'The Washington Post': Në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë

22 Maj 2023, 18:18Turizëm TEMA

'The Washington Post': Në vend të Mykonos, provoni

Prestigjiozja amerikane "Washington Post" rekomandon vendin tonë për plazhe kristal dhe çmime të lira.

Në një artikull dedikuar Shqipërisë, media në fjalë sugjeron që në vend të Mykonos-it, të zgjedhin Shqipërinë. Për ata turistë që nuk dëshirojnë më të pushojnë nëpër plazhe të mbipopulluara të Greqisë, kjo gazetë sugjeron Shqipërinë.

“Për ata që duan plazhet e kristalta dhe çmimet e përballueshme, Shqipëria është destinacioni ideal i pushimeve edhe pse nuk është aq i njohur sa Mykonos”, sugjeron 'Washington Post'.


Përgjatë Rivierës Shqiptare vizitorët do të mund të gjejnë plazhe të shumëllojshme. Por jo vetëm plazhet, Shqipëria ofron bukuritë e maleve, hiking apo dhe eksplorimet me biçikletë. Media amerikane veçon antikitetin e qyteteve shqiptare. Historia, por dhe arkitektura e shumë zonave, janë destinacione tërheqëse për sezonin veror.

Washington Post është media e radhës që promovon plazhin, qytetet dhe bukurinë e Shqipërisë. Ky shkrim është shpërndarë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje