Njihuni me plazhin më të vogël në botë

31 Korrik 2023, 10:11Turizëm TEMA

Njihuni me plazhin më të vogël në botë
Ka lloj-lloj plazhesh, të mëdha, të gjera, me gurë, rërë të imët… Janë të shumta opsionet që mund të zgjedhim në vendin tonë dhe jashtë tij.

Por, nëse duam të shkojmë në plazhin më të vogël në botë, duhet të udhëtojmë paksa larg. I vendosur në veri të gadishullit iberik, plazhi spanjoll i Gulpiyuri mban titullin si më i vogli në botë, me më pak se 40 metra vijë bregdetare. Ai u formua si pasojë e gërryerjes së detit Kantabrian në shkëmbinjtë që rrethojnë zonën, në të cilën mbizotëron modeli karstik. Ka 40 metra vijë bregdetare dhe uji nuk është as një metër i thellë, ndaj do t’ju duhet të zhyteni ulur ose shtrirë.

Gulpiyuri, i cili është shpallur monument natyre, është i mbuluar me rërë të bardhë të imët dhe është i mbyllur me detin nga një shkëmb gëlqeror. Vetëm 100 metra larg ndodhet deti Kantabrian që e furnizon me ujë falë një vrime mes dy shkëmbinjve, por nuk ka dalje direkte në det.

Madhësia e tij, vendndodhja dhe forma e tij karakteristike gjysmërrethi e kanë bërë atë një nga plazhet më unike në botë.

2 Komente

  1. m
    merreni si te doni

    Po ku eshte deti ne kete foto se une vetem nje pellgaçe shikoj?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Velesin muco

      E ka ber te qart ne shkrim thuet se deti eshte 100 metra larg dhe eshte e ndar nga nje pjes shkrmbore ecila ka hje vrim dhe ben te mundur furnizimin me uje nga deti

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje