Turizmi nuk “frenon” as në vjeshtë

17 Nëntor 2025, 22:00Turizëm TEMA
Turizmi nuk “frenon” as në vjeshtë

Shtatori i këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netë-qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave. Vizitorët gjithsej u rritën me 31.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një tregues që vijon trendin në rritje të turizmit vendas dhe atij të huaj.

Sipas të dhënave, rritja më e madhe është shënuar tek vizitorët jo-rezidentë, të cilët u rritën me 37.8%, ndërsa vizitorët rezidentë shënuan një rritje më të moderuar prej 15.1%. Edhe netë-qëndrimet kanë pasur një ecuri pozitive, duke u rritur me 19.6% në total. Vizitorët e huaj qëndruan më gjatë, duke shënuar rritje të netë-qëndrimeve me 25.1%, ndërsa ato nga vendasit u rritën me 4.8%.

Zonat bregdetare rezultuan më të preferuarat nga vizitorët jo-rezidentë, me një rritje prej rreth  44.1%, ndërsa hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan rritje me 32.1%, duke reflektuar interesin e lartë për pushime pranë detit edhe në shtator.

Sa i përket vizitave sipas rajoneve, rajoni i qendrës kryeson me rreth 161 mijë vizitorë, i ndjekur nga jugu me rreth 137 mijë, ndërsa veriu ka pritur rreth 106 mijë vizitorë. Kjo shpërndarje tregon se pikat kryesore turistike të vendit vijojnë të tërheqin fluks të lartë vizitorësh, sidomos në zonat urbane dhe bregdetare.

Në Shtator 2025, shumica e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri vinin nga Kosova (13%), Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca kontribuan përkatësisht me 9% dhe 8%, ndërsa 49% e vizitorëve ishin nga vende të tjera, duke treguar diversifikim të tregjeve të turizmit hyrës.

Një tjetër tregues pozitiv është norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele, e cila arriti në 52.7%, kundrejt 40.4% në Shtator 2024. Ky rezultat sinjalizon rritje të kërkesës për akomodim dhe përforcon pozicionin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më i preferuar në rajon.

2 Komente

  1. H
    Hyrje dalje dhe 3000 euro metri apartamentit

    Ka arrdhur koha tē çvlersohet leku.Nuk jemi nē diktatur me kētē politik monetare pēr tē ndjekur.Turqia çvlersoj lirēn Turke, si dhe Sērbia dhe Maqedonia., nuk ka kuptim tē vazhdojm tē vjedhim turistēt dhe emigrabtēt tanē me kursin e kēmbimit valutor.Para dy viteve pedagogēt e universitetit politeknik ,tē shkenxave tē natyrēs dhe ekonomikut, me protestat e tyre kērkonin rrogē 500 euro dhe ju refuzohej, Sot e kanē 1000 euro dhe pērsēri bēhet fjal pēr rritje. A nuk ēshtē pa aftësi nē detyrē ky shndērim radikal.Dhe nēse euro shkēmbehet me 400 lek (tē reja), rritja rrogēs dhe ushqimeve pērballohen me situatēn aktuale

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keta jemi ky eshte niveli

      Shume sakte "hyrje dalje....."

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje