Kumbaro me kostum të Gjirokastrës në takimin me ministrat e Turizmit: Kolegia serbe më tha është i yni

12 Maj 2022, 14:56Turizëm TEMA

Kumbaro me kostum të Gjirokastrës në takimin me ministrat e

Sot u mbajt në Tiranë konferenca ministrore e Ballkanit Perëndimor “Heqja e barrierave për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e veshur me një jelek tradicional të zonës së Gjirokastrës, në nisje të fjalës së saj u shpreh Shqipëria është pikërisht ura ku kalojnë kulturat, ku historia ka filluar nga njëri vend dhe ka kaluar tek tjetri, ku traditat shpesh i kemi të përbashkëta, ku identifikohemi edhe me shenja të vogla.

«Jeleku që unë kam veshur është i Gjirokastrës dhe ndërkohë, mikesha dhe kolegia ime, ministrja e Turizmit të Serbisë, Tatjana Matic më tha pak më parë, se duket sikur është andej nga ne. Sepse Ballkani nuk është gjë tjetër veçse një kryqëzim bashkëjetesash kulturash, fesh, me gjuhë që janë kombinuar me njëra-tjetrën dhe këto kombinime herë nuk i kemi kuptuar, herë i kemi keqkuptuar, prandaj më vjen shumë mirë që jemi në këtë sofër të organizuar në Tiranë dhe për të folur rreth asaj çka na bën të bashkohemi rreth një teme që është turizmi.
Prandaj faleminderit Majlinda që zgjodhët shtëpinë tonë që për pak orë, për dy ditë behet shtëpia juaj për të t’ju dhënë sado pak shije Shqipërie”, u shpreh Kumbaro.

Më tej, në fjalën e saj, Kumbaro shtoi se Shqipëria nuk është destinacioni klasik turistik, siç janë fqinjët e saj, por prej disa vitesh ajo është kthyer në destinacionin për t’u zbuluar, destinacioni i preferuar i kureshtarëve, destinacioni ku maja me dëborë e një mali është gjysmë ore me makinë nga plazhet më të bukura në botë që sipas shtypit prestigjioz “The Guardian Travel” renditen ndër 40 plazhet më të mira në botë për vitin aktual.

«Përcaktimi i udhëtimit në terma thjesht gjeografikë është i pamjaftueshëm. Prandaj, udhëtimi nuk është gjeografik, por psikologjik, “udhëtimi është përvoja e TJETRIT”.
Që do të thotë të ndash përvoja origjinale me Tjetrin, të ndjesh vendin, ta vizitosh duke e lënë vendin të të ftojë dhe të të bëjë pjesë të vetën qoftë edhe për pak orë. Dhe ne i kemi të gjitha mundësitë që vizitorët që vijnë në secilin prej vendeve tona të bëhen pjese kësaj ndjesie sepse cila është Pasuria jonë? Është për t’i bëjmë vizitorët të bien në dashuri me një vend për të cilin dinë pak ose aspak.
Turistët qëndrojnë më shumë nëse ne hapim dyert dhe mendjet tona dhe i bëjmë të shëtisin nga njëri vend në tjetrin brenda rajonit. Hapja turistike e Ballkanit i jep sens ekonomik Ballkanit të Hapur, duke krijuar një treg të ri, por edhe itinerare më të gjata, më të diversifikuara. Jemi vende shumë të vogla për të krijuar tregje e harta turistike të izoluara. Siç promovojmë veten, të promovojmë edhe njeri -tjetrin. Nuk jemi konkurrente, jemi komplementarë. Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët.
Duhet t’i heqim peshën e rëndë të paragjykimeve prej të cilave vuan, dhe ta kthejmë në destinacionin e preferuar të turizmit të kësaj dekade », përfundoi fjalën e saj ministrja Kumbaro.

Ky aktivitet i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal bashkoi ministrat e turizmit të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe subjekteve të tjera interesuara për të diskutuar mbi çështjet: Përballë fatkeqësisë së Covid 19, përmirësimi i klimës së biznesit për investime të qëndrueshme në turizëm, risi dhe inovacion në shërbim të turizmit dhe anasajelltas.

