“Nga 300 lekë deri në 300 euro”- Sa kushtojnë shezlonget sipas zonave në Shqipëri

17 Korrik 2023, 14:21Turizëm TEMA

“Nga 300 lekë deri në 300 euro”- Sa kushtojnë

Edhe këtë vit duket se ka një rritje të çmimeve të shezlongeve në plazhet e Shqipërisë. Gazetarët e Euroenws Albania kanë raportuar nga qytete të ndryshme bregdetare rreth çmimeve që qytetarët duhet të paguajnë këtë vit për të pushuar në bregdet.

Sipsa informacioneve që ata kanë siguruar, për të bërë plazh në Shqipëri çmimet variojnë nga 300 lekë, që është çmimi më i lirë në Seman, deri në 300 euro që është çmim për persona që zgjedhin të frekuentojnë turzimin elitar në Ksamil.

“Në zonën e plazhit të vjetër çmimet janë 500 lekë për shezlong, ndërsa nëse flasim për Lungomaren, çmimet variojnë nga 700-800-1200 dhe në zona më ekskluzive duke ecur përgjatë Radhimës arrijnë 2500 lekë. Në këto zona ka një rritje të çmimeve në fundjavë”,-tha gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj.

Edhe në Velipojë çmimet duket se janë më të larta.

“Vetëm në rreshtat e fundit mund të gjejmë shezlongë me 500 lekë, ndërsa nëse i referohemi qendrës çmimi më i lirë që mund të gjendet është 1500 lekë për 24 orë, por ka edhe nga ata që shkojnë 2000-2500 lekë”,-tha gazetari Teodor Gjerga.

Ndërsa çmimet më të kripura duket se edhe këtë verë mund t’i gjejmë në Sarandë.

“Saranda është shumë më e lirë se Ksamili, në plazhet më minimaliste shezlongët fillojnë me 1000 lekë deri në 5000, ndërsa Ksamili fillon me 1500 në plazhet familjare dhe që janë më minimalist, ndërsa në të tjerat shkon 2000-3000, por kemi edhe turizmin elitar që nis nga 50 euro, 100-200-300 euro e më shumë duke pasur parasysh edhe shërbimet e tjera që ofrohen brenda paketës. Borshi, Buneci, Lukova vazhdojnë të kenë çmime ekonomike dhe çadrat shkojnë 1000-1500 lekë”,-tha gazetarja Anxhela Lushkaj.

Në plazhin e Semanit çmimet variojnë nga 300 lekë deri në 500 lekë.

9 Komente

  1. M
    Martin

    Ne plazhin Senigallia/ Ancona/Italy cmimi i nje cadre me dy shezlonge eshte 20 Euro.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Ancona si Durresi. Cfare krahasimi qe ben...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deti i Madh

        Toka te xanuma. Edhe briogjet edhe deti u zunë, u pushtuan.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Poli

        Me kto shezllone 300 euro tju rroje turizmi I mafia....ata do ju vijne....mua me kushton 300 euro nata full board e cdo gje e perspire per dy vete. Te fala.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ne radhe të pare, jemi shqipetare

          Poli, respekte. Këta kane luajtur ne b****. Restaurantet zakonisht kane shezllonat e tyre dhe 500 lekë të reja i mbajne, qe njerezit të Jane ne restaurant. Nja dy djem ne Lukove na dhanë dy shezllonat falas per kater vetë, sepse u thame we do hamë tek restauranti i tyre. Dhe çmime tepër normale. Degjova që dikush e ka bere tendën 1000 euro ne Ksamil, por ai pranon vetem hajdutë. Ka mundesi ai ka luftuar ne Tendën e Qypit. Çdo çmim shezlloni mbi 1500 ose 2000 lekë të reja është skandal, dhe tregon sa kokerr maskarai është pronari. Ne motem ne Himarë nje tënde me çarçafë per kater veta, 2000 lekë të reja, tepër normale, dhe kamarieri na i pruri të tera pinet tek tenda. Çmimet e aresyeshme, djalë i respektuar, e meritoi bakshishin. Edhe e zonja e lokalit ishte një grua shumë e sjellshme. Ndersa ne Ksamil, po të kisha pistoletë, do ja kisha futur kokës atij katunarit pronar, por ne fakt plumbin e donte ai qe i kishte dhene lejen atij të ndertoje ne Ksamil si në mall të babait, sepse si vetem nga Ksamili nuk ishte. Nga Jugu ishte, por meritonte tre të rrahura ne ditë. Por ama, Hoteli ne Ksamil ku ndenjem, nje familje nga Tepelena, me dy vajza si kukulla ne hyrje te Ksamilit, familje fantastike. Emrin e hotelit e kishin si emrin e vellait të vajzave. Sherbim vipash, me çmim tepër normal. Merre me mend, na dhanë edhe raki me vete kur ikëm. Njerez të shkelqyer. Pra nuk jane të gjithë njesoj. Këta që iebuen me top, jane rrigeçer hajdutë të lidhur me politikën.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Ben

          Hiqini keto shezloge ore qeveri e korruptuar! Kane zaptuar reren mafiozet sikut jane pronare! Hapeni ore reren per te gjithe sepse rera eshte e te gjthe Shqiptareve. Ai qe ka bere hotelin apo lokalin nuk mund te marre edhe reren! Nga e keni marre kete stil biznesi. U dhjefsha me kete turizem qe po beni ne Shqiperi!

          Përgjigjjuni
          1. 3
            300 € ne Ksamil ?

            Mesiguri duhet me ken mrena edhe shkerdhimi i Pronarit dhe grus se vet _ne Bath . ptuuuuuuuuu " shiten gomart dhe blene bicikleta "- fshatare te qelbur ne tru e shpirt . Por s'kan faj kta xhambaze ,por Qeverria e Rrumpalliut me ate Ministre ordinere .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kl

              Prsh prisni edhe pak do ta shikoni plazhin nga televizori vetem per punetore do te ken nevoje

              Përgjigjjuni
              1. D
                Diaspora

                Isha vjet me pushime ne Shqiperi. Hera e pare dhe e fundit . Ka plazhe Greqia ,italia kroacia,Spanja,portogali ,plazhet jane te gjitha publike .Qytetari zgjedh vete. Neqofse se do marr shellon do paguaj nje shume te lloxhikshme . Edhe kete nje Miami jane te gjitha plazhet publike. Ka shelzon po qytetari nuk eshte i detyruar te ulet ne shelson

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje