Berisha, vrer ndaj opozitës edhe në urimin për festën e ndërrimit të viteve dhe...arritje madhore të Shqipërisë

31 Dhjetor 2011, 19:45Politika TEMA

Kryeministri Berisha, në prag të ndërrimit të viteve, i ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2012. Në mesazhin e tij, Berisha shprehet:

“Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, bashkëkombase dhe bashkëkombas të mij kudo që gjendeni
sot. Para se ora të shënojë me akrepat e saj ndërrimin e viteve unë si familjar, si mik e dashamirës, si qytetar por edhe si Kryeministër, dua të vij afër jush, të ndaj me ju gezimin e kësaj nate dhe të bashkoj mesazhin e urimit tim, të familjes sime dhe të qeverisë me mesazhet e shumta që ju merrni sonte.

Gëzuar Vitin e Ri 2012, vitin e Flamurit tonë!

Le të sjellë viti i 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur, shumë gëzime, shëndet, lumturi dhe suksese për çdo njërin prej jush, në çdo zemër dhe vatër shqiptare kudo që festoni sonte, në shtëpitë tuaja, lokalet me miq e të dashur, brenda apo jashtë vendit, në misione diplomatike, misione paqeruajtëse në Afganistan, Bosnje apo gjetiu, në udhëtime, në spitale, institucione të vuajtjes së dënimit! Një vit të ri siç jua do zemra për të gjithë Ju, Gëzuar!

Në një meditim të duhur në këtë prag të ndërrimit të viteve, do të gjejmë se, pavarësisht nga vështirësitë, mundin e ndofta sakrificat dhe dhembjet që edhe mund të kemi përjetuar, unë jam i bindur se ka njëmijë e një arsye për të shprehur mirënjohje të thellë, nderim dhe krenari për vehten dhe njëri-tjetrit, për përpjekjet dhe sukseset tona gjatë vitit që lamë pas. Viti 2011 me arritjet e tij, ishte një vit përcaktues në realizimin e projektit ëndërr të shqiptarëve të të gjitha kohërave – Shqipëria vend i zhvilluar!

Viti 2011 do të mbahet mend si viti i parë në të cilin 450 mijë shqiptarë udhëtuan të lirë, pa viza, në mbarë Europën.

Viti që lamë pas, ishte viti që agjensitë turistike më prestigjioze në botë, shpallën Shqipërinë “të bukurën e dheut”, destinacionin turistik kryesor të planetit. Në të vërtetë, Shqipëria me bukuritë e saj magjepsëse turistike, priti dhe përcolli në siguri të plotë këtë vit, mbi katër milionë turistë dhe vizitorë, të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre me mbresat e bukurive magjepsëse të brigjeve tona, ngrohtësisë më njerëzore të mikpritjes sonë.

Viti 2111 ishte viti i krizës më të rëndë financiare për Europën dhe fqinjët tanë. Kjo krizë e pashembullt, shkaktoi rënie të madhe prodhimi, ulje të ndjeshme të rrogave, pensioneve dhe rritje të papunësisë.

E kundërta ka ndodhur në Shqipëri. Modeli ynë ekonomik liberal, bëri që ekonomia shqiptare, të shpallet njëra nga dy ekonomitë më solide në Europë. Eksporti i mallrave u dyfishua në krahasim me vitin 2009, investimet e huaja nga 38 milionë dollarë që ishin mesatarisht në 8 vitet para vitit 2005, u rritën një milliard dollar, pra pothuaj 30 herë. Shqipëria e vitit 2011 renditet ndër 10 vendet më të mira në regjistrimin e bizneseve dhe për administratën e vogël. Ne ishim ndër të vetmet vende që falë realizimit të të ardhurave buxhetore rritëm si asnjë vend tjetër rrogat dhe pensionet, këtë vit të ardhurat minimale, pensionet në qytet arritën 13200 lekë, rrogat e ulta dhe të mesme u bënë 120% më të larta se në vitin 2005, kursimet dhe kreditimi patën rritje dyshifrore. Papunësia pësoi rënie të ndjeshme.

Këtë vit vdekshmëria foshnjore ishte një-shifrore dhe shqiptarët lanë prapa në vdekshmëri amtare dhe të të rriturve si dhe në rritjen e jetëgjatësisë, disa vende të zhvilluara.
Shqipëria dixhitale shënoi arritjet më të mëdha. Në disa tregues të moshës dixhitale Shqipëria u rendit e dyta në botë për rritjen e tyre, treguesi i përdorimit të internetit është mbi 50% dhe po shkon drejt nivelit mesatar të vendeve të BE-së. Mbi dy milionë qytetarë lundruan falas në internet. Përdorimi i telefonise celulare ka një ndër nivelet më të larta në Europë, tarifat e tyre kanë pësuar rënie të mëdha. Teknologjia 3G është shtrirë në të gjithë vendin.

Në vitin 2011, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, u përfunduan apo janë në ndërtim dhe përfundim e sipër mbi 1350 Km rrugë, autostrada, superstrada, rrugë rurale, dytësore, tretësore në fshatrat dhe qytetet e vendit. Ky vit shënoi fillin e auostradës Tiranë-Elbasan që afron pothuaj me një orë Elbasanin dhe jug-lindjen e Shqipërisë, por edhe Tetovën dhe Shkupin me Tiranën. Po vazhdon ndërtimi i rrugës së Arbrit, boshtit të jugut.

Ky ishte viti vendimtar për përfundimin gjatë 2 viteve që vijnë të rrjetit rrugor më të ri, më modern në rajon dhe më gjërë, i cili do të bëjë të mundur që shqiptarët nga çdo skaj i këtij vendi për 2-2orë e 30 minuta, të arrijnë në Tiranë, të kursejnë mbi 60% të kohës së tyre.

Shndërrime të mëdha jënë arritur në fushën e edukimit. Vitin që kaloi 91.5% e fëmijëve tanë që mbaruan klasën e 9-të, hynë në shkollën e mesme. Mbi 70% e maturantëve tanë, ulen në auditorët e universiteteve të vendit. Numri i studentëve në Shqipëri arrin në 140 mijë. Shqipëria ka sot rreth 49 studentë për 1000 banorë. Ajo tejkaloi për herë të parë mesataren e vendeve të BE, student për 100 banorë.

Shqipëria hyri në rrugën e pakthyeshme të zhvillimit të qëndrueshëm jeshil. Dhjetra hidrocentrale në të katër anët e vendit janë në ndërtim e sipër apo janë ndërtuar. Ajo po shfaqet para biznesit ndërkombëtar çdo ditë e më shumë si një Norvegji e vogël në gadishullin e Ballkanit.

