Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Tiranën

19 Maj 2022, 19:39Turizëm TEMA

Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Tiranën

Shqipëria kryeson listën e vendeve që duhen vizituar, për turistët e huaj. Ata befasohen me lirinë që kanë njerëzit, pas 2 viteve pandemi.

“Këtu jemi të lirë, në Itali nuk është kështu. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë fantastikë, ndihemi shumë mirë këtu. E dua çdo gjë të këtij vendi. Natyra është fantastike. E vetmja gjë e keqe janë qentë e rrugës”, shprehet një turiste italiane.

“Jemi nga Mbretëria e Bashkuar. Më pëlqen moti, krahasuar me ne. Është një qytet shumë i bukur dhe ushqimi është jashtëzakonisht shumë i mirë. Njerëzit janë shumë miqësor dhe të duruar”, tregon turistja.

Disa befasohen nga ushqimet, durimi dhe qetësia e qytetarëve vendas me të huajt e të tjerë për ndërtesat e larta.

“Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë, shumë njerëz nuk e njohin Shqipërinë dhe doja të shikoja çfarë keni këtu. Është dita e parë, do qëndrojmë 10 ditë. Këtu çdo gjë është e re, interesante, ndërtesa të larta. Vetëm disa gjëra janë të vjetra”, thotë një turist nga Gjermania.

“Jemi nga Shtetet e Bashkuara, është hera jonë e parë këtu dhe po e shijojmë. Është një vend shumë I bukur, do ja rekomandojmë miqve…njerëzit janë të mrekullueshëm, nuk bëhen me nerva… kishim zëmë korsinë e biçikletave duke bërë foto, një grua që po kalonte nuk u mërzit. Në Amerikë do fillonin të të mallkonin se u ke zënë rrugën”, u shpreh një turiste.

Numri i të huajve që vijnë në vendin tonë, ka ardhur në rritje pas dy viteve pandemi. Në tre muajt e parë të 2022, kanë hyrë 671 210  shtetas të huaj. nëse e krahasojmë me një vit më parë ka një rritje të hyrjes së shtetasve të huaj me rreth 157 mijë persona ose 30% më shumë.(Euronews)

Lini një Përgjigje