Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit

6 Shtator 2022, 15:45Turizëm TEMA

 Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo renditje tregon  rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022.

Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019.

“Mirëmëngjes me lajmet e mira që sjell Organizata Botërore e Turizmit , e cila e rendit Shqipërinë të katërtën  në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Sezoni turistik u karakterizua nga numër i lartë vizitorësh. Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e

2 Komente

  1. Q
    Qytetari i Thjeshtë

    Po moj fycke, po! I sjell OBT lajmet e mira, po me Fanen ç'patet. Nuk prisnit dot deri nga fundi tetorit sa te mbaronte sezoni dhe pastaj ta rrafshonit te gjithe po deshet. Eeeee thuaj, ti nuk doje po ç'ti besh te gjatit, ai e dhjeu muhabetin.

    1. s
      sapa

      Po per braktisjen e vendit?

      Lini një Përgjigje