Viti që lamë pas, ishte viti në të cilin pasioni i fermerëve tanë për të shndërruar Shqipërinë në kopështin e bukur të Europës juglindore, u bë më i madh se kurrë. Dy projektet e mëdha kombëtare: i ullirit dhe arrorëve po lëshojnë shtat me shpejtësi. Me këto drurë frutorë u mbollën këtë vit mbi dy mijë ha. Eksportët bujqësore të shumë zërave u dy-tre fishuan.

Gjatë vitit 2011 ne, natyrisht që nuk ecëm në një bulevard apo kopësht me lule. Në 21 Janar të këtij vit, u përballëm me tentativën e përmbysjes me dhunë të institucioneve kushtetuese dhe më pas, me rrethimin e egër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përpjekjen për të ndaluar me forcë numërimin e votave të qytetarëve shqiptarë. Por, shqiptarët gjithashtu provuan funksionimin e shtetit të tyre ligjor, rendit të tyre kushtetues demokratik.

Po kështu, statusi i vendit kandidat iu mohua Shqipërisë, vetëm e vetëm se opozita bllokoj në parlament miratimin e ligjeve me tre të pestat dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit për dy vjet me radhë. Mirëpo sot, një marrëveshje është arritur, kjo situatë është kapërcyer. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithshka për integrimin e vendit në BE.

Në vitin që lamë pas, ne kaluam me sukses dy procese themelore për jetën e çdo vendi.

Në 8 Maj ne patëm zgjedhjet vendore, pavarësisht nga klima në të cilën ato u zhvilluan, zgjedhjet e 8 Majit janë zgjedhjet e para në historinë e vendit që u vlerësuan si kompetitive dhe trasperente.

Në këto zgjedhje të lira, ju dhatë mbi 140 mijë vota më shumë për kandidatët dhe partitë e koalicionit qeveritar, duke shprehur vlerësimin tuaj për reformat dhe përpjekjet e Qeverisë për shndërrimin e Shqipërisë në vend të zhvilluar. Unë ju garantoj ju se, sa herë të votoni ndën qeverisjen e këtij koalicioni, do të votoni si qytetarë të një vendi të lirë.

Në vjeshtën që kaloi, u zhvillua censusi i popullsisë dhe banesave të vendit. Të dhënat e para të tyre, kanë befasuar çdo shqiptar. Në fotografinë e tij të parë të Shqipërisë, ky census faktoi se ju, gratë dhe burrat e këtij vëndi, me lumenjtë e djersës që keni derdhur dhe insiativën e lirë keni bërë që ne, shqiptarët, të cilët në agim të vitit `90 kishin vetëm 219 banesa për një mijë banorë, të kemi sot, pas 22 vjetësh mbi 380 banesa për një mijë banorë, duke lënë prapa në këto tregues kryesorë 4-5 vende anëtare të OECD dhe BE. Censusi fakton se, ndërtesat në qytetet tona janë rritur nga 76 mijë që ishin në vitin 1989 arritën në 250 mijë në vitin 2011, pra 340%. Rezultatet e censusit të vitit 2011 dëshmojnë se, kombi ecën me shpejtësi drejt shndërrimit në një komb urban, kusht përcaktues ky për një vend të zhvilluar. Kështu sot, rreth 53% e shqiptarëve jetojnë në qytete, nga vetëm 47% që jetonin 10 vjet më parë.

Zonja dhe Zotërinj,

Viti 2012 që po troket në dyert dhe zemrat tona, do të jetë viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Le ta shndërojmë, ne së bashku, këtë vit në jubileun e një nderimi të madh të të gjithë atyre që duke flijuar jetën dhe atyre që me mundin, djerësën e tyre bënë të mundur, që Shqipëria të bëhet 100-vjeçare si vend i lirë dhe i pavarur.

Por, mbi të gjitha, le ta shndrrojmë në vitin e Flamurit tonë, në një vit përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE, shndrrimin e mëtejshëm të saj në një vend të zhvilluar.

Unë mbetem i përkushtuar dhe jam i bindur se, së bashku, do të realizojmë objektivat tona fisnike, të shkollimit më të mirë, të punësimit më të madh, të rritjes së rrogave dhe pensioneve, të shërbimive më cilësore për ju. Shqipëria po ndryshon, dhe ajo, vitin e ardhshëm, me shpejt do të ndryshojë.

Gëzuar Vitin e Ri 2012! Zoti ju bekoftë Ju, Shqipërinë, Flamurin dhe miqtë e saj kudo në botë!

Gëzuar!”

78 komente në “Berisha, vrer ndaj opozitës edhe në urimin për festën e ndërrimit të viteve dhe…arritje madhore të Shqipërisë”

  1. VERONIKA says:

    ngordhsh ishalla

    1. fule says:

      Sali Ram Berisha = delir total, cekuileber mendor, mashtrime te trasha, shtremberim realiteti, burr i pabese

    2. raimondi says:

      Keto haritjet e Sales me kujtojne mua nje kenge qe e kendonte nje dobic ne Vlore per kohen e Dulles……

      Ne vendet kapitliste
      Vdesin njerezit nga uria,
      U hap lajmi anembane ….
      ….uli cmimet Shqiperia looooooooooooooooool

      Por duhet thene nje gje qe ka nje tendence ne ritje ekonomia jone, porse keto jane sa te mbarojne perfundimisht shitja e te gjitha objekteve qe la Enveri ,se pastaj nuk ka me ca te shesi Sala….. dhe atehere dota shofim se si do shkoje kjo ekeonomi

      Megjithse ka edhe 1 milion emigrante qe dergojne te arhura ne Shqiperi dhe keto jane nje ndihme shume e madhe per ekonomine

    3. alban vlora says:

      Mjafte fakte flasin per mashtrimin dhe arrogancen e tij.
      Tek Saliu vihet re gjithmone,se si qendron ne mbrojtje
      te genjeshtrave dhe shpifjeve qe vet sajon.
      Keto jane metodat legjitime te Politikave qe Ai perdor,
      te mikroborgjezise se tij.Metoda te njohura te luftes ndaj kundershtareve.
      Midis njerezve te shquar,Politikane,apo Gazetare,
      eshte zor te gjesh ndonje,te cilit Ai nuk i hedh balte.
      Ai synone ti poshteroje Ata,dhe kete e quane
      si dicka te “Zakoneshme”!
      Ja keshtu eshte vrreri i tij….dhe qe nuk di ta ndali kurre…

    4. Nabukodonosor says:

      Fjala jote ne vesh te perendise.

