Daily Mail: 'Riviera shqiptare, sekreti më i bukur i pushimeve në Evropë'

31 Tetor 2023, 14:46Turizëm TEMA

Daily Mail: 'Riviera shqiptare, sekreti më i bukur i pushimeve në

Jehona e mediave të huaja për pushime të paharrueshme dhe mbi të gjitha të lira, vijon të pasqyrohet nga tabloidet ndërkombëtare.

Britanikja “Daily Mail” ka publikuar një artikull të një eksperti udhëtimesh i cili shprehet se Riviera Shqiptare është sekreti më i bukur i pushimeve në Evropë dhe është e lirë, duke sjellë si shembull në artikull 1 kanë verë kushton 4 Pound.

Në brendësi të artikullit thuhet se Riviera shqiptare është vetëm pak milje përtej ishullit të Korfuzit, në kufirin me Greqinë dhe gjeografikisht shume afër me Pulian në Itali.

“Nëse nuk keni ndeshur një vijë bregdetare të bukur më parë, në këtë artikull do t’iu ndihmojë të kuptoni se Shqipëria është saktësisht një ndër destinacionet me plazhet dhe detin më ikonik në Evropë ,” shkruan “Daily Mail”.

Udhëtimi për në Shqipëri ka ndryshuar shumë vitet e fundit, pasi linjat ajrore më të mira evropiane tani ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta në Tiranë dhe mbi të gjitha ka shumë linja ajrore me çmime të ulëta.

Britanikja “Daily Mail” në artikull nënvizon se Shqipëria është një destinacion për udhëtarët që kërkojnë pushime me plazhe të mrekullueshme, ushqime të shijshme dhe trashëgimi kulturore magjepsëse, me një çmim tepër të përballueshëm.

Riviera Shqiptare ofron ujëra blu të pastër, plazhe me rërë apo ato me shkëmbinjë dhe qetësi.

Media britanike shkruan se Saranda është qyteti më i njohur i Rivierës dhe ia vlen të eksplorohet, duke përfshirë zona si Ksamili, Dhërmiu dhe Vuno që joshin gjithnjë e më tepër udhëtarët.

Nëse doni të përjetoni bukurinë e një vendi për të cilin pothuajse të gjithë kritikët e pranojnë se është thjesht i mrekullueshëm, ai është Ksamili. Për shkak se turistët tërhiqen nga ujërat blu kristal, një tjetër vend që duhet të vizitohet përgjatë rivierës shqiptare është edhe “Syri i Kaltër”, nënvizohet në artikullin e “Daily Mail”.

Riviera Shqiptare mund të vizitohet nga muaji Maji deri në Tetor përfundon shkrimi i prestigjiozes britanike.

Daily Mail: 'Riviera shqiptare, sekreti më i bukur i pushimeve në

Lini një Përgjigje