke e përforcuar rolin e saj si një nga tregjet më premtuese të së ardhmes.
Nga Amerika, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje me 7.2%, Kanadaja me 14.4% dhe Australia me 8.8%, ndërsa një tjetër surprizë vjen nga Amerika e Jugut, ku Argjentina është rritur me 38.6% dhe Brazili me 16.4%. (Xhorxhina Deda)
Ere po talleni ju ????? Egjiptianët me pushime në Albani !!!!!!!! Egjipti ka falimentuar. Atje kam qenë me pushuar vjet dhe parvjet. Për një euro bakshish të puthshin këmbët. Fukarallëk në EKSTREM. ATA ndofta për punë kanë ardhur dhe KANË IKUR ME DUAR NË KOKË.
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani investimesh të rreme. Më vodhën investimin tim tërësisht me të ardhurat e mia totale, investimi im i parë nuk ishte aq i madh dhe u pagova kur duhej. Më pas, një anëtar i stafit të kompanisë më kontaktoi përmes WhatsApp. Unë tashmë kisha plane për të riinvestuar dhe më pas ai më kërkoi gjithashtu të riinvestoja dhe më udhëzoi gjatë gjithë procesit. Këtë herë investova një shumë të madhe që erdhi nga kursimet e mia gjatë viteve, vazhdoi të shkonte mirë derisa erdhi koha që fitimet e mia të tërhiqeshin në llogarinë time bankare si zakonisht, por vura re se isha i çaktivizuar nga kryerja e veprimit. Shpejt kontaktova me stafin që më udhëzoi gjatë procesit. Ai më drejtoi te sporteli i mbështetjes ku më kërkuan të paguaja disa tarifa, unë zbatova udhëzimet e tyre dhe pagova të gjitha tarifat, por ende nuk isha në gjendje të tërhiqja fondet e mia. Pas shumë mendimesh dhe disa konsideratash, i gjithë skenari më dukej më shumë si një mashtrim, gjë që më bëri të filloja të kërkoja ndihmë diku tjetër, u referova te një ekip profesional ekspertësh për rikuperimin e investimeve (Ekipi i Rimëkëmbjes) i cili më ndihmoi të gjeja dhe të rikuperoja investimin tim të humbur. Isha më shumë se mirënjohës ndaj kësaj firme për një punë të bërë mirë. Falënderime, më në fund arrita të rikuperoj fondet e mia dhe do të doja ta rekomandoja këtë Ekip Rimëkëmbjeje për këdo që kërkon ndihmë profesionale në lidhje me historinë time. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it. Email: [email protected]

Nderkohe ajo qe kam vene re eshte qe bojkoti qe po behet ne mediat sociale ne Kosove per Shqiperine po funksionon. Numri i pushuesve Kosovare shume i ulet. Por nga ana tjeter me vjen mire qe po diversifikohet me turiste te huaj. Te ndahet shalpi nga sheqeri se na ishte bere i neveritshem ai bashkim artificial kur s kishim asgje te perbashket me banoret e Kosoves
hahhaaa turizmi shqiptar, indiane, egjiptiane e maqedonas qe hane buke me rigon tere diten hahahaaa