9 Komente

  1. A
    AX

    Ah moj tyryfycke e shkrete. Me idiotesite e tua vetem deme i ke sjelle dhe qeverisjes edhe shqiperise!

    1. U
      Universi shprsa ime

      Kjo idjotja me injorancën e vet po i thurr srbt sikur etnik me veshjet tona . Si historia e Llahutës që na dul srbe e kta as gëk as mëk. Sa me prish pun me u duk gja paqaor o ju idjotet e Ramës ndaj e ka mbush me femra se i komandon kollaj. Mir ja the

    2. D
      Diplomati

      Kjo eshte cope mishi me vjen keq se eshte dhe femer por kjo thyen rekord.

      1. s
        shqip

        PO PSE NUK E HOQE DHE T'JA JEPJE ? FUNDJA, SHEFI U KA DHENE DHE U JEP C'TE DUAN KERMAT E BALLKANIT.MADJE EDHE ENERGJINE PER TE CILEN DERDHEN GJAK E DJERSE BABALLARET TANE DUKE NDERTUAR HIDROCENTRALET PO I "ADMINISTROJNE" ATA.KERMA EDI RAMA U KA DHENE FALAS CDO GJE SERBEVE DHE GREKEVE MJAFTON TE RRIJE NE PUSHTET.MADJE BEN ME QEF TE MADH ZEDHENESIN E BEOGRADIT.

        1. P
          Progon Pollogu

          MUAJ më PARË Prostituta politike shqiptare, një femër e delegacionit të socialistëve, për turpin tonë kombëtar, në Beograd, u bë objekt i primitivizmit serboshovenist, kur zgërdhihej para kamerave e si bushtër e urritur gjarpëronte trupin, si sinjal kimie të përbashkët seksi me Ivica qelbësirën Daci-c. Pritja se shtypi, resp mediat shqiptare do bënin namin dhe Rama do detyrohej t´i urronte asaj theqafje, por , sipas zakonit, gjë nuk ndodhi dhe filtri i saj është shtruar anashalasi, ose anakoltarasi. Ja, këto janë perversët politik shqiptarë, të them shqiptar, të Ramë VuciVuli, të tipit "OPEN BAKLLAVA"

          1. P
            Progon Pollogu

            I nderuari "SHQIP" ! Kjo që po pohon ti, është absolutikisht e vërtetë dhe një pjesë e vocërr e asaj të keqeje që po i pret mbarë shqiptarët (hiq ata të fisit Hoxhaja, me shpirtëkënetën trashëgimtarin Ramë VuciVuli. Të mirat për koalicionin serboshovenist, dhe e keqja e shtuar qëdo na vijë përmes "Open Bakllava" vetëzbulohet me lëvizjet e para lidhur me bashkëpunimin hulumtues "etnohistorik" me fabrikatin antishqiptar FYROM - MV dhe me shkrirjen e shpirtit të përbashkët sllavoortodoks mes kishës fabrikate "serbe" dhe Patrikanës së Ohrit. Ndër ne, brenda kishës "shqiptare" (serbokreke) kemi helmin Janullatos. Gjithë zhurmat shoveniste kishtare bëhet pa na përfillur neve, ngase helmi Janullatos jo që nuk flet gjë për patrikanën shqiptare të Ohrit, aq më keq as për kishën e BIGORIR, në segmentin rrugor Dibër - Gostivar, ku kishin zotimet e veta Kastriotët, por ai nën hije miraton cdo veprim kishtar në dëm të kishës dhe historisë së kishës shqiptare.

            1. s
              shqipo

              O KATUNAR analfabet Palluqja. Meqe e paske shume merak, gjeja e pare qe duhet te besh ti, eshte te shkosh te pagezohesh ne Kishen shqiptare orthodhokse te Bigurit ne Diber, pra te ri-behesh kristian si parardhesit e tu, pastaj te heqesh mjekren dhe shallvaret, te clirosh gruan (apo grate!?) nga citjanet dhe ferexheja! Bej keto njehere, pastaj fillo meso me mire shkrim e kendim shqip, qe te mund te shprehesh qarte dhe sakte mendimet qe ke. Kuptove?

          2. V
            Vjola

            Të lumtë Znj. Ministre Mirela !

            1. S
              Sara

              Ku e vodhe o hajdute?!

              Lini një Përgjigje