  2. nik says:

    O Zot!!! Ca te thuash me, nuk ka me fjale per te pershkruar c’ndjen kur lexon keto lloj deklaratash. Ky njeri vetem di te perçaje. Ky nuk di gje tjeter. Mjere Shqiperia dhe sa do te vazhdoje te qendroje ne pushtet ky njeri.

  3. rrofte Shqiperia says:

    Cdo njeriu po ti cash barkun vjen era fekale. Ndersa ketij palo burri i vjen ere fekale nga goja. Ishalla viti i Ri eshte i mbare e te con ke shumtit qe te shpetojne shqiptaret.

    1. Agimi, says:

      ” rrofte Shqiperia”, perse don te me cash barkun ti mua?
      Kerkon te besh lidhje midis fekaleve dhe gojes se Sali Berishes?
      Po thuj o burri i dheut qe :
      “Te gjithe i nxjerrin fekalet nga bytha kurse Sala i nxjerr nga goja.”
      ..dhe nuk ke perse te na frikesosh me idene e carjes se barkut.

  4. Frank says:

    Cfurku, tani ti ate qe ke shkruar e ke me 2 kuptime?? CAR – Mbret dhe CAR qe lexohet me k??? I ka te dyja ne fakt !

  5. Rani says:

    Historia e Evropes moderne nuk besoj te kete prodhuar njeri me negativ per vendin e tij sesa ky sharlatan i ndyre qe ka perfituar nga trashesia e matuferia e nje populli te tere dhe qe del akoma ne televizor per te treguar broçkulla. Jo me larg se para nje ore televizioni ketu ku jetoj tregoi sesi kryeministri i ri kishte kerkuar nje eskorte policore (thjesht motorra per ti hapur rrugen kur ka nevoje te shkoje shpejt per te permbushur detyrat qe i imponon posti se truproje nuk ka) qe u debatua ne televizor edhe pse ai kishte te drejte, nderkohe qe ne Albanistan kafsha ka zaptuar nje rruge te tere te shtepia e tij dhe angazhon per sigurine e tij nje shtet te tere, mesa duket ky popull qenka i pjerdhur se te ishte ndonje popull tjeter do ta kishte varur ose vrare ashtu siç vrane libianet Kadafin. Mendoj se Sali Berisha do te largohet kur te bjere nga pushteti dhe nuk do te kthehet kurre me ne Shqiperi as ai as femijet e tij. Paçin faqen e zeze ata qe do te vijne ne pushtet nqs nuk bejne ç’eshte e mundur per ta sjelle me çdo kusht me pranga ne Tirane. Nqs kjo nuk ndodh, ai vend nuk do te rregullohet asnjehere, besoj se ai Rama e lexon ndonjehere kete gazete per te pare komentet tone.

    1. Albann says:

      Beson ti Rani se do denohet Berisha ndonjehere ? Edhe Basha para zgjedhjeve tha qe do e ndeshkojme Ramen per abuzimet ne Bashki….E kupton besoj qe e njejta gje do ndodhe me Berishen…Rames i takon te thote qe Berisha do paguaje per te keqijat qe po i ben ketij populli.Por kjo eshte vetem per show ,se ne realitet do e ndeshkoje aq sa e ndeshkoi Nano per 97′.(nano kishte nje arsye me te forte per ta rasur ne burg Berishen,sepse u fut ne burg po prej Berishes.
      Eshte paradoksale por Berisha ka guximin ti ndeshkoje,kurse socialistet kurre s kane gjetur forcen per ta ndeshkuar.
      Une uroj qe ne 2013 Rama jo vetem per te hequr qafe Berishen ,por dhe per te vene ne prove Ramen .Dhe venia para ligjit e ose jo e Berishes do jete prova e pare e shtetit qe do ndertoje Rama.
      Te shohim c do ndodhe…Koha iken shpejt…

      1. Rani says:

        Albann, te them te drejten nuk besoj se do ta fusin ne burg Saliun qofte edhe Rama ne pushtet. Eshte per tu çudite po keta socialistet qenkan pederaste te lindur, Saliu i ka rrahur e i ka futur bile ne burg ndersa keta se kane bere me Saliun kur ju erdhi zogu ne dore ne 98 e 2000. Ky Rama eshte pordhe e ftohte po shume ketu nuk e kane kuptuar akoma. Shpresoj te gabohem. Sidoqofte gezuar vitin e ri ty edhe te tjereve ketu.

  6. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Ju bej thirrje Berishjaneve qe te mos perbuzni popullin shqiptar per hir te Berishes, por te bashkoheni per te larguar Berishen. 2012 duhet te jete per shqiptaret dhe jo per Berishen. Gezuar Vitin e Ri per shqiptaret e ndershem!!

  7. luksenburg says:

    I VETMI DIKTATOR QE NUK ARIN TE BEJE DALLIMIN MES URIMIT TE VITIT TE RI DHE MALLKIMIN E SKAMJES QE I KA SJELL KETIJ VENDI NE MES TE EUROPES: O SALI TE UROJ NE 2012 VAFSH NE GOP SE SEMES TI DHE QEVERIA JOTE.

  8. Emigranti_UK says:

    Sali Protopapa Gezuar vitin e ri bashke me familjen tende serbe. Zoti i shpetofet Shqiptaret dhe SHQIPERINE nga ty klysh i serbise. Gadafi po te pret ne 2012….

  9. burreli says:

    Ky ganibal flet siç i thone;Si e jema e zeqos ne maj te thenes.Nuk e di por mbase flet me jashte-toksoret jo me ne qe jetojme çdo dite ne kete “mrekulli” allasaljanshe.Te pakten nje dite te mos haj m…ndersa 364 dit e 6 ore te mos ja ndaj .Edhe i verberi edhe ai qe sdegjon i shikon dhe i degjon bemat e ketij krimineli .Ndjehem i pa fuqishem te komentoj per kte moster sepse gjerat jan pare e shikohen jan degjuar dhe degjohen çdo dite.

