“Rama mori sëpatën mes Tiranës, e dinim të çmendur! Si e ngriti turizmin"

14 Shtator 2023, 09:37Turizëm TEMA

“Rama mori sëpatën mes Tiranës, e dinim të

Aktivisti Valentin Macaj tha se kryeministrit Edi Rama i duhet njohur merita për bumin e madh turistik të kësaj vere, por është edhe punë e operatorëve.

Sipas tij, me gjithë ushtrinë e madhe të turistëve që vizituan këtë vit Shqipërinë, shqetësuese është mungesa e informacionit për turizmin, sidomos në veri.

“Rama nuk ka bërë gol as vjet as në pandemi, por e ka bërë që kur ka marrë sëpatën në mes të Tiranës dhe filloi atë ndryshimin e madh, kur të gjithë e dinin të çmendur.

Është punë e operatorëve, ka pasur një ushtri turizmi këtë vit; ka pasur turistë elite, me bukë thatë, me çadër në shpine, me 5 yje, dhe që shkojnë në bujtina.

Ka pasur një bum turizmi të jashtëzakonshëm. Problemi është që mungon informacioni për turizmin, që ka një diskriminim. Mungon informacioni për turizmin në veri”, tha aktivisti  në Euronews Albania .

20 Komente

  1. k
    k

    Shtet dhe shoqëri e degjeneruar që shikon dhe mbivlerëson shkëlqimin e rremë të turizmin e të varfërve, dhe harron me qëllim që Po përmbyten nga paratë e gjakosura të drogës dhe trafiqeve nga gjithë bota duke I quajtur me përkëdheli si remitanca. Triumfi I mashtrimit ,gënjeshtrës dhe auto-iluzionizmit.

    1. S
      Sllavokomunistet-Turko-Mongole

      Kkkkkkkkkkkk....KORREKT!!

    2. H
      Hordhia rrumpallë e Sali Katunarit

      Valentin Macaj, respekte. Se çfare ka bere apo nuk ka bere Rama, kete e dine të gjithë, edhe ata qe jane fanatikë te Ramës, edhe ata qe nuk e duan se i mban floket e gjata dhe i kreh majtas, apo edhe shumica si puna jonë që nuk jemi fanatike as të Ramës dhe as the Saliut. Meta nuk.ka fanatikë - ka vetem hysmeqarë që i paguan. Por, tjeterkund është problemi. Është ministria e Turizmit qe fle gjumë, dhe mburret me punën qe bejne vetë operatoret turistike, pa ndihmen e ministrise apo bashkive. Është Ministria e Turizmit e cila duhet të angazhohet e gjitha ne koordinim me bashkite dhe Ministrinë e Brendeshme per shumë gjera. Ata nuk kane asnje plan pune, asnje vizion, asnje strategji. Prandaj ka plehra vërdallë, mungon informacioni, mungon sinjalistika ne rruget e Shqipërisë, nuk behet asnje lloj edukimi i operatoreve, nuk ka nje fushatë per sensibilizomin edhe të tregetareve, taksive, restauranteve qe të mos abuzojne si debila, sepse u duket sikur fitojne aty per aty, por lekët e tyre humbasin pe të lemë emer te keq dhe të mos kemi tjeter bum turistik. Tani, se kush e ka fajin per Ministrinë e Turizmit, a e ka teta ministrja apo xhaxhi.Rama, kete le ta gjejne gazetarët - ata qe merren me breket dhe poturet e Rames. Apo ta gjejë opozita e Edi Idiot Palokes qe ne vend të merret me keto qe them unë, na Ben ca shkrime prej budalli se gjoja Rama u merzit se u rrah Polonia. Tani e kuptoni ju pse Ministria e Turizmit fle gjumë, ministrja ngre kembet, ndersa Rama bën çfare do vetë. E pse jo? Ministrinë nuk ka kush ta zgjoje, teta ministres nuk ka kush t'ja ule kembet ne tokë, ndersa Ramen nuk ka kush ta trembë se mos humbet pushtetin. Dhe pastaj dalin ca idiotë we thonë se fajin e ka populli.

      1. s
        shelegure

        Ajo sepata qe mori Rama kur ish kryetar bashkie beri ndryshimin. Ekunderta eshte Velia si nje adolishent flet kudo qe vete thot jam i kenaqur ,nje fjalor prej mburaveci ,ku Tirana ka aq probleme sa dit e nate te pastrohet nuk i gjendet fundi me vjen çudi kur mburet ,sepata e Rames munt ta sjelle ne ujdi.

