Shqipëria, një ndër destinacionet e preferuar të turistëve të huaj, CNN: Evropianët të tërhequr nga rëra e bardhë në Ksamil

18 Gusht 2022, 17:21Turizëm TEMA

Shqipëria, një ndër destinacionet e preferuar të

Një numër i lartë turistësh amerikanë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Europë, si kurrë më parë edhe të pashqetësuar nga masat kundër pandemisë, shkruan CNN.

Agjencitë turistike amerikane shprehen se vende të preferuara mbeten plazhet e njohura të Greqisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, si Saint Tropez, Amalfi, Capri.

CNN pyeti agjencitë turistike, ekspertët e turizmit si dhe guidat lokale, për të gjetur disa prej destinacioneve që janë larg plazheve të tejmbushura të Spanjës, Francës apo Italisë.

Mes tyre është edhe Shqipëria. Ja çfarë shkruan gjiganti mediatik amerikan për vendin tonë:

Shumë më pak i trazuar nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, vendi i Gadishullit Ballkanik të Shqipërisë është ende disi një sekret që ruhet mes udhëtarëve të mençur por nuk ka gjasa të qëndrojë kështu për një kohë të gjatë.

“Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, tha Mandic i Secret Dalmacia. “Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu.”

Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, afër kufirit me Greqinë, dhe Himare e Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me pjata të lira me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të nxjerrë direkt nga deti Jon, duke vështruar hapësirën e saj vezulluese.

1 Komente

  1. a
    abc

    Or taj ... eshte rërë e hedhur me kamjona, mos u gezoni shume se pse kur do fillojn dallget do te dalin perseri shkembinjt dhe bazat e hedhura.

    Lini një Përgjigje