  10. shpati says:

    Lexoni cfare thote ky serb i nginjur:”Gëzuar Vitin e Ri 2012, vitin e Flamurit tonë”!Dhe a e dini se per cilin FLAMUR e ka fjalen ky ANTI SHQIPTAR???-Per flamurin e Serbise !!!SHIKONI SE CFARE SHQIPONJE KA VARUR NE ZYRE,NE SALLEN E KONFRENCAVE TE SHTYPIT,NE KAPAKET E LAP-TOPEVE TE MINISTRAVE:AJO ESHTE SHQIPONJA SERBE DHE JO SHQIPONJA E FLAMURIT TONE!!!Ky BARBAR DITEN E CLIRIMIT NE 29 NENTOR nuk e njeh,KUSHTETUTEN E KA BERE ZHELE,DREJTESINE NUK E PRANON,VETEM KUR I DUHET TE VJEDHE VOTAT!!!Per cfare urimi e ka fjalen ky ARMIK I NJEREZIMIT???Edhe une po e uroj me gjithe shpirt:NGORDHSH NJE ORE E ME PARE,O KATILI I ZI,QE I KE MARRE JETEN SHQIPTAREVE, ME ZI SE 500 VJETET E PUSHTIMIT OTOMAN TURK!!!

  11. Mali Korabit says:

    Un nuk jam miku jot. Ti nuk je as armiku im. Ti nuk je Kryeministri im. Ti je njè i vdekur qè po vdes tè gjallèt. Ti po i pèrçan, po i vjedh, po i vret. Un nuk kam e nuk pranoj tè quhem mik njè njeri qè èshtè i vdekur pèr sè gjalli.

  12. net says:

    Viti i Ri

    e ka prejardhjen në Babiloni, Azi…

    Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e viteve në ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur natyra rilindë mbas dimrit të gjatë…

    Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë

    Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra.

    Mithra, prej të cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyu dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyerja në Vitin e Ri!

    Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: “Paganism in the Christian Festivals”, (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: “Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqëve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…”

    Përse gëzimi dhe argëtimi?

    Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!

    Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!

    Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…!

    Përse zbukurimi, dekorimi?

    Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, siç shihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…!

    Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë të Evropës, para krishterimit, besonin se pemët e gjelbërta, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, kanë diçka hyjnore.

    Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, që nuk do t’i lënë pasdore..!

    Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t’i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë…!

    A ka kuptim që popujt me besim monoteist, siç jemi edhe ne, shqiptarët, qofshin të krishterë apo muslimanë, të presim, të kremtojmë, të gëzohemi, të tranohemi për një festë pagane, siç është Viti i Ri? Këtë e gjykon Bibla, e gjykon Kur’ani, dy Librat Hyjnorë, më të lexuara, më të përhapura, më të nderuara, në rruzullin tokësor.

    Shën Pali, në letrën dërguar Efesianëve, ndër të tjera, shkruan: “…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi.” (Bibla, Efesianëve, 4:17-20)

    A keni menduar, si besimtarë, ndonjëherë rreth kësaj çështje? Nëse nuk keni menduar, atëherë shtrohet pyetja: Deri kur të pranojmë, pa menduar, çdo festë që të tjerët na kanë servuar – si një sofër e shtruar?!

    Sidoqoftë, para nesh është Viti i Ri, por jo për ta pritur, se ai vjen vet, jo për ta kremtuar, jo për ta uruar, jo për t’u gëzuar, jo për t’u shfrenuar, por për të medituar!

    Meditimi rreth Vitit të Ri do të na çon kah një kuptim më i thellë i jetës, i kohës. Koha, për të cilën betohet Krijuesi i Madhnueshëm në Kur’an, është gjëja më e çmueshme për krijesën-njeriun.

    Njeriu i sotëm, modern, bashkohor, perëndimor, materialist, është i aftë për të drejtuar, për të kontrolluar fuqitë e ndryshme natyrore, por qe de, është i pa aftë për të frenuar epshet e veta shtazore…!

    Mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenë larg Zotit, duke mos përfillur udhëzimet e Tij, shumicën e njerëzve e ka tërhequr kotësia, marrëzia, shfrenia të shtyrë nga lakmia…

    Në etapa të ndryshme kohore, miliona njerëz për shkak të mosdijes, lakmisë, grykësisë, padrejtësisë janë shkatërruar, janë asgjësuar. Po të kthehemi në histori, do të pyesim me habi: Ku janë gjithë ato perandori?! Perandori shekullore, të fuqishme, që dukeshin aq madhështore, por u shkrinë si me qenë fluska bore!

    Sot, sikurse dje, njerëzit që nuk kanë besim në t’Madhin Zot-jetojnë kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellë begati!

    Me kohë, bota e kapitalit, e tregtisë, e bisnisit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej çdo lloj pisit, këtë e kanë kuptuar dhe përgatitjet për Vitin e Ri , që moti, ata i kanë filluar. I kanë filluar dhe do t’i përfundojnë përgatitjet të organizuara më bukur se çdo herë, sepse me fitime të mëdha, si asnjëherë, e shpërblejnë vetveten menjëherë…!

    Nata e Vitit të Ri

    Për natën e Vitit të Ri thuhet se është nata më e gjatë, nata më e mrekullueshme. Po, por këtë e thonë të gjithë ata që janë në gjëndje të trullueshme!

    Në të vërtetë, jo vetëm që është nata më e trullueshme, duke pirë- pije alkoolike e narkotike, duke kënduar, duke vallëzuar, pa rend e vend, pa kurrfarë sjellje, duke hangër deri në vjellje, duke luejtur bixhoz, lotari duke bërë edhe ndonjë marrëzi…! Pra, nata e Vitit të Ri bëhet jo vetëm nata më e trubullueshme, ajo bëhet edhe nata më e mjerueshme, më e mallkueshme, më e dënueshme…! Pse? Sepse kjo është një festë pagane, e cila urohet pothuejse nga mbarë bota, por të gjitha urimet janë të kota ! Urojnë, urojnë, urojnë, derisa e teprojnë, derisa urinojnë dhe pse ata ashtu nuk mendojnë, nuk besojnë…!

    Ka shumë që do të thonë, është e drejta jonë, jemi n’Evropë, jetojmë në liri, në demokraci dhe e gëzojmë të drejtën të kremtojmë, ta presim Vitin e Ri!

    Po, me siguri, keni të drejtë ta pritni, të kremtoni , por një ditë do të vajtoni…! E drejta juaj nuk do të thotë se po veproni drejt. E drejta juaj, në këtë rast ju bën të huaj! Nëqoftëse dëshironi të jeni si të tjerët, atëherë kush do të jetë si ju?

    Me pak fjalë, kjo është e Vërteta, e Vërteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit të Ri – është kotësi, është marrëzi? E Vërteta, siç thoshte Shileri, nuk pëson nëse dikush nuk e beson.