        1. Q
          Qafa e Thanes

          Vk. Nuk beri namin.

          1. s
            shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti

            Nuk matet puna e qeverise me Boom turizmi, se ate e kane edhe qeverisjet me te korruptuara ne bote - Puna e qeverive duket te Ekonomia, aty ku kjo qeveri Rama ka deshtimin me spektakolar qe reflektohet me shpopullimin e vendit prej shtimit te varferise plus atij te korrupsionit.

            1. T
              Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

              50% e turizmit ne Shqiperi i dedikohet publicitetit te yllit Shqiptar Dua Lipa. Vendi tani duhet qe te shrytezoj imazhin e fituar prej Turizmit imazh i cili e shnderron Shqiperin ne nje vend shume normal e te dashur per te huajt. Ky imazh do te kete efekte pozitive ne gjithe ekonomin. Vetem Rynair njoftoi qe nga janari i 2024 cdo jave ne Shqiperi do te shtoj 200 udhetime prej 15 qyteteve te Evropes. Urgjente eshte pastrimi dhe trasporti publik. Te tjerat jane okej. Shqiperia hyri dhe nuk del me nga destinacionet turistike. Njesoj si Portugalia,Malta,Kroacia etj.

              1. S
                SPAK

                Problemi ne Shqiperi eshte se jemi akoma shtet dhe komb primitiv dhe me koncepte komuniste! E shohim shtetin si burimin e te gjitha te mirave dhe te keqijave! Jetojme ne kapitalizem zoterinj,ne se jeni te tille, lodheni mendjen dhe krijoni mundesi per te jetuar! Ajo femra e Gjicit,mendoi per qente, cfare ideje gjeniale per te bere para! Cicikovi blinte Shpirtra te vdekur ne Rusine Cariste! Verioret presin te vije Saliu ne pushtet dhe te fillojne te vjedhin prape! Gjysmat e klanit Sali iken ne Angli ,Spanje,Itali, Shtepite e barit jane aktive neper gjithe Boten! Mentaliteti mesjetar i Saliut eshte problemi shqiptar!

                1. Flisni aresyes!

                  Ne Shqiperi mungon informacioni sepse: sali kerme berish, ilir Meta dhe mediat shqiptare qe duhet te ishin pushtet . .me i madh i demokracise jane bashke me shtetin paralel te krijuar, jane bashke dhe ma SPAK-un dhe gjykatat shqiptare. Pra, demokracia ne Shqiperi ka kundra dhe armike Nr.1 keto qe permenda. Gjithe informacioni shperndahet nga vete kryeministri Edi Rama dhe ndonje medie gazete apo televizive. Edhe jetu ku jetoj shikoj njerez te çmendur per çim peken dhe sali berishen!!! Merreni me mend aty. Megjithate nuk kthehet mbrapa Shqiperia si enderrojne kriminelat dhe enderrimtaret e te keqes, veçse vonojne procesin.

                  1. q
                    qeveria e (Gent) KAKAVE

                    Sa reflekton ne mireqenien popullore ky shtim turizmi? Per mos pyetur per rritje rrogash e pensionesh, a valle jane indeksuar gje ato rroga e pensione nga rritja galopante e cmimeve? Jo! Atehere ato masturbimet pas Rame me sopate ne dore jane ca qesharake...

                    1. E
                      E vërteta

                      Rrogat u dyfishuan idiot. Ku dreqin jeton ti, në lalëz??

                      1. r
                        redaktori

                        E verteta eshte kjo - Ne 10 vjet pushtet Edi Rama kurre nuk ka thene "Rritja rrogash per punonjesit Buxhetore", por eshte mjaftuar vetem me rroga Mjekesh e Arsimtaresh, thua se vetem keta jane Buxhetore ne Shqiperi. Buxhetoret e tjere rrogat i kane aq sa 10 vite me pare. Kjo per te sjelle ty me kembe ne toke, LALZI.

                    2. f
                      foshnja

                      Turistet vijne nje mut per punen e Rames ore Vali trupule. Vijne turiste se akoma gjejne cmime te lira dhe bukuri natyrore qe nuk i ka krijuar Rama. Kur te kerkojne turistet me shume sherbime dhe trajtime atehere do kuptojne qe puna e Rames eshte nje hic

                      1. D
                        Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese

                        Para 2014 cmimet ishin 3 her me lire, dhe turiste perendimore kishe 30 here me pak. Jepi cezarit ate qe meriton.

