RCC Konferencë Ministeriale të Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin e Turizmit

11 Maj 2022, 15:15Turizëm TEMA

RCC Konferencë Ministeriale të Ballkanit Perëndimor për

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) do të organizojë më 12 Maj 2022, në Tiranë, një konferencë ndërministrore për zhvillimin e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

Do të jenë të pranishëm ministrat e turizmit, nga vendet e Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe aktorë të tjerë kryesor të sektorit të turizmit. Nën titullin “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit” kjo konferencë do të shërbejë si një forum diskutimi mbi temat me rëndësi për turizmin e rajonit.

Gjatë periudhës para pandemisë, turizmi kontribuoi në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit; kishte më shumë se ½ milion të punësuar dhe impakt shumë pozitiv në fusha të ndryshme socio-ekonomike. Në vitin 2019 më shumë se 12 milionë njerëz vizituan Ballkanin Perëndimor, gjë që solli në këto vende një fitim prej 7.2 miliardë eurosh. Turizmi përbënte 10.2% të PBB-së së rajonit dhe më shumë se 25% të eksporteve. Mesatarisht, 11.4% e totalit të të punësuarve në Ballkanin Perëndimor ishin nga ky sektor, 55% e të cilëve ishin gra. Periudha post-pandemike e verës 2021 tregon rikuperim 70% në të gjitha vizitat turistike krahasuar me vitin 2019. Udhëtimet turistike në vendet e Ballkanit Perëndimor janë rritur me 92%, duke shkuar kështu në nivelet e periudhës para pandemisë, 2019, duke e vendosur rajonin e Ballkanit Perëndimor në nivelin e ritmeve më të shpejta të rimëkëmbjes. Megjithatë, turizmi ishte dhe mund të jetë ende sektori më i goditur. Nëse kriza vazhdon, parashikimet thonë se rritja ekonomike në vitin 2022 për rajonin e Ballkanit Perëndimor do të ulet nga 3.6% në 2.6% për shkak të efekteve të ndërprerjeve globale që çojnë në ulje të të ardhurave nga turizmi, rritje të çmimeve të ushqimeve, energjisë, inflacionit etj. Por turizmi ka një potencial të madh për të përshpejtuar progresin e një vendi, duke i transformuar rrisqet dhe kërcënimet e kohë s në mundësi të reja, e kjo mund të arrihet duke menaxhuar me mençuri mundësitë që ofron turizmi.

Aktiviteti do të hapet nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Delegacionit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin; pasuar nga katër panele tematike, me një mori panelistësh duke përfshirë Tatjana Matic, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Stasa Kosarac, Ministre e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Rozeta Hajdari, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës* dhe Aleksandra Gardashevic-Slavuljica, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.

Një aktivitet tjetër, "Mësimi i sfidave aktuale në industrinë e turizmit" do të zhvillohet më 13 maj në Tiranë, ku do të mblidhen operatorët turistikë të Ballkanit Perëndimor, politikëbërësit dhe organizatat kombëtare të turizmit, të cilët do të diskutojnë sfidat e industrisë së turizmit dhe rrugën që duhet ndjekur për përmirësimin e ofertës turistike të rajonit.

Lini një Përgjigje