Në mbledhjen e 28 dhjetorit të vitit 2011 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin e Bashkisë për vitin 2012. Në këtë mbledhje, këshilltarët e majtë dhe të djathte kanë miratuar edhe një fond për rikonstruksionin e konviktit të Shkollës së Gjuhëve të Huaja, ku aktualisht qëndrojnë 100 nxënës, si dhe fëmijët e jetimores “Zyber Hallulli”, për shkak të rikonstruksionit të godinës tyre.
Pas gjashte muajsh jo vetëm që rikonstruksioni i godinës nuk ka nisur, por po rezulton se kjo godinë nuk është më e domosdoshme për bashkinë dhe Ministrinë e Arsimit, ndaj ajo po i jepet me qira një universiteti privat, pasi drejtoria e konvikteve nuk përballon koston e mirëmbajtjes.
Top Channel siguron dosjen e plotë me të gjitha procedurat që vërtetojnë dhënien me qira të kësaj godine.
Dosja tregon qartazi se pas një kërkese të universitetit privat “Luarasi”, drejtuar kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, për marrjen me qira të ambienteve të konviktit të Gjuhëve të Huaja, ky i fundit i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë nisjen e procedurave për dhënien me qira të këtij objekti shtetëror, i cili administrohet nga Bashkia e Tiranës. Godina është me pesë kate dhe ka një siperfaqe prej 3500 metër katrorë dhe numri i nxënësve që e përdorin atë aktualisht është 100.
Kostoja fillestare e kësaj godine është vlerësuar me 11.940.827 lekë dhe Drejtoria e Konvikteve ka kërkuar që kjo godinë të jepet me qira, sepse kostoja për mirëmbajtjen e saj është shumë e lartë dhe nxënësit që qëndrojnë aty të shpërndahen në konvikte të tjera. Sipas propozimit të drejtorit të konvikteve të shkollave të mesme, tarifa dysheme për dhënien me qira, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 8 qershor 2011 është jo më pak se 300 leke për metër katror. Procedura kërkon që më pas dosja të shkojë në Ministrinë e Ekonomisë, ku ministri i sapolarguar Nasip Naço, ka firmosur që të hapet tenderi për dhënien me qira të kësaj godine.
Burime jo zyrtare pohojnë se tenderi për dhënien me qira të këtij konvikti është përcaktur më 28 qershor, pra ditën e mërkurë. Deri këtu duket të jemi brenda procedurave zyrtare dhe nuk ka asnjë shkelje, por ka disa pyetje që hedhin hijet e dyshimit për skandalin e radhës me pronat publike:
Ku do të shkojnë nxënësit e shkollës së Gjuhëve të Huaja?
Nëse vërtet ky konvikt nuk është i nevojshëm, përse procedura për dhënien me qira nuk është bërë publike që të garojnë të gjithë, por mbahet ende sekret e madje as nuk pranohet nga institucionet që po e organizojnë.
Përse procedurat kanë nisur kur këtë e kërkoi universiteti privat Luarasi?
Nëse konvikti do të jepej me qera, përse ai nuk iu dha Universitetit Shtetëror të Tiranës, i cili po e zhvillon mësimin me tre turne për shkak të mungesës së ambienteve dhe e ka kërkuar më herët këtë konvikt dhe nuk i është dhënë me pretendimin se nuk kanë ku t’i dërgojnë nxënësit?/TCH
what…????? Hysenbelliut……kesaj i thone rrace ariane!!!!!
pune korrakesh……….
ahhhhhhhhhhhhh, keta kurva duan burg. aty i veshin minifund e i trajtojne sic u takon.
Irfani e ka hallall….ka punuar qe ne 91 ne fushen e import exportit dhe bissneseve te tjera,kur ne te tjeret benim sehir dhe llafe kot me kot.Eshte aftesia e tij prej skrapaliu,qe sot eshte nje nga bossat me te parapelqyer te klases te politikaneve dhe qeveritarve medioker shqiptar,klase e nje specie te vecant, e cila nuk eshte pare ndonjehere ne historine e njerzimit.I lumt by,,,,kur gjene shesh ben pershesh.
Or ti mik apo me mire armik-malok, po pse nuk e dime se si i ka bere Irfani qe ne shkolle te mesme hante qyrret dhe vishte opinga skrapari. Ai luan parate e pista te dy personave njeri ne Tirane dhe tjetri i ikur ne USA ne 1990. Por ka lidhje me dy kapo-bodiguardet e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise, si dhe me nje pjese te fisit te Ilir Metes ne Corovode e malesine e Skraparit.
E mer daj si boni ene ju. Mire mo e boni, perca u zgjodh kryetar ai, per mu ene per ju ? Jo mer daj per vete, me bo noi dore pare, dhe po njeli noji gjo per ne qe i sherbejna.
Paret po i bo sheshit, ene ju skeni hic ca me i bo… boni der-der ketu, cudia mo e modhe 3 dite zgjate. Po kjo soshte asigjo, prisni prisni po sju kena morr ene shpiat per nja 4-5 vjet sic po shko kjo pune. Fix si Rofmetliu Enver ka per tu bo. Komunizmi vallahi sna pelqete, por te jesh n ven t komunistit qe bo ca t dush qeka bukur. Duroni ene pak o popull, ene pak na duhet.