                      2. R
                        Roland

                        Puna e operatoreve eshte ngritur mbi ate qe ka bere Rama,per hir te se vertetes.Thuajeni!Duhet me mire,pooo,jam dakord.por,kush ka merita,jepjani,Jepi Cezarit ate qe i takon.

                        1. T
                          Tahir

                          Ta mbajme modelin se kemi.

                          1. P
                            Pa emer

                            Noc Rroku ka krijuar parajsen e tij turistike! Skllever vraponi....mos harroni te merni buke me vete!...

                            1. N
                              Nik

                              Ne nje vend qe ka shume te marre, (ndertime te paligjshme pa fund etj etj, anarki e plote) duhej nje i krymarre apo ndaç i "çmendur" per te vene regull, ha ha ha. Po, ne nje fare menyre eshte e vertete, por ne kuptimin pozitiv. Si e permendi Z. Qose nje shprehje te urte te popullit ne rastin e domosdoshmerise se heqjej se Sali Pykes athere kryeminister nga Rama ne opozite, se "pyka del me pyke", dmth dhe Rama nje pyke tjeter, por e dobishme ne ate rast, ha ha ha.

                              1. m
                                mokrari nga shkembinjt e mokres

                                Pse nuk vinin turistet me keto flukse para 2014, duhej rilindja e qyteteve si korca, berati, gjirokastra, vlora etj. si do vinin turistet me godina ne plazhin e vlores madje ne det brenda. Duhej ligji i agroturizmit, bujtinave, mbeshtetja me AZHBR, duhej dhe ngritja e pikave te grumbullimit dhe shumfishimit te prodhimit bujqesor dhe peshkimit. ne fund te fundit duheshin dhe icineratoret per zhdukjen e maleve te plehrave gjithandej, sigurisht qe kan ngelur edhe pak. Dhe shum faktor te tjere, si stadiumet, ndeshjet nderkombetare te liges se konferences, infrastruktura aeroportuale, ndalimi i vjedhjeve te dritave dhe lidhjeve te paligjshme, ndalimi i ndertimeve pa leje, dhe. etj. doni apo sdoni para 10 vitesh Gjiganti foli per 10 milion turiste. doni apo sdoni Gjigandi Edi Rama esht babai i turizmit

                                1. D
                                  Durimi -Kosovar

                                  Durimi -Kosovar SEfte nje qortim pa te keq turisteve kosovare: Jini te ligj qe shkoni per turizem ne Turqi e Greqi e gjetiu ne vend se ne Shqipni. E shteti shqiptar te mirembaje e te ngre me lart disiplinen, pastertine, shkurt Shtetin ligjor! Nuk ka Shqiperi pa Kosove dhe as KS.... pa Shqiperi. Bota po ben lufte ekonomike... o Qorrat e Qikllopat e mjere. Dita dites po mekembet intgrimi kulturor e shpirteror nder shqiptare! Edhe permes Turizmit ndihmohet dhe fuqizohet Shqiptaria! Edhe Fetaria! Edhe Demokracia! Edhe Patriotizmi! Edhe nternacionalizmi! Posi, posi. Disa shetas turq me prejardhe shqiptare kishin vizituar Durresin, keta Arbreshet nga Italia po se po. Nga Maqedoni e veriut nuk diskutohet! Lugina e Presheves gjithashtu. Diaspora dihet. E gjithe kjo integron Boten Pan-shqiptare! Leku na forcon, Leku na ligshton....ne secilin leme. Te riperterijme Traditen e tharmeve shqiptare edhe ne Turizem: Besnikeri njerezi burreri pasterti e mikpritje si nder shekujt e Mbreterise iliro-dardane! Ti kthehemi vetevetes dhe te behemi konkurente me kombete lira e Modelet e ekonomise se perparuar! Lavdi Zotit qe na ka dhene Detin Token Malet e Fushat e Botes shqiptare! Ti ruajme e ti duam si na mesonin me urti Rilindesit shqiptare! Nje falmeshendet per gjithe ata bashkekombaas qe e fitojne LEKUN ne per Dynja dhe e sjellin ne Shqipni! Se pa Shqipni ska Shqiptari. Le ta dije bota mbare!

                                  Lini një Përgjigje