Udhëtimi i vetëm po vazhdon të jetë gjithnjë e më i popullarizuar, çka ka bërë që individë aventurierë nga e gjithë bota, të shkojnë për të eksploruar botën.
Një studim i ri i kompanisë “Bounce”, e vendos Kroacinë në krye të listës së vendeve më të mira për udhëtime të tilla.
Kompania, e cila ka ambiente për ruajtjen e bagazheve në mbi 8,000 vende në mbi 1,000 qytete në mbarë botën, ka veçuar 10 vendet më të mira për udhëtime të vetme.
Hulumtimi u krye nga ekspertë të udhëtimit dhe analiza si numri i atraksioneve, çmimet e akomodimit dhe ushqimit, temperatura mesatare dhe siguria, dhe ata treguan se cilat janë zgjedhjet më të mira për aventurierët e vetëm.
Kroacia është e njohur për bukurinë e saj natyrore, plazhet mahnitëse dhe pamjet historike të jashtëzakonshme. Kroacia ofron një shumëllojshmëri përvojash që do të kënaqin të gjitha dëshirat e udhëtarëve, thekson “Croatiaweek”.
Qoshet piktoreske të vendit, qytetet simpatike të përhapura, ishujt dhe parqet e bukura kombëtare ofrojnë një sfond mahnitës për eksplorime të vetme.
Është interesante të theksohet se në vendin e tretë është Sllovenia, shteti po aq i mirë për pushime familjare dhe vizita solo, gjë që kjo listë e konfirmon.
Lista e dhjetë vendeve më të mira për udhëtime:
1. Kroacia
2. Malta
3. Sllovenia
4. Portugalia
5. Islanda
6. Greqia
7. Hungaria
8. Spanja
9. Singapori
10. Izraeli
Lini një Përgjigje