Shqipëria tërheq aziatikët: Kinezët dhe indianët në krye të listës

20 Gusht 2024, 16:31Turizëm TEMA

Shqipëria tërheq aziatikët: Kinezët dhe indianët

Gjeografia nga vijnë  turistët e  huaj është zgjeruar gjatë këtij viti. Nga të dhënat e ministrisë së Turizmit  rezulton se shtetasit nga Azia  që kanë vizituar Shqipërinë kanë pësuar rritjen  më të madhe gjatë 7 muajve të 2024 krahasuar një vit më parë.

Në këtë mënyrë turistët nga Kina dhe India rezultojnë se kanë pësuar  më shumë se   dyfishim të numrit nëse i krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë   fluks të turistëve aziatike në vendin tonë  ka ndikuar edhe fakti që Shqipëria ka hequr vizat për shtetasit kinezë dhe i ka lehtësuar ndjeshëm procedurat për ata indianë.

Interesant është edhe fakti që edhe shtetasit turq kanë  preferuar që të vizitojnë më tepër Shqipërinë gjatë këtij viti. Në periudhën janar-korrik rezulton se  në vendin tonë kanë hyrë 84% më tepër qytetarë nga Turqia e cila njihet për turizëm që ofron.

Shifrat konfirmojnë se Shqipërinë e kanë vizituar  më tepër italianë e anglezë .Numri i shtetasve që kanë hyrë nga këto dy vende ka pësuar një rritje me mbi 50% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pushuesit që vijnë nga Kosova edhe për këtë vit qëndrojnë në vend të parë me rreth 2.4 milionë duke pësuar një rritje me 22% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se vijojnë me rritje tregjet e konsoliduara të turistëve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia e Polonia, ndërsa rritet atraktiviteti i Shqipërisë edhe për shtete ende jo aq të zakonshme deri pak vite më parë si Spanja, Franca, Holanda apo vendet nordike.

Në total në 7 muaj   në Shqipëri erdhën 6,3 milionë vizitorë të huaj. Përtej numrit të turistëve shifrat zyrtare konfirmojnë se të huajt kanë qëndruar më gjatë në Shqipëri. Sipas Instat numri i netëqëndrimeve është rritur me 27%.

3 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Ka shumë turistë nga Filipine, Bangladeshi Pakistani dhe India Të cilët të mahnitur nga Shqiperia e cila nën udhëheqjen e liderit global po konkuron Francën dhe Spanjën në turizëm

    Përgjigjjuni
    1. S
      Schopenhauer

      Çfarë të tërheqësh, këta janë për ti larguar! Turistët, janë evropianët, amerikanët, japonezët, australianët, neo zelandezët!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te Fala Sandrit mikut te Ed Corapeku-qi-t

        "Turiste" nga pabuksat e Azise ku grupet kriminale te veshur me petkun e " Agensi travel" e perdorin Shqiperine si platforme per te kaluar ne vendet e BE. BE duhet t'i vere Shqiperise pulle te kuqe si baze e "mikpritjes" per klandestet qe po mbushin Evropen e drejtuar nga LGBTQ dhe levizja "Woke", Transgjinoret dhe Prindi1 e Prindi2.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje