Rrëqebulli, kafsha më e rrallë në Europë fototgrafohet në parkun kombëtar të Prespës.

22 Prill 2022, 13:26Turizëm TEMA

Rrëqebulli, kafsha më e rrallë në Europë fototgrafohet

Një nga kafshët më të rralla në Europë është fotografuar ditët e kaluara në parkun kombëtar të Prespës.

Fotografia, e marrë nga një prej kamerave që monitorojnë gjallesat në këtë territor të mbrojtur, tregon një ekzemplar të bukur të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), që për herë të parë fotografohet në këtë zonë

Pikërisht 11 vite më parë, u realizua fotografia e parë e një rrëqebulli në territorin shqiptar, në malin e Munellës në kufirin mes Pukës dhe Mirditës, ndërkohë që sipas ekspertëve shtrirja dhe shumëzimi i kësaj kafshe të egër dhe të rrallë tregon për vlefshmërinë të metodave të ruajtjes dhe konservimit.

Ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në anën maqedonase të Parkut të Prespës.

 

Lini një Përgjigje