Ministrja Kumbaro publikon shifrat: Në vitin 2022 në Shqipëri mikpritëm 7,5 milionë vizitorë të huaj

8 Janar 2023, 11:19Turizëm TEMA

Ministrja Kumbaro publikon shifrat: Në vitin 2022 në Shqipëri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat zyrtare të flukseve turistike për vitin 2022. 7,5 milionë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë gjatë vitit që shkoi, 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin si viti më i mirë në turizëm.


Viti 2022 pati flukse të larta edhe gjatë sezonit të dimrit, duke pasqyruar të dhëna pozitive drejt orientimit të një turizmi gjithëvjetor dhe jo vetëm të sezonit veror.


Kumbaro ka theksuar se ka të dhëna interesante për sa i përket diversifikimit të hartës turistike gjatë vitit 2022 me vende si Spanja, Anglia, Hollanda apo vendet nordike. Gjithashtu ministrja nuk ka lënë pa përmendur vizitorët nga Kosova si shtylla më e fortë e turizmit në vendin tonë:


“Mysafirët nga Kosova janë shtylla jonë më e fortë e kemi detyrimin më të madh për t’u ofruar cilësinë maksimale në shërbim. Kanë pasur rritje të vizitorëve në përgjithësi hyrjet nga Ballkani, që nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, por edhe mbi 50% rritje kanë pasur flukset nga Rumania, Kroacia apo Bullgaria”, është shprehur ministrja Kumbaro. Po ashtu ka pasur një rritje me 3,7 herë të turistëve nga Spanja, 3 herë më shumë të atyre nga Holanda, 2 herë më shumë nga vendet nordike dhe Sllovenia, apo një rritje 85% të vizitorëve nga Anglia dhe 84% nga Turqia.


Turizmi në këtë vit ka qënë një ndër fushat e rëndësishme për të gjeneruar të ardhura në ekonominë e vendit. Bazuar në raportin e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar – shtator të vitit 2022, rezulton se të ardhurat neto nga udhëtim/turizmi janë 842.9 milionë euro, vlerë kjo e rritur 25.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

6 Komente

  1. R
    Refugjati

    Je mi kthyer ne kohen e enverit mashtrime dhe genjeshtra,numerojne dhe shqiptaret qe hun e dalin ne vendin e tyre

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Kjo eshte cope mishi me dy sy. Per mjedisin do thuash ndonje fjale moj DEBILE se po qelbemi me plerat dhe cilesia mizerabel e ajrit?

      1. F
        Fisniku i Freskut

        Furrxhesha Kombaro eshte perkthyese , cfare pune ka ajo me Ministrine e Mjedisit, ku duhej te ishte minister biologu me i mire dhe me organizator ne Shqiperi?!

      2. X
        Xoni

        Mikepritem thote !!!!!! Sikur I priti kjo. I priti privati me hotelet qe ka ndertu vete. Kjo s eshte e zonja as me pastru rruge as me pastru lumenj e as me pastru plazhe dhe det.

        1. F
          Fluturon fluturon ...

          Kjo eshte kokrra e injorantes dhe ngaterron strehimin me mikpritjen. Nuk ka mikpritje me pagese, po kjo si duket kur i viene miq u kerkon parà per nje gote uje. E na derdellit duke llogaritur si turiste edhe ata shqiptare qe kthehen ne shtepine e vet apo te prinderve per pushime.

          1. H
            Himarioti

            Kjo Kumbaro, është një tip femre që, nuk i hyn në punë askujt. I duhet vetëm Edi Ramës, për punët e veta, askujt tjetër. Pse? Atë e din Rama.

            Lini një Përgjigje