1.4 milionë të huaj kanë vizituar Shqipërinë vetëm në një muaj

26 Gusht 2022, 16:30Turizëm TEMA

1.4 milionë të huaj kanë vizituar Shqipërinë vetëm

Promovimi që mediat më prestigjioze i kanë bërë turizmit dhe bukurive të Shqipërisë duket se ka dhënë efektin e tij.

Plot 1 milion e 403 mijë e 333 shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë vetëm në muajin korrik.

Kjo sipas të dhënave të publikuara në Institutin e Statistikave (INSTAT).

Kështu numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend gjatë pikut të sezonit turistik është 21% më i lartë se një vit më parë dhe 16% më shumë se në 2019-n.

Ndërkohë, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territori, po në këtë muaj kanë kapur shifrën e mbi 2 milionëve.

Ky tregues rezulton me një rritje prej 22,1 %, krahasuar me korrikun e viti 2021.

Sipas INSTAT-it më shumë se 1 milion shtetas kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu 97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut.

Ai raporton se rritjen më të madhe e kanë pasur turistët nga Spanja me 3.8 herë më shumë dhe Italia me 48% më shumë se një vit më parë.

Nga ana tjetër vizitorët nga Zvicra kanë rënë me 4.2 herë krahasuar me periudhën janar-korrikun e një viti më parë.

Mënyra e udhëtimit në Shqipëri mbeten rrugët tokësore, edhe pse këtë vit numri i qytetarëve që kanë përdorur aeroportin është dyfishuar nga 176 mijë në korrikun 2021, në 272 mijë për korrikun e këtij viti.

Në raportin e INSTAT bie në sy se shqiptarët kanë rritur interesin këtë vit për të bërë pushime jashtë.

Vetëm gjatë korrikut kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë 556 mijë qytetarë, kundrejt 476 mijëve që dolën në korrikun e vitit të shkuar.

 

1 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    hahahahahahahaha Keta jane te papam.

    Lini një Përgjigje