    E Vërteta është Zoti. Zoti është Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandej, të gjithë kemi nevojë për Zotin. Zoti nuk ka nevojë për ne. Kush vepron mirë, shpreson mirësi

    nga Mirësia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do të falet dhe qetësohet, rehatohet… I varfëri shpreson të pasurohet, i sëmuri të shërohet, i papuni të punësohet, i burgosuri të lirohet…

    Zoti është i vetmi Krijues, i vetmi Furnizues dhe i vetmi Dhurues për gjithçka. Ai Krijon, Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershëm i Mirësisë dhe Bujarisë së Tij, jo Viti i Ri.

    1. dritani says:

      Nobody’s right if everybody’s wrong!

    2. O ZOT says:

      O net po qenke gomar neto o qyqar,po kush po te dhjet ty se nuk festoke vitin e ri.Kuptohet me mire ngri bythet ne xhami e futja nje sureje aswhtu sic ju ka mesuar baba dovleti per 500 vjet me radhe. Mos harro te marresh edhe Mero ziun dhe qose mavrine me vete….dilni trioja me e mire e Tora Bores

      1. Thanac says:

        I forte paske qene! Si arite ta lexosh gjithe ate budallallek?

  13. Goni says:

    Ky te ben ta futesh shpirtin ne gjynah edhe per vit te ri.

  14. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    JU BEJ THIRJE RAMEVE DHE RAMOVIQVE QE MOS TA PENGOJN ANETARSIMIN E SHQIPERIS NE EU SE MJAFT E BLLOKUAT 2VITE ME PROTESTA E GREVA TE URISE.PER URREJTJE DHE PÉR INATI TE SALIUT NUK DUHET TE PENGOHET KOMBI DHE SHQIPERIA.PUSHTETI MIRRET ME VOTA DHE JO ME DHUNE.GEZUAR VITIN E RI 2012 PER GJITHE SHQIPTARET E NDERSHE SOCIALIST.

    1. genc says:

      Kot qe ben thirrje, ashtu jane te prere.

    2. fule says:

      Ky eshte urimi im, nuk e di a jam i ndershem por e di qe nuk jam socialist:

      Vdekje Sali Berishes. Burg Ilirt. Poshte shpellaret talebane qe e degjeneruan kete vend!!!

    3. Ramy says:

      Vallai bilai mire i ke thone, e pa tan bota qe deshin me e mor pushtetin me stilolapsa pistoleta, po ne si lam, breshni plumbash si ne Siri i bom.

      Evnopa i la 12 detyra ktyne socialistve po mazalla se realizun te pakten nje, vazhdojne me korrupsionin nr.1 ne Evrop keta.

      E thuj mer bab a kam apo jo te drejte te qahem tashti

    4. Taip Lala says:

      ik ti mer malok i saliut se dukesh shume qesharak me ato qe shkruan..shko mbush barkun me buke njehere pastaj dil na trego felliqsiren e Vucidolit

  15. tekniku says:

    PRODUKTI I ME TE KEQES DHE ME TE NDYRES QE KJO TOKE KA PATUR NDONJEHERE NE HISTORINE E SAJ.BERISHA.

  16. Tani says:

    Akoma gjalle je more jashteqitje njerezore? O plehra e plehrave

  17. Shefqet Cela says:

    Qenkemi vendi i dyte per ritjen ekonomike e te rrogave!?
    Nuk e paskemi ditur! Duke shikuar rreth e rrotull, mua me del ndryshe.
    Te njejten kenge kukuvajte degjuam edhe nga qeverija e Kosoves.
    qenkan infektuar edhe ata me DELIRIN E DEMAGOGJISE DHE TE VETEKENAQESISE BOSHE. NA SHESIN KOLLOQIFTE ME RIGON, PIPER DHE ZEHER.
    TRISHTIM!
    Shqiptaret “ne krye” te Evropes dhe botes. Se prapi, mjerisht!
    Ketij dykembeshi i vjen ere e qelbur çdo fjale qe nxjerr nga goja. Merret me mend çfare gjirizi ka ne shpirt deri sa nxier vrer per opoziten edhe ne keto momente feste. Kerkon te na e nxije edhe kete çike gezim mbare im popullor.
    Mendofte Allahu per te. I dhente mend dhe thefte qafen nga politika!

  18. Lex Rex says:

    Ne daten 21 janar te dalim masivisht per te kujtuar Ziverin, Hekuranin, Faikun dhe Aleksin dhe per te kerkuar doreheqjen e satrapit.

  19. podgora says:

    HIPOKRIZI E MADHE..DOLE PRAPE PER TU DUKUR….O ZOT I MADH..KUR DO VIJE DITA TE JAPESH LLOGARI..ORE OPOZITAR POR VELLA..!ORE BASHKFAJTOR I HISTORISE..!ORE GENJESHTAR ORE MASKARA..! ORE DJEGES I SHQIPERISE..!ORE VRASTAR I LIRISE ..!ORE VRASES I DEMOKRACISE..INATCI DHE INTRIGANT,TANI SMBAN ME UJE PILAFI..NDAJ NJE DITE TE JAPESH LLOGARI SI KADAFI..!

  20. ela says:

    O plehre. Stu mbyll goja me vrer dhe sot do ti ndash shqiptaret. Mos gjec paqe.. o zot me fal.

  21. Alban says:

    sa turp te vjen te te quaj bashkombes nje qelbesire vucidoli,qe shkaterroi dhe vodhi gjithe vendin ..te te quaj bashkombas nje kriminel dhe sahanlepires i njemije e nje zoterinjve eshte vertet skandaloze

  22. AGIMI..USA. says:

    O SALI KRIMINELI, PERSE NUKE ZE NE GOJE VRASJET, VJEDHJET, VETVRASJET, VARFERINE, PAPINESINE. KORUPSJONIN,KU SHQIPERIA ESHTE NE VENDIN E PARE. PERSE NUKE THUA O KRIMINEL QE SU DHASHE SHPEBLIM PENSJONISTEVE, PARAPLEGJIKEVE,KURE PENSJONET E TYRE JANE APO SJANE PER TE MBAJTUR SHPIRTIN GJALLE. PERSE FSHATAREVE NE KORCE PO U PRISHEN PATATET E MOLLET ME MIJRA KUJNTALE, JU JINI MAFJOZ GENJESHTAR , KRIMINEL HAJDUTE . QEVERIA TUAJ ESHTE QEVERI PLERASH , HAJDUTESH E KRIMINELESH. SI TE TILLE NJE DITE DO JEPNI LLOGARI. NE QE JETOJME JASHTE NA VJEN TURP KURE TE SHIKOJME E DEGJOJME, PRANDAJ SDUAM E SDUROJME TE NA IZESH EMRIN DHETE NA UROSH PER VITIN E RI. JU MERITONI VETEM TJU TERHEQIM ZVARE SI ENVERIN NDERSA TE TJERET DO TE JAPIN LLOGARI PARA DREJTESISE QE DO TE VI .

