Kryesisht në Greqi e Turqi, shqiptarët po i kalojnë jashtë pushimet, rekordi në korrik

27 Gusht 2022, 21:30Turizëm TEMA

Kryesisht në Greqi e Turqi, shqiptarët po i kalojnë jashtë

Shqiptarët pushuan jashtë këtë sezon turistik veror. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në korrik nga vendi dolën mbi 550 mijë qytetarë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Po çfarë i ka shtyrë shqiptarët këtë verë që të largohen nga vendi dhe cilat kanë qenë destinacionet kryesore?

Sipas INSTAT, në harkun e muajve janar-korrik, numri i shqiptarëve që u larguan nga vendi, kryesisht për pushime arriti në mbi 3 milionë.

Nga të dhënat paraprake, përveç numrit të konsiderueshëm, shtet e tjera kanë përfituar edhe shuma të konsiderueshme nga shqiptarët.

Një tjetër element që duket se ka ndikuar ishte perceptimi i çmimeve të larta të pushimeve në vend por edhe ofertave agresive të ofruara nga vende të tilla si Turqia, Greqia, Mali i Zi për pushime “të gjitha të përfshira”, thonë ekspertët.

6 Komente

  1. A
    Adi

    Normal. Me lire, me paster dhe me e rendesishmja, sherbim me i kulturuar

    1. T
      Tajari

      Dhe ankohen jemi te varfer????

      1. T
        Tropoja

        Po te pakten ne turqi mal te zi bejn plazh e kthehen shendosh nuk i vret kush me skaf as nuk i helmon ushqimi as nuk marin semundje infektive neper ujera te zeza

        1. P
          Paro Turqiu

          Hahaha. Po kush e ofron sherbimin e pakulturuar? Nuk jane keta rrembythjet qe vete ofrojne ne bizneset e tyre pa kulture, dhe per vete kerkokan kulture. Pordhe e madhe qe gris breket e veta.

          1. D
            Damian

            Kete Vit ketu ne ishull qe punoj une ne Greqi,nuk kam pare kaq shume Shqiptare te gjithe thone te njejten gje,Shqiperia nuk te jep ate qe ti paguan dhe ka shume plehra e pasiguri .Me siguri Rama nuk e do kete ikje te parave jashte por me duket Shteti Shqiptar i beri gropen Turizmit me Politikat e tij dhe euforia e madhe Pa asnje garanci.une punoj 30 vite ne Turizem dhe cdo vit behet perpjekje e madhe e nuk dihet si do jete viti i ardheshem.me duket ne Shqiperi kujtuan se e shaluan shpejt Gomarin!Fickat gjithmone jane suprize

            1. A
              Afrimi

              Tani po ankohum kriza Po kerkoim pare prej qeveeis Edhe shkollat sdoin me fillu Turp

              Lini një Përgjigje