
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale mesazhe të pushuesve shqiptarë dhe të huaj për plazhet e Kavajës. Ai thotë se të gjithë turistët, qofshin të huaj apo shqiptarë të diasporës që po i kalojnë ditët e gushtit në plazhet e Kavajës, përshtypjet i kanë me 5 yje.
“Nga Maqedonia e Veriut, Belgjika, Italia, të gjithë turistët shprehen të bindur se do të rikthehen sërish në Shqipëri sepse vlerësojnë pastërtinë, sigurinë në plazhe, hotelet, çmimet e arsyeshme e natyrisht kuzhinën fantastike”, shkruan Rama.
Po pra, duan të rikthehen aty ku ujërat e zeza janë sheshit, ku ajri mban erë plehrash të djegura nga golemi deri në qerret dhe aty ku prestigji ja e kërcet me muzikë përtej çdo kufiri 24 orë në 24. Zbrit nga surreli, o pallosh. Shihe pak realitetin me sy para se të llapësh.
EDI KRYE M.... GENJESHTAR SHE I KORRUPTUAR , TURISTET NUK TE VIJNE ME ATO CMIME TE LARTA DHE PA SHERBIMIN E DUHUR......
Rikthimi i tyre është pozitiv për imazhin e vëndit por kanë frenuar shpenzimet. Vijn si tufë bagëtish dhe ashtu largohen, ku dhe ujin e pijshëm e marrin nga rubineti i vaditjes së lulishteve.