Shëngjini, plazh model

18 Gusht 2022, 11:34Turizëm TEMA

Shëngjini, plazh model

Mëngjesin e kësaj të enjteje Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim për bregdetin e Shëngjinit, të cilin e ka vlerësuar si një model të konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, gjë që këtë verë ka sjellë rritjen e numrit të turistëve shqiptarë e të huaj.

Pushuesit në bregdetin e Shëngjinit kanë vlerësuar jo vetëm rërën por edhe infrastrukturën.

Edhe pse Shëngjini kryesisht frekuentohet nga turistët nga Kosova këtë verë nuk kanë munguar as të huajt nga vende të tjera.

“Ushqimi është i mrekullueshëm. Ka pasur mbrëmje të bukura dhe evente të jetës së natës këtu. Po ja kaloj shumë mirë këtu në Shëngjin. I kam thënë të gjithëve familjes dhe shoqërisë në SHBA që vijnë këtu. Shokët në Kaliforni më kanë thënë se do të vijnë edhe ata, kështu që do të kthehemi patjetër këtu”.

“Jam një turist nga Polonia, për mendimin tim ky vend është mbajtur veçanërisht mirë, çmimet janë shumë të mira për ne. Plazhi është i pastër”.

“Arrita në Shëngjin para disa ditësh. Në përgjithësi turizmi në Shqipëri më duket shumë mikpritës dhe mikëpritja është patjetër një aspekt mjaft pozitiv. Ndihem e sigurt në Shqipëri”.

“Plazhi është i pastër, i mirë organizuar, deti po ashtu. Shërbimi është shumë i mirë dhe i organizuar. Vij këtu nga Milanoja dhe them se vend më të bukur nuk ka”.

Operatorët turistikë në Shëngjin thonë se kanë investuar për të rritur cilësinë  e shërbimit dhe për t’u ofruar siguri pushuesve.

Lezha ka një vijë bregdetare prej 30 kilometrash, rreth 65% e pushuesve në Shëngjin janë kryesisht nga Kosova.

6 Komente

  1. c
    ce

    Hajdeni shihni ne Durres ku shesllonet shkojne deri ne breg te ujit tek ura e dajlanit deri ne teuta dhe plazhet private jane kthyer ne gangrene per pushuesit se u kane zene frymen plazheve publike qe jane qesharake. Bile plazhi publik perballe klubit te peshaktarit shfrytezohet nga pronari i nje lokali aty prane i cili ka montuar 8 cadra dhe i jep me qera. Kurse publiku nuk mund te vere me shume se 4 cadra dhe policet barkderra pbashkiake ja bejne me sy pronarit te 8 cadrave qe ai i jep me qera brenda plazhit publik. Makina e plehrave duhet te hyje gjysma ne uje qe te kaloje se te pangopurit i kane cuar cadrat deri ne buze te ujit.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Bravo Shengjini -Shume bukur

    2. c

        Ram Legeni

        Pse ja fute kot,vec njeri nuk je JE TOTALISH fallco,dhw asht po perfundon shum shpejt "FALLCO . Shengjini eshte i degraduar totalisht,aty vetem e VETEM era KORRUPSION i vjen TURP ...TURP

        1. M
          Merditori

          Ne te sa..s ju qofte me gjithe pastertin qe thua,po ku ka pasterti ne Shengjin shko e shiko DERRAT qe bejne banjo afer plazhit po te doni ua dergojme me foto....shum shpejt do ta merrni ate qe meritoni bashke me kriiiiitariiiiin e bashkiiiiise qe ka marr vetem 7000 vota pa kandidat nga 50 mije e me shum qe ka lezha do marresh te gjatin ne zhgjedhjet e radhes

          1. P
            Plazhist i Detit te Jugut te Shqiperise

            Emri i Shenjte `Shen Gjin´ me ka terheque gjithmone qysh ne adoleshencen time . Kam kaluar por fatkeqsishte s'e kam vizituar asnjiher deri tani .Shpresoj qe nji dite te afert ta vizitoje .Duket i mrekullueshem keshtu ,Plazh tipik i kohes . Me duket si plazhet e italis

            Lini një Përgjigje