Të bësh ski në fshatin turistik të Dardhës është kthyer pothuajse në një mision të pamundur, pasi pista e skive është e mbuluar nga balta, ndryshe nga vitet e tjera, ndërkohë që mungesa e reshjeve të dëborës ka ndikuar në mungesën e turistëve dhe ka sjellë dëm ekonomik në resortin e vetëm për këtë sport në juglindje të vendit.
Ky teleferik i cili shërben për transportimin e skiatoreve, këtë sezon dimëror nuk është ndezur fare.
Zakonisht Dardha mbulohet nga bora, por këtë vit është krejtësisht ndryshe.
“Situata sivjet është ndër më të këqijat e mundshme, le të themi. Nuk ka pasur asnjë vit si ky i sivjetmi. Ne po shkojmë gati në mes të Janarit dhe nuk kemi ende reshje bore për të bërë ski. Disa ditë në nëntor, por reshjet nuk ishin të mjaftueshme për ski, sepse nuk duhet thjesht të bjerë por të jetë 30 cm që të bëhet ski”, thotë Paola Tasho, pronarja e resortit të skive.
Mungesa e borës ka bërë që edhe numri i turistëve që frekuentojnë Dardhën të jetë i ulët.
“Kryesisht vijnë për ski, sepse qendra e skive funksionon gjatë sezonin të dimrit, dhjetor, janar e shkurt. Gjatë stinës së dimrit këtë vit siç e shihni situata lë shume për të dëshiruar. Telefonata ka pafund që duan të vijnë të bëjnë ski, por vijnë shijojnë vetëm pamjen e mrekullueshme dhe largohen”, tregon Tasho.
Por çfarë pasojat sjell kjo për bizneset në zonë?
“Dëmi ekonomik është shumë i madh sepse të mirëmbash një pistë skish është shumë e kushtueshme. Një pjesë e mirë e të ardhurave që fitohen gjatë sezonit të dimrit i shpenzojmë gjatë verës për mirëmbajtje, sepse pistat duan të rregullohen, drenazhohen, kanalet kulluese, ndaj një pjesë e mirë e fitimit tonë shkon për mirëmbajtje. Shpenzimet janë shumë të mëdha me kohën që ne kemi”, thotë ajo.
Pista e Skive në Dardhë është e vetmja e këtij lloji në juglindje të vendit ndërkohë që mungesën e turistëve e ndiejnë dhe restorantet e hotelet e tjera në Dardhë.
Ajo piste, nuk eshte e Dardhes. Dardha eshte pasi kalon qafen e Biglles. Nje biznes ankohet se nuk ka denore, kjo nuk tregon se bizneset e tjera nuk kane kliente. Keta me fondet e tyre e ndertuan dhe ne xhep te tyre shkojne te ardhurat. Boll me qarje.
po te vij sali me pd ne pushtet do ket bore 3- 4 muaj ne vit.ed rama se le boren tw bjeri me ndihmen e soros
Rama ik, ska bore-Rama ik, ska shi-Rama ik, Ka shi-Rama ik