Vape e modhe, krize botnore, erresire, ska leke, hic per ju.
Jepini, dhembet shkulini keti populli se nuk ndjene gje…
hahahaah Krize botnore, erresire, ska leke per ju ahahah
Dhemballet shkulini, se ska per tu ndi njeri.
Ore ky Basha eshte skandaloz fare, po ti shkojme ne shtepi ketij qelbesiri e tja japim shtepine e ketij tek ndonjeri dhe ne populli!!!!!po kush eshte ky qe shperndan pronat tona te bera nga prinderit tane me gjak e me djerse more.
Kurse ketij irfanit e zamirit do ti marri ky popull peng femijet ndonje dite, te vazhdojne keshtu se do ta shohin se ku do perfundojne……
Te shohim c’do beje per kete krim te hapur Ina Rama, per ju qe e admironi ate…
Rama do dali do flasi, do thote qe eshte bere kjo shkelje… kaq me shume ska ca te bej se nuk eshte Zoti.
Nqs ndonjeri ketu ka bythe, atehere Rama thote qe shko ene vriti… pse nuk leviz ti qe ke bythe…
Vetem llafe, ca do bej Rama, do e sjell ne vemendje te popullit qe populli mos te votoj me keta halet.
O Rama, po qite ate shkopin magjik ta mbyllim kete pune se vetem keshtu do ky popull
Nuk kemi pushtetare e politikane,por vetem nje lukuni hajdutesh te felliqur.Nuk kemi opozite,mendje te ndritura e te pa korruptuara ne radhet e saj qae te ngrene e drejtojne popullin.Me duket se nuk kemi as popull,por thjeshte nje turme pa koke e tru skellverish qe mendojne vetem buken e kalamajve.Qofshim ne qe jemi.Me keto mend qe kemi Drejt hales do te vemi.
Po ca opozite thua mor qyqar, ti je opozita qe shet voten per 5 mije leke.
Ca dmth opozite per ty, ti pra je…
Ne vendin ku u ngrit konviktii Shkolles se Mesme Asim Vokshi ka qene ndertesa e konviktit te Universitetit te Tiranes,t’i kthehet po Universitetit te Tiranes.
HAJDE KOMEDI DHE CFARE KOMEDIE.KOMUNISTET QUAJNE PRONA TE TYRE ATO SHTETERORET,NDERSA PRONARET E VERTETE NUK PO MARRIN SHTEPITE E BABALLAREVE TE TYRE QE U KALBEN BURGJEVE TE ENVER HOXHES.
A ka ndonje institucion ne kete vend, qe te ndale doren e hajduteve me kollare, me pushtet?
Deri ku do te vazhdoje kjo maskarade hajdutesh dhe kriminelesh?
A ka prokurori qe paguhen me parate e ketij populli per drejtesi, qetesi, mbrojtje te jetes se tyre dhe te prones?
A ka gjykata ne kete vend?
A do te vije nje dite qe do te rishikohen keto maskaralleqe, hajdutlleqe dhe krime te ketij pushteti te pa boje dhe te pabese?
…………………………………………………………………………………………….???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Cfare behet keshtu moreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee??????????????????????????????????????
Ky lajm eshte per ata qe u cuditen nga reagimi per nje peme te prere dhe kuptimin e atij veprimi nga, mender me thene, Drejtori i Galerise se Arteve.
Keta e trajtojne pronen publike si te babes.
Mos u cudisni kur t’ju zene edhe hyrjen e shtepise ne nje nga keto dite…
PO kush nga ata “Tironsa” ia dha voten ketij pederasti mor aman? O lul ty litari te shkon ka per hije jo kollarja o plere PD-iste, neo-komunist mafioz.
O baci me qafsh ku punon, qe me zbulove se e kam shit voten per 5 mije leke/Te dhjefsha FBI-n e CIA-n, qenke tmerresisht shume me lart se ta.Hallall plako me ke zbulu,nuk e bej me.
Rrembeni, vidhni sa te mundni,asnjeri sju pengon. Zoti ua erresoftë shpirtin.
Na sqaroni pak per ate rrugen qe i dha Rama me qira per 99 vjet Dash Pezes sa ne rregull ishte dhe a ka ndolle ne ne ndonje vend te botes rruga te jepet 80 mije leke te vjetra ne vit (Kur parkimi i nje makine eshte ma shume) per me ndertue pallat?
Apo Rama asht si hoxha beni si them une e jo si bej une?
Ju lutem Meros si i pamvarur qe eshte te me jape nje pergjigje si e di ai vete dhe ta botoje komentin.
Po ik o plesht mali, sje aq i rendesishem sa te censurohesh. Nuk e di cilin test lidhi yt ate kur te konceptoi, por e paska shtrenguar fort.
o kel dakort,ok. po pse nuk e fut ne burg edi ramen sala,qe paska ber korupsion a eshte ne pushtet …denoncoje. me kthe pergj.