  23. REX says:

    Mallkuar dita qe hyre ne politike dhe pika na rënte ne qe te besuam dhe te ndoqem pas o plere o Jude,o Luçifer, U pervelofsh dhe i zi mbetsh ne historine e ketij populli.

  24. ani says:

    O zot ku jane shenjtoret e drejtesise si tek filmi amerikan. Vetem ata i lajne esapet me keto mostrat berisha, meta , basha , medi, ristan e co.

  25. besniku says:

    uroj nje vdekje sa me te shpejte per kete monster,kurve

  26. shqiperia says:

    sa fallco eshte,kur doti pastrohet truri ketij palo burre.e ka bere vendin si afganistan,plehra ,vrasje,vjedhje,pasiguri ne jete,papunesi,shkaterrim etj.

  27. tana says:

    Prej teje kemi ikur “mbrapa diellit”, siç thote populli. Larg qofte te na vish afer ti o shpellar; ti o kriminel me duart deri ne berryle me gjak; ti o i pabese; ti o hakmarres i pangopur; vdeksh duke bere gam, gam,gam…!

  28. Albo says:

    Vafsh në Ferr e u bëfsh lugat! E si lugat u dalsh në gjumë berishianëve!

  29. FRROKU says:

    Ceshte ky more more ZOT dhe naten e ndrimit te viteve sjell urretje,percarje,ZOT ruaji Shqiptaret nga ky njerii cekulibruar.Gjithe SHQIPTARET gezuar vitin e ri,qofte nje vit i mbare per familjet shqiptare.ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET E VERTETE.

  30. Agimli says:

    Paska filluar koncerti i vitit te ri me shakate e ketij debili………

  31. Shpresa e re says:

    Zoti te me ndjeje pe kete qe do shkruaj.Vuajtja e njerzve te ndershem ne Shqiperi me ben te shkruaj keto pak rrjeshta jashte edukates e kultures time.
    Sali Berisha ia ke kaluar dhe Hitlerit.Perfundofsh si ai.Nami e nishani te mos te mbeten.Po je gjalle kusur mos te te lere drejtesia e popullit qe po e fundos dita me dite. Genjeshtrat e tua e mashtrimet e tua nuk kane mbarim.Parti Demokratike nuk ekziston – PD eshte nje tufe hajdutesh qe drejtohen nga nje kriminel- e ky kriminel je ti.
    Mallkuar qofsh….

  32. Sabahli says:

    Ky Agimli(Sabahli,nga Koreja e Veriut a nga eshte ky?)Do kete zabtuar nja 2 hektar toke nga Bathorja me siguri dhe tani kushedi ne cfar dogane punon.Ju lutem” mos ja shani Salin”

  33. aj.vlora says:

    or ty Kina ate gruan cupen e ku ti kesh se e meriton si per fund viti.

  34. Mandi says:

    felliqsire e ndyre shpellash ..po te vjen ora te paguash dhe kete e di mire ti malok i peshtire

  35. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Te gjith ato shqiptar qe jane kunder Berishes jane te ndershem sepse duan nje demokraci te vertete. Gezuar te nderuar shqiptar, por pa Berishen!!!

  36. Dulla says:

    Saliu I(dmth i pare) dhe i fundit, e vetmja qe ka mbetur nga egzistenca e juaj jane pordhet por dhe ato po shterojne, per te vetmen arsye se jane me shumice.Te gjitha arritjet e qeverisjes tuaj jane tullumbace qe plasin pa u ngritur ne ajer. Ata qe te vijne pas nuk e kane guximin te thone se je nje plak i rrjedhur dhe bejne sikur te besojne.E vetmja arritje konkrete e qeverise tuaj eshte vjedhja e popullit,zgjedhjeve( po qe se keto te fundit quhen akoma keshtu pas katraudhes se 8 majit)dhe lepirja e b. se ambasadoreve qe shikojne komedi ne vendin e tragjedive.

  37. Vicidoli says:

    Shikoni kush ka ngelur te mbroje Berishen,cfar nxjer nga goja jashtqitja e sabahut,Erdhi ora te paguash gjithe vjedhjet qe ke bere kete e di mire ti malok i peshtire.

  38. peci luku says:

    IK KU TE POLLI JOTEME O QEN I NDYRE THYEFSH QAFEN E MOS TA PAFSHIM BOJEN O KRIMINEL SKEMI NEVOJE PER URIMET TENDE O KERRMESIRE PSE S NGORDHE SE STE DURON DOT POPULLI

  39. gruaja says:

    Te gjith urojne vdekjen e Sali Berishes dhe me plot te drejte,po a ka DHE QE E PRANON BRENDA VETES KETE KRIMINEL TE POPULLIT VET???????????? lusni sa te doni po me spjegime mjeksore BUDALLEJT RROJNE SHUM,dhe fatkeqsia e keti populli qe e mori ne qaf,e la mbrapa botes ky faqezi,po me duket se po i troket e keqja te kembet,po i merren mendja {qe nuk ka fare}neper podjume,dhe ather shqiperia dhe shqiptaret kan festen me te madhe,ather kur te NGORDHI ky,vjen demokracia te cilen kerkojne shqiptaret,ky eshte sistemi PUNOJNE QORRRRAT DHE HANE HORRAT……….

  40. Beli says:

    Sali Berisha eshte i shkallur nga mendja.Si nje kriminelvrasesh i 21 janari e dredhoj qellimisht per te mbuluar katastrofen e paramenduar nga vete ai,se i rrezikohesh keshtjella nga demostruset paqesore.Me paturpesine me te shemtuar dhe primitive dhe me gjuhen e gjarperit u degon urime shqiptareve per nderrimin e viteve te jene te lumtur e te gezuar. Kjo dote thote; Besomeni mua thote ai(Saliu)per urimin.por kur cdo njeri ose grup personash qe kerkojne te me marrin pushtetin’te fituar me vote’une nuk te fal dhe te shtrij shakull ne bulevard.Ky eshte ideali dhe qellimi kryesor i diktatorit te shkalluar nga mendja per te qendruar ne pushtet.Si i shkalluar mendesh do ti gjesh ato kur te gjendesh para drejtesise dhe hekurave,qe nuk doti hane as qenjte e zagaret qe te mbrojne me anti plumb mbi kurriz e makine.

