“A i përmbush Shqipëria kërkesat e mëdha?”Gazetarja e “The Washington Post” i dedikon video udhëtimit në jug

28 Shtator 2025, 19:22Turizëm TEMA

“A i përmbush Shqipëria kërkesat e

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë si një alternativë e denjë ndaj destinacioneve klasike mesdhetare si Italia apo Greqia.Në një video-vlog të publikuar nga gazetarja Natalie B. Compton në “The Washington Post”, përshkruhet një udhëtim veror në vendin tonë, i cili shfaqet si një perlë ende e paprekur nga turizmi masiv, me çmime të përballueshme, natyrë mahnitëse dhe mikpritje tradicionale.

Gazetarja amerikane tregon se e nisi udhëtimin nga Kroacia dhe Mali i Zi, por Shqipëria e surprizoi më shumë se çdo vend tjetër.

Ajo vizitoi Shkodrën dhe Himarën, bëri kamping në plazhin e Livadhit dhe qëndroi në një agro-turizëm në Berat. Eksperiencat e saj përfshinin mëngjese me prodhime lokale, plazhe të qeta, ushqim të shijshëm e të lirë dhe një atmosferë që, sipas saj, nuk mund të gjendet më në vendet e mbingarkuara nga turizmi.

Në përfundim të videos, gazetarja thekson se Shqipëria nuk është thjesht një “kopje” e fqinjëve të saj mesdhetarë, por një destinacion më vete që ofron përvoja autentike, kulturë të gjallë dhe natyrë të papërsëritshme.

Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e krahasoj me Italinë apo Greqinë, por flas për fshatrat, liqenet dhe mëngjeset me djathë të freskët e reçel fiku,” thotë gazetarja në përfundim të videos.

 

13 Komente

  1. S
    Sulua

    shkoni ne Kroaci o rrota kari e mos u genjeni nga reklamat e paguara te gazetave

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per Kulon

      O Kulo, o te martofsha Sllobodanken.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ku

      Në Polin jugor apo në Shqipëri?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriana Kalaja

        Në të satëme!

        Përgjigjjuni
      2. a
        arvanitsi

        flliqesirat serbe si sulua i mesiperm

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dalta

          O Arvanit, meriton megjithë zemër - "të lumtë goja"

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xyz

            Sakte! Turisti kerkon experienca te reja .. dhe Shqiperia ofron experienca te reja (te mira dhe te keqija) qe turistet nuk i kane pare diku tjeter| (ky eshte sekreti qe numri eshte ne rritje ... kaq!!). Te tjerat jane logjra si 'turiste qe hane byreke' etj jane perralla to medjeve to vogla dhe arkaike! Turistet kane nivel te ndyshem nga xhepi kudo qe shkon ne bote ...

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pisha

              Jetoj prej dhjetëra vitesh large Shqipërisë,pêr hirë të vêrtetës kur shkoj në Shqipëri kënaqem jashtë mase.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

                te qifte Baba Rrahimondi......

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Futja kot..

                  Ja dhe bishti zhapikut aziatik qe sle mut pa ngrene, rrace e qelbur, rrace muti, e ka bere pa dashje e jema ferrave dhe s'harriti ta hedhe poshte, dhe na duhet ta degjojme ne sot kete vrromiar. Hiqu dreq.... ose rri aty ku je se do te haje ujku... jashteshqitje e kesaj toke

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Turi

                E konfirmoj edhe kjo se shoferet shqiptar jan te cmendur, nuk e mendojn se marrin ne qafe njerezit e pa faj.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Shqiperia eshte perla e Ballkanit , kush e shan eshte berishist dhe antishqiptar .Te mendosh se si ishte ne vitin 2013 si nje grope e zeze , ndersa tani si nje vend ku pret vizitore per te pare bukurit e Shqiperise Nje faleminderit per personat qe po e udheheqin dhe qe sollen ndryshimin e madh qe vetem qorrat nuk e shikojne dhe dallojne ndryshimin .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Karlua I Agimes

                    Sa bukur duket prona ekskluzive e Edvin Rames -Gjiri I Gjipesë.ne foto!! Sa me fat eshte ky kryeministri aksidental i yni qe trashegoi nga PPSH kete prone. E kam zili. Pavaresisht qe ska letra pronesie per kete prone, ai ka vendosmerine, lakmine, paturpesine te cilat provojne ne menyre shteruese qe kjo eshte prona e tij e trasheguar. Hallall !!-psheretinë delet duke ngrene kakerdhitë e tyre se barin e privatizoi Kimetja.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje