Turistët me “charter”, mbyllen rezervimet e sezonit të hershëm

30 Prill 2023, 18:30Turizëm TEMA

Turistët me “charter”, mbyllen rezervimet e sezonit të

Pushuesit e huaj kanë zgjedhur plazhet shqiptare  këtë vit dhe operatorët turstikë konfirmojnë kërkesën në rritje të turistëve që vijnë me charter.

Janë kryesisht gjermanë, spanjollë, zviceranë por dhe  polakë e çekë dhe hungarezë që kanë mbyllur rezervimet për të pushuar në plazhet tona.

 “Ka shumë rezervime madje operatorët kanë mbyllur prenotimet për të ruajtur disa për në korrik dhe gusht ku çmimet janë më të larta. Muajin e fundit kemi pas kërkesë për të shtuar 3 charter të tjerë”, tha  Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Por operatorët turistikë  kërkojnë që çmimeve të larta  si në akomdim dhe restorante t’i përgjigjemi me cilësi.

Nga ana tjetër u  kërkon  bashkive të bëjnë kujdes me rehabilitimin e zonave turistike, të paktën të kenë mbyllur punimet këto ditë kur çelet sezoni turistik që të mos krijohet kaos e zhurmë për turistët.

 “Ka ndodhur në mes të sezonit përballemi me pamje të shëmtuar ku vijojnë makineritë duke ndërtuar apo pirgje inertesh. Ata punojnë gjithë vitin për të ardhur për të pushuar dhe gjejnë këtë pamje”, tha Kasa.

Në mesin e muajit maj pritet të çelet sezoni turistik  në të gjitha zonat bregdetare . vend i cili duket se do të jetë i frytshëm këtë vit.

Lini një Përgjigje