  41. Azem Gjoka says:

    Te nderuar Bashkeatdhetare…Gezuar vitin e ri 2012.
    Do tju lutesha shume mos ta ofendoni malesine dhe veriun e Shqiperise duke e barazuar me nji felliqesire te kombit , me nji Kriminel te ndyre me nji spiun serb me nji vellavrases sic eshte Sali Ram Berisha.
    Ky njeri qe po vjedh , shkateron , vret e percan Shqiperine e Shqipetaret nuk ka asgje te perbashket me malesine dhe malesoret .
    Ky njeri qe Diktatori Enver e solli nga shkrepat dhe e beri njeri , ka nji mision te ngarkuar nga padronet Serbe….percarjen e Shqiptareve kudo qe ndodhen .
    Ky kriminel qe vrau e preu shume shqipetare te ndershem , qe vodhi pasurite kombetare dhe qe tall popullin shqiptare shume shpejt do i pergjigjet drejtesise .
    Gezuar vellezer vitin e ri qe nga veriu deri ne jug , nga Kosova deri ne Cameri Shqiperia eshte nji dhe shume shpejt pa kriminelin , hajdutin , tradhetarin Sali

  42. Duk Gjon Mazo says:

    Ky është kufomë, por në rast se nuk merret për bythe dhe të hidhet në koshin e mbetjeve, do na kthejë të gjithëve kufoma.Ai ka vrarë popullin më 21 janar dhe akuzon se populli paska tentuar të vrasi vampirin. Shqiptarët e vërtet duhet të bashkohen se ndryshe na shiti të tërëve, sepse pjesërisht na ka sërbizuar!

  43. Adi says:

    Po ky debil mos mendoi se ishte ne mbledhjen e qeverise ku po mbante nje nga fjalimet e tij…sa idjot ne delirin e tij…cdo opozitar nuk qenka ne urimet e tij…lavdi zotit per kete

  44. Kujtim says:

    Kur flet ky per rritjen e ekonomis ne Shqiperi, e ka fjalen per rritjene ekonomis se familjes se vet , dhe ekonomin e zagareve qe i sherbejn….
    K’shtu flasin kriminelet qe fshehin te verteten, dhe realitetin e kombit.
    Kur jep k’to shifra maskaraj, perputhen me varferin ekstrme qe ka ne popullin Shqiptar, per pensionistet qe marrin ,ta zejm fjalen ,100,000 lek dhe paguajn qiran e dritave ne 1 muaj 120,000 lek , e shum e shum poshtersira te tjera.

  45. BARO CORROGJAFI says:

    HIPOKRIZI ME BRIRE.MUA DO TE ME VINTE TURP DHE NUK DO TE DILJA NE FAQE TE DHEUT E T’U THOSHA SHQIPTAREVE QE SHQIPERIA ESHTE BERE KESHTU E ASHTU NGA KJO QEVERI,SIKUR SHQIPTARET NUK JETOJNE NE SHQIPERI.KY VRAU ME 21 JANAR,JASHTE GARDHIT TE KRYEMINISTRISE,DHE KY KRENOHET SE FUNKSIONON SHTETI,AI PERDORI SHARJE ME BANALE PER NJEREZIT E SHTETIT DHE KY NA SHET DENGELA SE SHTETI FUNKSIONON.PO TE FUNKSIONONTE SHTETI KY SALI BERISHA DHE LULEZIM BASHA DUHEJ TE ISHIN ,TE PAKTEN,NE BURG,POR SHTETI NUK FUNKSIONOI,ASHTU EDHE PER VJEDHJEN E VOTAVE ME 8 MAJ,QE POPULLI SHQIPTAR I KA PARE ME SYTE E TIJ SE CFARE U BE ME ‘TO.SALI BERISHES I KA IKUR KOHA.PO DREJTESIA NJE DITE DO TE VIHET NE VEND.

  46. kryon says:

    paqrti demokratike nuk ekziston keto zaptues sharlatan qe drita po i nxjer ne pah jan materjalist te pa skrupullt qe besojn se materia qendron mbi shpirteroren ky vit eshte i sigurt qe njerezit e ndershem qe mbajten gjall vlerat do jen dhe katalizatoret e te ardhmes ne te gjith kombet qe e vlersojn te verteten si e vetmia shpres qe e ardhmja e pasardhesve tane te jete me e begate.kerkoj me perulesi qe shpirterat e vuajtur kete vit te kaluar te na bashkojn dhe ne me popujt qe e kane kaluar kete faze erresire morale shpirterore dhe njerezore gezuar opozitareve te vertet mero muci blendi.m edi andrea albini erjoni b dhe v sajmiri ziveri aleksi faiku …………………………………………………………………………………………………..

  47. agbi says:

    A e vute re se ka fillu me anu shum djadhtas . Mos di njeri se sa jane perqindjet e basteve se kur do te shtrihet ne tok si lopet?

  48. agbi says:

    A e kini vu re se ka fillu me anu shume djathtas . Ae di njeri se sa jane perqindjet e basteve se kur do shtrihen ne tok si lopet?

  49. bushi says:

    Edhe komandanti kriminel, Enver Hoxha, nuk ka folur keshtu neper kongreset e Partise se vet. Lere pastaj po t’i shtosh ketij te cmendurit te sotem, kur ne menyren me te pafytyre, u drejtohet shqiptareve… edhe si qytetar?! nga Vucitoli… Mesa duket fundi i diktaroreve qenka i percaktuar te jete i ngjashem…

  50. tg usa says:

    vetem kur te ngordhe saliu do shpetojme nga ky i marrë

  51. fush-miloti says:

    Do te jepja qfare kam dhe nuk kam, vetem te me jepej
    rasti pese minuta, e ti them dy fjale ne sy ketije
    hitleri te demokracise shqiptare.Kryetar gjykate per
    SALI BERISHEN,ILIR METEN ete tjere uhet te jete
    AVNI RUSTEMI.DO TU VIJE DITA.

  52. riza bregu says:

    Shikoni sa bukur i ri kurora mbi koke, tamam si shenjtor!Malsoret e gezuar qe kercejn, i bejne nje kuror hyjnore.

