FOTOT: Gjiri Filikurit, një nga plazhet më të bukura të bregdetit himariot

20 Qershor 2022, 13:03Turizëm TEMA

FOTOT: Gjiri Filikurit, një nga plazhet më të bukura të

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Gjiri Filikurit, një nga plazhet më të bukura të bregdetit himariot.

“Gjiri Filikurit, një nga plazhet më të bukura të bregdetit himariot me një kombinim fantastik ngjyrash, të ujit, qiellit dhe gjelbërimit”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Gjiri i Filikurit ofron pamje mahnitëse për eksploruesit dhe turistët e aventurës të cilët duan të shijojnë detin e kristaltë mes shkëmbinjve apo shpellave.

Qetësi, diell, e ngjyrat më të kristalta të detit që mund të kërkoni mund të gjenden tek ky gji i izoluar i Himarës, i cili i ka të gjithë elementët për të tërhequr vëmendjen e kujtdo që kërkon një përvojë të bregdetit shqiptar të paprekur nga askush.

1 Komente

  1. L
    Llogaritari Offshore

    Ky gji është pronë private. Me Lame-Tapi I takon Gjikuria shpk. E ka trashëguar nga qeveria për zell të tepruar në shpyllezimin radikal nga pema e ullirit. Duke krijuar sheshe ndërtimi për portofolin e "strategjikëve" . I përjavshëm qoftë kujtimi I këtij gjiri! Amin.

    Lini një Përgjigje