VIDEO/ “South Outdoor Festival”, Rama: Rikthehet më 25-28 maj në Borsh, aktivitete sportive dhe panaire

21 Maj 2023, 09:07Turizëm TEMA

VIDEO/ “South Outdoor Festival”, Rama: Rikthehet më 25-28 maj

Fshati turistik i Borshit, në jug të vendit do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, një event që promovon turizmin dhe traditën.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook bën me dije ky festival do të mbahet më datat 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e ëorkshop-e të llojllojshme.

“MIRËMËNGJES dhe me trokitjen e South Outdoor Festival në Borsh, që prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e ëorkshop-e të llojllojshme, ju uroj të diel të bukur”shkruan Rama në postimin e tij.

Lini një Përgjigje