Divjaka destinacion i mijëra turistëve vendas e të huaj

16 Shtator 2022, 10:44Turizëm TEMA

Divjaka destinacion i mijëra turistëve vendas e të huaj

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjatë këtij viti ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-gusht ky park u vizitua nga 335 160 vizitorë, nga të cilët 294 420 janë vendas dhe 40 740 të huaj”.

“Vetëm në muajin gusht parku u vizitua nga 113 900 turistë vendas dhe 23 600 të huaj, duke shënuar edhe muajin me shifrën më të lartë deri tani”, tha Koçi.

Puna e mirë për vite me radhë e stafit profesionist e të palodhur të AdZM Fier ka bërë që ky park të jetë më i vizituari në vend.

Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur, vijë ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Parku Kombëtar i Divjakës është kthyer vitet e fundit në destinacionin kryesor të turistëve të huaj dhe vendas. Vetëm vitin e kaluar ku park u vizitua nga rreth 500 mijë vizitorë, nga të cilët 46 mijë të huaj.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara të vendit për turizmin detar, natyror, të peizazhit, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe të historisë.

 

Lini një Përgjigje