Interpelanca për Divjakën/ Kumbaro: Krijuat furtunë në gotë, tarifa vetem për turistët, banorët e zonës dhe punonjësit në park nuk paguajnë!

5 Dhjetor 2022, 20:25Turizëm TEMA

Interpelanca për Divjakën/ Kumbaro: Krijuat furtunë në

Në interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike për çështjen e biletarisë elektronike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka sqaruar opinionin në lidhje me bazën ligjore dhe tarifat që do të aplikohen.


“Kjo monedhë 50 lekëshe është arsyeja e kësaj interpelance urgjente. Është ky çmimi i biletës individuale për të hyrë  në çdo Park Kombëtar apo Natyror të pajisur me infrastrukturë të dedikuar për vizitorët.

Nëse hyn me makinë me 5 veta, çmimi bëhet 150 lekë, pra 30 lekë për person. Dhe ky çmim ulet akoma më shumë nëse vizitorët hyjnë me makinë me 10 vetë: 200 leke gjithsej, dmth 20 lekë për person.

Dhe nëse kemi një autobus me 50 vetë çmimi është 300 lekë për të gjithë pasagjerët bashkë, pra 6 lekë të reja për person në ditë”, është shprehur Kumbaro.

Ministrja e Mjedisit ka theksuar edhe një herë se nuk bëhet fjalë të paguajnë banorët, punonjësit e subjekteve private brenda parkut dhe as peshkatarët.


“Këtu nuk bëhet fjalë të paguajnë as punonjësit që punojnë në subjektet private apo peshkatarët, as banorët e zonës! E kemi deklaruar që ditën e parë këtë! Ia kemi bërë të qartë Bashkisë, subjekteve dhe po e përsëris: nuk bëhet fjalë të paguajnë as punonjësit që punojnë në subjektet private apo peshkatarët, dhe as banorët e zones.


Të përpiqesh ta shurdhosh këtë informacion me gënjeshtra, shpifje, zhurmë e pështyma virtuale është mjerane! Siç më tha para pak ditësh një koleg i opozitës këtu në Parlament: “ma shpjego pak se s’e kuptoj këtë furtunë në gotë! Unë kam vizituar Kune Vainin dhe më pëlqen shumë, dhe me thënë të vërtetën me shumë dëshirë e jap atë 50 leksh aty!” E pra, as unë nuk e kuptoj!”.


Mirela Kumbaro ka përmendur edhe gjithë bazën ligjore të këtij vendimi, që nuk është i pari në llojin e tij pasi ka precedentët e Parkut Kombëtar të Dajtit, Parkut Natyror të Syrit të Kaltër apo Parkut Natyror të Kune-Vainit ku aplikohet biletaria elektronike. “Është vendimi i Këshillit të Ministrave 1156 i datës 24 dhjetor 2020: Kjo VKM ka dalë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të Ligjit 81 të vitit 2017 “Për zonat e mbrojtura” neni 57 i të cilit kur flet për “Burimet e financimit dhe administrimit të zonave të mbrojtura”.


Më tej, ajo ka listuar të gjitha pikat se si përdoren këto para, që nga investimet në zonat e mbrojtura, te hartimi i planeve të menaxhimit, pyllëzim, financimin e luftimit të sëmundjeve dëmtuese për ekosistemin, sigurimin e ushqimit dhe kushteve të jetesës për faunën e egër, mirëmbajtjen e infrastrukturës brenda zonës së mbrojtur etj.


“Ne kemi shumë raste në Shqipëri ku praktika e tarifave hyrëse aplikohet normalisht jo vetëm në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë por është rutinë edhe në parkun e Orikumit, në Parkun e Apollonise, në Amantia, në Finiq, dhe shumë site të tjera kështu ka qenë, është dhe kështu duhet të jetë.

Dhe as parë e dëgjuar nuk e kishim që të ngrihet opozita e t’i ngrejë mendjen dynjasë kundër biletës 50 lekëshe për turistët!! Banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por VKM e ka konsideruar të mjaftueshme për ta përdorur për pastrim, mirëmbajtje dhe investim në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë, e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët. Ajo që quhet me përçmim trau, nuk është gjë tjetër vecse biletaria elektronike, që garanton transparencë dhe mirëadiministrim”, tha Kumbaro.

5 Komente

  1. v
    varfanjaket shkojne ne Divjake,ne ate plazh te deg

    moj qelbesir,doni ta ripni kete popull fukara ,doni ti merni edhe qindarken e fundit

    1. S
      Shqiptaria

      Ti jo vetem je varfanjak ne finance por je fukara ne tru Ti fukara kur shkon ne plazh merr ate buken me vete dhe shume mire bene por zhabate shalqirit dhe mbeturinat mos i gropos nen dhe por siç more ushqimin nga shtepia oji dhe mbeturinat ne shtepi plus mbasi hengre mire e mire shkon dhe shurros dhe defekon neper pyll Kete zhurme e beri PD dhe Braçja ngaqe kane shume vite qe se kane venetrurin te bej analize vepruan keshtu Trau vihet per vizitoret dhe shume mire beri Bilete hyrje nga ne çdo shtet qe ka nje atraksion bukurie Lexo dhe pyet ata parallinjte e PS dhe Braçen ka paguar apo ka hyre lirshem ne parkun e Barcelones,Konstanzes etj etj pa permendur manasiret e kisha Lexoni dhe diturohuni pastaj pellisnin ate qe ju vjen nga by……

    2. t
      taso kume

      Ti moj kukumjaçke SHqiperia eshte e gjithe SHqiptareve, qe te beshe me lek do te thote te krijoshe getizimin e vendit na kujtoni telat me gjemba te DULLES.

      1. Z
        Zero

        zero takse duhet, zerooo

        1. D
          Davidi

          Qelbesire femer!

          Lini një Përgjigje