Riviera Shqiptare është një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.
Peizazhet malore me pamje nga ujërat e kristaltë dhe plazhet me guralecë.
Kalimi i një jave mes limaneve dhe qosheve të Rivierës është një kënaqësi që se pret.
Rajoni shtrihet 120 kilometra nga Vlora në Sarandë, duke përfshirë plazhe, kanione, kështjella dhe qytete të vogla karakteristike bregdetare.
Dhe përtëritja e vitit 2009 e rrugës bregdetare SH8 të vendit e bën më të lehtë eksplorimin, qoftë me biçikletë, makinë apo autobus ose në një kombinim të të triave.
Por paçka se bukuria e këtyre plazheve përshkruhet në titujt kryesorë si të paqta, të lumtura, me ujëra të kthjellët dhe vezullues, ato janë shumë më pak të frekuentuara nga turistët se sa Greqia fqinje.
Çka nënkupton edhe faktin se akomodimi mund të realizohet me çmime shumë më të volitshme.
Ndryshe nga pjesët më të lodhura të Evropës së rezervuar, ka të ngjarë të gjendet një mikpritës që është vërtet i kënaqur ku mund të qëndrohet.
Shqipëria ka qenë e shkëputur nga bota për më shumë se 40 vjet, me diktatorin komunist Enver Hoxha.
Asokohe njerëzit përjetuan nivele të izolimit të Koresë së Veriut për një pjesë të gjatë të shekullit të XX-të dhe vetëm vendasit e dinin se sa mahnitës ishte peizazhi i vendit të tyre.
Kurse tani, ndjehet entuziazmi për ta ndarë sekretin.
Duke supozuar fluturimin për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, çdo udhëtim përpara kërkon ose marrje me qira të makinës ose deshifrimin e autobusëve lokalë.
Përmes një autobusi në terminalin e autobusëve veri-jug të Tiranës, mund të nisesh për në qytetin detar të Vlorës. Kjo është porta e Rivierës, përpara se të merret rruga bregdetare SH8 drejt skajit tjetër, Sarandës.
Në Vuno, një fshat i bukur me kalldrëm në Himarë, gjen restorante ku shërbehet mirë dhe ku cilësia e ushqimit sjell surpriza me pjata të bollshme.
Eksplorimi s’duhet ndalur me kaq. Me një motoçikletë mund të vizitohen një sërë plazhesh dhe qytetesh të Rivierës, duke kaluar nëpër rrugët dredha-dredha malore që ofrojnë pamje madhështore në çdo hap.
Plazhet familjare të Borshit dhe Qeparoit veçohen nga fshatrat e tyre nga pemët aromatike me ullinj dhe selvi.
Pastaj, plazhi i Filikurit, një fije e izoluar me guralecë, me disa nga ujërat më të bukura përgjatë Rivierës.
Gjatë një udhëtimi të shkurtër përtej Himarës, përplasesh me Porto Palermon që ndodhet në mbrojtje në një ishull të vogël të lidhur me kontinentin.
Zona është një thesar i limaneve të vegjël për të pushtuar dhe për t’u çlodhur, të gjitha gjysmë të dukshme nga rruga.
Mbi të gjitha janë gjiret e paprekura, në skajin verior të plazhit të Dhërmiut.
Edhe pse mund të djersitesh gjatë një ngjitjeje për të arritur në tre plazhet ngjitur, praktikisht të zbrazëta dhe jo aq taktike sa të mos ecet pa sandale, mundimi shpërblehet.
Valët mahnitëse të kaltra ushqehen nga një burim uji i ftohtë nga malet, që rrjedh nga poshtë shtratit të detit dhe e bën ujin jashtëzakonisht të ftohtë.
Sakaq, skaji i kundërt i plazhit të Dhërmiut është i famshëm për festivalet e tij të muzikës elektronike.
Një nga limanet më të organizuar, plazhi i Jalës, është i mbushur me bare dhe restorante, plus çadra bambuje të vendosura për lojtarët.
Jala është gjithashtu shtëpia e hoteleve luksoze kur më parë nuk kishte asgjë.
Është një shembull i mirë se si kjo është një punë në progres, një rajon ende në zhvillim dhe në ngritje.
Prandaj dhe është koha për të ndërruar Greqinë me brigjet më të zbrazëta të Shqipërisë.
“The Independent”
Ke quan plazhe te qeta ti kto plazhet qe te vjen komisari te pershendet me skaf ne shezllon?
kaluan 3 dite u harrua ai
ku ka plazhe shqiperia o gazetar na i rendit pak... Ato pak plazhe me uje te mire jane nga jugu afer Greqise dhe te gjitha pothuajse private dhe shkembore. Ju beni budallain apo me vertet nuk keni ide nga gjeografia?
Ha ha ha... Artikull qesharak... Po si mud te krahasohet Shqiperia me Greqine qe ka me shume det se sa toke... Po lerini keto patriotizmat patetike. Ne vertet kemi plazhe te bukur, por te thuash qe kemi plazhe me te bukura se Greqia eshte vertet patetike... Lerini keto artikuj se na hapet barkun...
Harruat te tregonit se ne Jale ndodhet dhe kampingu me i degjeneruar i planetit ku trajnohen te rinjte e partickes se liripickes . Ne haremin erotiko naziskin te Jales spiuni Agush trajnon cupelinat 16_18 vjece me droge, seks, pije eksituese hardallosje pa fund qe te behen gati per revolucion, per te filluar pune kur spiuni Agush te behet kryeminister pas revolucionit nafijedybekobaxhelljan, lefterohunderromaliqjan, nikollabythqirolehesjan . Por dhe ky revolucion deshtoi pa filluar ende me 13 shtator pasi Agushin e lane vetem me te vdekurit e sharres. Populli i 2 marsit ka ikur ne drejtim te paditur si duket i ka shkuar prapa Bojken Abaz mustaqemiut te VV duke e lene Agushin si te dhjere para te vdekurve ne sharre qe e degjuan me qetesi absolute fjalimin e tij.
Harruat te tregonit se ne Jale ndodhet dhe kampingu me i degjeneruar i planetit ku trajnohen te rinjte e partickes se liripickes . Ne haremin erotiko naziskin te Jales spiuni Agush trajnon cupelinat 16_18 vjece me droge, seks, pije eksituese hardallosje pa fund qe te behen gati per revolucion, per te filluar pune kur spiuni Agush te behet kryeminister pas revolucionit nafijedybekobaxhelljan, lefterohunderromaliqjan, nikollabythqirolehesjan . Por dhe ky revolucion deshtoi pa filluar ende me 13 shtator pasi Agushin e lane vetem me te vdekurit e sharres. Populli i 2 marsit ka ikur ne drejtim te paditur si duket i ka shkuar prapa Bojken Abaz mustaqemiut te VV duke e lene Agushin si te dhjere para te vdekurve ne sharre qe e degjuan me qetesi absolute fjalimin e tij.
sa miliona paund ju ka kushtuar ky artikull mo ........?