73 mijë vizitorë në 15 ditët e parë të Gushtit, vetëm nga Durrësi

19 Gusht 2024, 16:28Turizëm TEMA

73 mijë vizitorë në 15 ditët e parë të Gushtit,

Pas aeroportit të Rinasit, Porti i Durrësit  është porta hyrëse e dytë më me rëndësi për mbërritjen e turistëve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual i Durrësit, vetëm gjatë 15 ditëve të para të Gushtit janë përpunuar mbi 120 mijë pasagjerë në hyrje dhe dalje.

Vetëm nga  tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona janë transportuar mbi 73 mijë pasagjerë në hyrje dhe mbi 47 mijë pasagjerë në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e

Trageteve përgjatë periudhës 1-15 Gusht 2024. Sipas të dhënave numërohen mbi 32 mijë automjete dhe rreth 4 mijë kamionë dhe trailerë.

Për të menaxhuar fluksin në pikun e sezonit turistik janë angazhuar të gjitha instancat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Turistet dinjitoze nuk vijne me tragete, qenkan hallexhijn me buke ne traste dhe shumica jane shqiptare qe kthehen per pushime ne vendlindje, te tjerat jane iso per Edin se ne arken e shtetit kjo prurje eshte me zero ndikim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje