FOTOT: Turistë francezë "pushtojnë" Kanionet e Osumit

21 Prill 2022, 10:16Turizëm TEMA

FOTOT: Turistë francezë "pushtojnë" Kanionet e Osumit

Kanionet e Osumit gjatë fundjavës që lamë pas kanë mirëpritur një grup turistësh francezë, të cilët kanë shijuar pamjet e mrekullueshme që ofrojnë këto kanione.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Berat bën të ditur se “Kanionet e Osumit janë jo vetëm objekt i vizitorëve që bëjnë rafting, por edhe për turistët e tjerë. Një grup turistësh francezë vizituar kanionet fundjavën që lamë pas”.

Turistët, pasi përjetuan një eksperiencë të bukur me pamjet spektakolare që ofrojnë këto kanione, shijuan kuzhinën tradicionale vendase dhe mikpritjen e banorëve të zonës.
Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanioneve të Osumit rreth 13 km të gjatë, nga 4 deri në 35 m të gjerë, 70-80 m të thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.

Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grupmoshat.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Në këto kanione, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij sportin e bukur të raftin, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare.

 

1 Komente

  1. V
    Vemendje !

    femrat franceze njiher per Gojoret e tyre te papara . Eshte specialitet i femres franceze . Rrespektoini dhe palloini nqs ja don qejfi .Edhe pallimi eshte nji nder Optionet dhe kenaqsit e vantures se Turisteve te huaj ne Shqiperi .

    Lini një Përgjigje