"Kuaj, lopë, dhi në rrugë, panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht"- Rrëfimi i profesores gjermane, për pushimet në Shqipëri

2 Shtator 2022, 11:47Turizëm TEMA

"Kuaj, lopë, dhi në rrugë, panoramë e

Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj.  i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.

​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

Po, patëm një "aventurë" në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur. 

Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç'i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante. Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve.  Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin. 

Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?

Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t'i drejtosh flukset e turistëve. Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar.

Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.

Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin destinacioni, pranë IU, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara, dega Mynih dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës Gjermane për Shkencat e Turizmit (DGT).

 

23 Komente

  1. A
    Arzt

    Nuk ka asgje ne kete interviste per te cilen te behemi krenare! Thjesht turperuese

    1. @
      @

      Doktor ti duhet te turperohesh qe ekziston.

      1. P
        Po

        Pse cfare ka turpuruse? Rruget nuk jane vetem per njerezit por edhe te kafsheve. Shume nga keta te huaj kane lindur e rritur neper qytete apo qyteza dhe nuk e kane idene e fshatit sepse ne Evrope fshatrat jane si lagje qytetesh... ndersa ne shqiperi ende fshati eshte fshat ku njerezit jetojne me bagetit dhe bujqesi.

        1. i
          iliri

          Asgje turperuse! Nuk di cfare eshte turpi ??? Idiot inferior(nenshtrues), turperohet se nuk eshte gomare???? Kafshe kam takuar ne rruget e fshatrave ne Devon ..Dorset ..(Angli) .. mbahen ner zonat me te preferuara turistike. Femijet kenaqen kur i shikojne

        2. N
          Naim Frashëri

          Emri Yt ,thote gjithçka qe Ti ke Nevoje, pra nbe Doktor Psikiater o Psikopat "Arzt"

        3. S
          Shqiperia vend i bukur Turistik..

          Krenare behen vetem ata Politikane Kriminele qe kane qene dhe jane akoma neper zyrat ku vetem manipulojne pastrimin e Truve te atyre Simpatizanteve qe skane lexuar nje Roman .. Me ne krye Kriminelin me te Rrezikshem Sali...

          1. S
            Salihi

            Nuk duhet te klasifikosh militantet e atij dmth te njeres pale. Te gjitha partite kane militante dhe te gjithe militantet jane te verber dhe naive. Mund te akuzosh Berishen edhe per stuhine qe perjetuan keta turiste. Idjot

            1. b
              beni

              Ma idiot se kush mbron kriminelin qe shkaterroi grabiti e vrau shqiptare.....rreziku anglo amerikan per kriminelin dhe zagaret hienat e tij...Pirdhuni

          2. A
            Aron

            Perseri plehrat. Per te ardhur keq qe vazhdohet te hidhen plehrat kudo.

            1. R
              Realistja

              Nuk marrim vesh jooo, plehrat po na futen tek pragu i shtëpisë. Nuk është turp të jesh i varfër, madje as nëse të kalon kali e gomari në mes të rrugës nuk është turpi i botës, por ama të jesh PISANJOS, ZHULS dhe të hedhësh plehrat ku të mundesh e si të të vijë më për mbarë, duhet të turpërohesh që ç'ke me të dhe shumë madje. Europa ka mësuar herët që duhet të kujdesemi për gjithçka jo vetëm brenda pragut të shtëpisë, por edhe çfarë është jashtë saj, sepse është e jona. Nëse nuk e kuptojmë këtë, ta qajmë me lot sezonin turistik dhe jo vetëm, se nuk të vjen njeri mes ZHULIT dhe PLEHRAVE. Mirë që namin gjithsesi nuk e kemi të mirë në disa drejtime, por të jemi dhe POSANJOSË është shumë vërtet.....

                1. o
                  opa opa

                  Ne Napoli plehrat jane me te medha se rruget ...

                2. S
                  Shqipe

                  Plehra ka kudo; mund t’ju dergoj foto nga cdo vend i perendimit apo amerikes veriore,zona qe mbyten ne plehra (ne mes te qytetit) Ndryshimi qendron se ne kemi ca plehra qe shajne Shqiperine dhe shqiptaret

                  1. i
                    ish emigranti

                    Sakte

                3. s
                  si keshtu bre gjermane !

                  anan do jet noj bythqime e semure greke kuajt s'kan pasur per qellim ate qe mendon Gjermania .Nooooooo no no .Nuk jane Kuaj Kurvare ata .

                  1. R
                    Realistja

                    Nuk e paske kuptuar gjermanen o shoku. Nuk e ka shumë tek kuajt, por te plehrat që na kanë zënë sytë, tek disa gjëra të thjeshta që duhen rregulluar, vetëm kaq. Të huajt (europianët perëndimorë) kënaqen me pak, nuk duan luks të shfrenuar. Ajo ka dhënë ca këshilla shumë dashamirëse. Problemi ynë është se, ne mendojmë që na vjen e keqja nga tjetri, por ama budallallëqet i bëjmë vetë.

                    1. ´´ na ja . was soll's

                      Realistja , per hir te se vertetes ,nuk e lexova fare se cfar shkruhet sepse kte hale mediatike qe s'merret asnjiher seriozishte .Megjithate flm ty qe me sqaron ,per cfar ben fjal gjermania .Nji koment te tille sdo ishte keq t'ja nisnit edhe organeve perkatese te rrugeve apo te teritorit nga jane kuajt . Klm

                  2. L
                    Luli

                    Kjo eshte Shqiperia, asgje per tu turperu. Gjermania zbuloi nje realitet ndryshe. Njerez, male, lugina, liqene, pyje dhe kuajt e harruar ne gjermani, plehrat i dime. Ne s'mund te jemi greqi apo spanje.

                    1. "
                      "nuk eshte ashtu si mendon gjimania "

                      gjermania s'paska ken fanse Hipizmit me Kuaj . ne gerrqi nuk mbarojn karavani gamorve dhe gjaprinje qe kalojne nga rruga ne rruge .

                      1. B
                        Bardha

                        Me beri pershtypje qenet ne Shkoder per arsye se ate vend ka 30 vjet qe edrejtojne shoket e qenjeve

                        1. n
                          nji paparazze nga gjermania

                          Bardha . E nderuar : Nuk duhet harruar asnjiher ,perse erdhi Demokracia ne Shqypnie ! Liri per te tere .Mbas Krimineleve Demokratike edhe qent ,jetojn shancin e tyre rrugeve te qytetaeve tona .

                        2. B
                          Bardha

                          Danke paparazze,por ne Shkoder ne cdo 1m kateror ka nje qen,ata jane te pa fajshem e nese te kafshojne nuk ka problem se kane uri ligji nuk i kape sepse bashkia atje jo plehrat qe nuk heq por por edhe qent i shton,ata jane te zane me foltoren me mullinjt eres se merren duke luftua komunizmin neper kafe dhe presin kur shpellaku do thrrase per te bere ndonje demostrat per te ruajtur bythen e tij

                          1. n
                            nji paparazze nga gjermania

                            Bardha ... flm per mirkutimin dhe komentin tend . Klm Patriote

                          Lini një Përgjigje