Shqipëria do të presë liderët europianë të turizmit, organizon takimin e Komisionit për Evropën të UNWTO në vitin 2024

2 Qershor 2023, 21:44Turizëm TEMA

Shqipëria do të presë liderët europianë të

U mbajt në Sofje takimi i 68-të i Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit. Në këtë takim mori pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ku Shqipëria u votëbesua unanimisht për ta organizuar vitin tjetër këtë event.
Kumbaro njoftoi se pritet pjesëmarrja e 40 ministrave të turizmit, si një mundësi e vyer për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivelin më të lartë të politikëbërjes.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja Kumbaro tha se “Në vitin 2022 pritëm 7,5 milionë vizitorë të huaj, duke u renditur në krye të vendeve me rikuperimin më të shpejtë të turizmit pas pandemisë. Shqipëria që po bëhet mikpritëse e brandeve ndërkombëtare të hotelerisë me pesë yje, por njëkohësisht ruan edhe bujtinat e vogla që ofrojnë eksperiencën e traditës dhe ushqimit bio”, duke falenderuar edhe UNWTO për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore e Turizmit, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për sa i përket rekuperimit të rritjes së flukseve turistike në vitin 2023, krahasuar me vitin 2019 që përkon me periudhën e para pandemisë.

Gjatë qëndrimit në Sofje, ministrja Kumbaro pati takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe homologë të vendeve të tjera të Europës ku Shqipëria është mbështetur maksimalisht për modelin e saj të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gatishmërinë për t’u përshtatur me sfidat e reja që shtron kjo industri në nivel global.

Organizimi i Konventës Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë - FESTA - në fillim të muajit prill u vlerësua gjatë takimit të 68-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit për promovimin e vizionit për ta zhvilluar industrinë e turizmit në përputhje me ruajtjen e mjedisit.

1 Komente

  1. s
    shqip

    Po normal moj tyryfycke se e moren vesh qe Ramuti e ka nxjerre ne shitje fare lire kete vend.Mos vijne te shohin surratin tend?

    Lini një Përgjigje