FOTOT: Pamje të rralla të kalit të qyqes në Luginën e Drinos

21 Qershor 2022, 14:12Turizëm TEMA

FOTOT: Pamje të rralla të kalit të qyqes në Luginën e

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje të Kalit të Qyqes në Luginën e Drinos.

Kumbaro u shpreh se, Kali i Qyqes është shkaba e vetme folezuese në vend e që gjendet në qarkun e Gjirokastrës.

Kumbaro nënvizoi se, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura kujdesen të kryejnë monitorim dhe shërbime në stacionin e ushqimit suplementar dedikuar Kalit të Qyqes.

“Mirëmëngjes me pamjet e rralla të Kalit të Qyqes (Neophron percnopterus) në Luginën e Drinos, shkabës së vetme folezuese në vend e që gjendet në qarkun e Gjirokastrës. Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura kujdesen të kryejnë monitorim  dhe shërbime në stacionin e ushqimit suplementar dedikuar Kalit të Qyqes”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Kali i qyqes (Neophron percnopterus) është ndër shkabat e mëdha në Shqipëri. Është një shpend që karakterizohet nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe ngjyra e sqepit është e verdhë.

Llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra. Kali i Qyqes është lloj i rrezikuar globalisht dhe gjatë 30 viteve të fundit popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë me më shumë se 80%. Arsyet për këtë mund kanë të bëjnë me kërcënimet që ky lloj has, jo vetëm në territoret e folezimit në Ballkan, por edhe gjatë korridoreve të shtegtimit. Nga katër llojet e shkabave të cilat folezojnë në Palearktikun Perëndimor, kali i qyqes është i vetmi lloj i cili shtegton rregullisht në distanca të gjata.

Krahas gëzimit që marrim nga ardhja e këtyre shpendëve të mrekullueshëm, këto lajme përjetohen nga ne akoma më shumë kur vijnë nga banorët dhe miqtë tanë që jetojnë në territoret e kalit të qyqes. Është një motiv dhe ndjenjë e veçantë lumturie, të përjetosh se si tashmë banorët e atyre zonave janë bërë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm, jo vetëm për Kalin e Qyqes, por edhe për llojet e tjera të rralla të vendit tonë. 

4 Komente

  1. T
    Trifoni

    Mire lufta, mire çmimet, mire nafta, mire taksat, mire krimi, mire korrupsioni, po dhe kalin e qyqes kishim mangut. Jo per simpati per doktorin, por e ka mire ai qe keto bibat e kane ne terezi. Ne po na luan mendja, kjo tall bythen dhe na tregon kalin e qyqes... Qyqja mi none ke te qajme me pare...

    1. J
      Juli

      O karafon qënke një idiot e gjysëm.

      1. T
        Trifoni

        Po ti Juli se paska marre akoma sufllaqen, e fitove per sot rri i qete. Idiot eshte ai qe mendon se eshte superior me mendime ndaj te tjereve nderkohe qe di nje mut te madh. Rrot .ari komenti kishte ne thelb qe minostri si funksionar politik duhet te merret me çeshtje te tjera dhe jo me postime per kalin e qyqes qe as nuk e di per me teper se cfare eshte. Fotot i publikojne agjencite e specializuara apo ekspertet, por jo nje fuksionar politik i cili harton akte dhe jo publikon foto pa asnje interes te publikut te gjere.

    2. A
      Arzt

      Ky shpend nuk është shkabë por hutë

      Lini një Përgjigje