  53. MURAT says:

    -UNE QDO DITE INATOSEM ME SHUME KUR SHOF SE:
    TE ZEZEN E BEN TE BARDHE E TE BARDHEN TE ZEZE.
    UNE PUNOJ DHE TI VJEDH
    SINQERITETIT TE NJERZVE I PERGJIGJESH ME MASHTRIM
    HIQESH SI I MADH KUR NUK JE AS I VOGEL.
    MBURR TRIMERINE TENDE PA PROVUAR ENDE TRIMERINE ELIGJIT TE POPULLIT.
    HIQESH SI NDERTUES KUR JE SHKATERRUES.
    HIQESH ATDHETAR KUR SHET TOKE E DET.
    FLET PER LIGJ E VEPRON KUNDER TIJ.
    FLET PER MADHESHTI,KUR VETEM 5% KANE BERE SUPER EKONOMI,TE TJERET PLOT ME HALLE,PAPUNE,PA BUKE SHUME DHE PA SHPI.
    -DUA TE QETSOHEM TE SHOH TE KUNDERTAT QE THUA TI

  54. austalb says:

    Ky eshte nje pusht mashkull!

  55. e migrant i Britanis Madhe says:

    Berish monstra shqiptare ,beje qejfin vetes dhe kopese se kafsheve qe jane si ty .Shqiptaret nuk jane me para 90 o bastard i ndyre.Fytyra jote prej nje maloku kriminel eshte degjeneruar prej kohesh.Por fatekeqesisht duhet te pranojm se edhe tek opozita pake shpresa shikon ai popull qe eshte ne duart e tua te pergjakura ,kriminel Berisha .Ne jemi shtet Europian por me ty i ngjajme nje shteti afrikan.Ti e di shume mire qe shumica e popullit shqiptar te urren me gjithe shpirt dhe ti del ne TV vetem per tu prishur gezimin e festave atyre.Edhe une qe jame me miJra km larg nuk te duroj dot te shohe fytyren tende kriminele .Por i drejtohem kombit tim shqiptar .I duruar i fituari .Shqiptaret duhet te jene te durushem se fundi i ketij krimineli eshte jo i larget.Gezuar VITI E RI 2012.

  56. BUJAR HASANI says:

    NE CDO LLOJ TEMPERATURE TA LESH KETE NJERI AS SKUQET AS ZVERDHET……

  57. SADIKU says:

    A do ti besoje kush ne SHQIPERI dhe ne BOTE keto RRENA, keto PALLAVRA qe i flet pa pike turpi nji i QEKULIBRUAR MENDOR nji njeri qe nuk han pyke kurresesi. A ka shume te tille TROPOJA ?

  58. Debatiku says:

    Ptuuu i pa fytyre!te te vije turp per ato genjeshtra qe thua.Une kurresesi sdo pranoj te te kem afer TY sali berisha e jo me te ndaj gezimet e festave me ty ndyresire.Por nje gje me habit me Opoziten e liderin e saj zE.Rama perse nuk ja u kujton popullit dhe tja permendi gjithe kohes,pushtimit dhe djegjes se Kryeministrise e TV Publik Shqipetar qe i beri ky njeri ne 1998 qe donte pushtetin me dhune,me pretekstin e vrasjes se azem hajdarit.Perseri i njejti skenar i luajtur nga ky njeri dhe ky pa pike turpi akuzon Opziten e liderin e saj E.Rama prandaj asnjehere sduhet lene pa ja permendur,as nuk e shikoni lojen e ndyre qe ben ky? ja fut ne kujtese Popullit e trullos dhe ate te dyshimtin, kjo lloj ndyresire eshte ky.

  59. saluku says:

    Kam bindjen absolute se kur te uron ti eshte njelloj sikur te ka uruar djalli vete.
    Ty shumica te urren dhe kete ti duhet ta dish mire.
    Ti vetem jeten u ke nxire shqiptareve sa kohe qe ke qeverisur dhe nuk behet fjale absolutisht per suksese sic ti pretendon.
    Une si shume te tjere, per sa kohe ti pretendon se na uron, te urojme te njenjten gje “Tu nxifte more satrap i pashpirt”

  60. populli says:

    PARLAMENT TU SHOFTE EMRI

    PARLAMENT TU SHOFTE EMRI
    CMBAN PERBRENDA A E DI
    NJE TUFE HORA MASKARENJ
    ME NE KRYE SHOKUN SALI
    JOZEFIN O LENGU GROSHIT
    INJORANTE ME DIPLOME
    TE RA FATI TY TE TALLESH
    ME NJE POPULL TRE MILJON
    OPOZITE TU SHOFTE EMRI
    SE NUK JENI PER ASGJE
    HANI QULL E NUK BEZANI
    PA JU SHAN SHOKU SALI
    EDHE MOTRAT BASHK ME NENAT
    MU NE TREG JU A KA NXJER
    JU SHIKONI SI TE SHUAR
    JU SHIKONI SI TE MJERE

    E SHIKONI E SE DINI
    SE CLLOJ BURI ESHTE AI
    ME TE QELBUR SE BEN NENA
    DHE NE SHPIRT STER I ZI
    VALL SE DI SI JETONI
    JU O BURRA ME NJE R
    KOMBI JU KERKON NE MBUROJE
    ZERIN TUAJ TE DEGJOJE
    POR SE JU E KENI MBLEDHUR
    MENDJEN TOP SI ASNJEHERE
    PA PER VOTEN AS MENDONI
    DHE PER POPULLIN ASNJEHERE
    DEPUTET SE HAPNI GOJEN
    ASNJEHER NE PARLAMENT
    ROGEN MARIN MARSHALLA
    PIKA NE KOK PSE SU RA

    HAPU DHE E I PERPI
    KETA LESHKO NJE NGA NJE
    20 VJET SHKUAN E VANE
    PRAP MIZERJE E VARFERI

    PRAP MARVESHJE ME SALIUN
    BERI RAMA KETE HERE
    UJKU QIMEN E NDERON
    POR ZAKONIN SE HARON

    DHE NE STOL PER KATER VJET
    RI O RAME DHE NJEHERE
    SE PUSHTETI SDI SI MERET
    SE PUSHTETI VET STE VJEN

  61. populli says:

    Demokracia ose fjala e lire e POPULLIT ne Shqiperi nuk ka kuptim.
    Te protestosh do te thote ti prishesh qetesine Kryeministrit.
    Te kalosh ne bulevard ose te shkelesh “regulloren e gardhit”Sala te vret
    Kete popull Saliu e uroi ne 21 janar 2011 ku derdhi gjak se bashku me lulin e vocer dhe tronditi mbare poinionin boteror.
    Per sa kohe ky popull do ta vuaj kete tirani?

    Intelektuale te vertete merni ne dore fatet e vendit mjaft me mbetet pas perdeve.Jeni e vetmja vlere qe i ka mbetur Shqiperise Vetem ju perbeni shprese per kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje