Harrohet grabitësi, hetohet i grabituri (VIDEO)

10 Korrik 2012, 12:59Politika TEMA

Duket se problemet e pronarit të argjendarisë të grabitur në qendër të qytetit të Fierit të enjten e javës së kaluar, Ilija Kabucit, nuk kanë të sosur. Pasi përjetoi çastet e tmerrit kur tyta e kallashit iu drejtuara në fytyrë dhe iu grabitën 2 kilogramë flori me vlerë rreth 80 mijë dollarë, tashmë i është kundërvënë edhe policia, e cila ka nisur një procedim penal ndaj tij, ndonëse ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me identitetin e autorëve të grabitjes, raporton Shqip.

Mësohet se ai po hetohet për konsumim të veprës penale të “tregimit të sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/2, pasi video e grabitjes u publikua në media.

Më tej, policia njofton zyrtarisht se është kryer edhe sekuestrimi i serverit të regjistrimit të filmimeve të kamerave në ambientet e brendshme të argjendarisë.

Prokuroria thotë se dosja nuk ka ardhur akoma nga prokuroria, por hedh dyshimet nëse policia po vepron drejt. Sipas organit të akuzës, nëse sekuestrimi i pamjeve të grabitjes nga policia është kryer pas publikimit në media, atëherë 58-vjeçari Kabuci nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale. Sipas prokurorisë, Kabuci duhej njoftuar që materialet filmike, që janë në pronësi të tij, janë sekret hetimor.

27 komente në “Harrohet grabitësi, hetohet i grabituri (VIDEO)”

  1. ncuku says:

    E hengre o derbardhe. Ke filmuar hajdutet qe jane bash miq te policise. Po si mund te tregosh hajdutet live ,ore debil tregtar. Ti duhesh hetuar dhe per floririn se nga e ke marre. Hajdutet thjesht duhen ngritur ne detyre. Me ata filmime ti do te tregosh qe policia eshte e pa afte, qe ministri i ri qe e pacim perhera nuk ben, ti do te thuash se ne kete vend vidhet, ti do te na leshe pa na fuuir ne BE, ti duhesh rrasur brenda. OK.

    1. armand says:

      Po hetohet per konsumim te vepres penale “tregim te sekretit shteteror nga shtetasit”.
      Kapni hajdutet o te korruptuar dhe lereni robin te qete ne hallin qe e ka zene.Sipas llogjikes idiote te nje shteti te dhjerre nga krimi dhe korrupsioni kur te vene kallashin te koka dhe te grabisin duhet te heshtesh se grabitja na eshte bere sekret shteteror.
      “s’kane ç’ti bejne gomarit dhe i bien samarit”
      Llogjika albaneze kunder popullit te shkrete shqiptare po na mbyll edhe dritaret e fundit qe Europa na kish lene hapur.

  2. Tepelenas says:

    Policia bashkepunon me hajdutet,sidomos me keta te armatosurit qe bejne vjedhje me vlere te madhe,se per ata qe vjedhin tela bakri ,kusi dhe buke per te ngrene zbaton ligjin me force.
    Kjo eshte policia jone qe eshte per te qare hallin nga ata qe e drejtojne.
    Zoti na ndihmofte

  3. webapp says:

    po video e Viktor Gushti qe e nxorren policet ?? Kush u ndoq penalisht???

  4. te filmosh says:

    po AKOMA nuk e kuptuat qe ai qe filmon nuk ka te drejte. EDHE ilir meta u filmua me blloke ne dore, me ZE e FIGURE, por doli i pafajshem ,si HAJDUT i NDRESHEM.

  5. Shefqet Cela says:

    PER TI QARE HALLIN KY ARGJENDAR I SHKRETE!
    Grabitesit i vodhen rreth 80 000 dollare.
    Deshi ta kompensoje nje pjese te demit, me shitjen e filmimeve.
    Tani duhet te paguaje gjykatesit qe ta nxjerin nga belaja.
    Halle-halle kjo dynja or tregetar! Nuk te doli vjedhja e hajduteve. Tani do te kesh vjedhjen, me fine, nga drejtesija e shtetit te Atij!

  6. Ton says:

    Profesor Ilia!! Sa keq me vjen.çfare njeriu per se mbari. Tere jeten i ndershem dhe punetor. Robt, plehrave bashke me idiotet e prokurorise. U q. Me gjithe sekretin shteteror. Sekreti shteteror i shtetit te kurvave. Profesor me vjen shume keq qe njerezit e mire dhe te ndershem perfundojne keshtu.

  7. Landi- Sverige says:

    “Shtet” barbaresh! Ne cdo instuticion shteteror, ashtu si dhe qeveria, egzistojne vetem fytyra te egra, brutale, arogante, pa kulture, me eren e djerses si te derrit, me nje gjuhe shqipe me shprehje dhe komunikim te shemtuar nga gojra me dhembe te krimbur e te palare, te koruptuar deri ne palce dhe mbi te gjitha jo profesionale per detyren e ngarkuar tipik te nje sistemi feudal. Atehere si mund te kete demokraci dhe shtet te se drejtes kur ai vend nuk ka kaluar akoma ne fazat e para te sistemit kapitalist dhe ku “borgjezet” e rinj jane nje grup fshataresh anadollak pa shkolle te mesme, por me “doktorata”??!!

  8. ERION says:

    Kjo eshte policia jone; kap viktimat dhe le te lire kriminelet

    1. ismeti says:

      jam shum i bindur se kta dy kodosha jan puntor te sales

  9. Tani says:

    Ne cdo ven te botes policia publikon video te tilla dhe kerkon ndihme nga publiku per te njohur autoret kurse ne Shqiperi cfare nuk na degjojne veshet. Shqiperi hesapi.

  10. ilir says:

    Pamjet i ka shperndare policia qe sekuestroi videon. Kjo eshte e sigurt, sepse ata oficeret e krimeve jane aq trapa saqe i kane hedhur ne kompjuterat e tyre, dhe kaq mjafton. Duhen hetuar ata per shperndarjen e pamjeve jo Ilia. Eshte njeri shume i ndershem dhe gjithcka e ka siguruar me pune te ndershme. Prokuroria duhet te hetoje oficeret rrumpalle qe ka policia ne kete rast, qe shkuan ne vendgjarje 40 minuta me vonese, imagjino qe ngjarja ndodhi ne qender te Fierit dhe oficeret e krimeve bredhin lokaleve e behen tape me pije te shtrenjta, duke bere pazare nga me te ndryshmet.

  11. Besimi says:

    O shtet hajdut po çfar fai ka i vjudhuri o shtet maskarenj o pisa o te pandeshem

  12. Tirona says:

    Njoftim i ri, nga nje burimi sigurt.Polica e ka shpallur te pavlefshme vidion.Tregtari duhet te paraqitet tani perpara gjykates dhe qe te shpetoj pa u lagur, duhet te paguaj gjykatesit me pjesen tjeter te floririt te mbetur pa u grabitur.Po ctu desh o vlla qe e filmove , apo ske mor vesh gjo se cfar u bo me vidion e Priftit.

  13. al w caponne says:

    sa shpejt qe paskan pagu ne polici ata grabitsit mer jahu!?
    po edhe policija shqiptare flak per flak mo. punon!
    sa mori paret tak dolen ne pun dhe e kapen ate “krimineli”
    qe nxorri sekretin………
    c’do qe krruhet me kamerat ai? pse i nxjerr filmimet ne publik?
    nuk shef Salen ai qe filmimet e Kryeministris per 21 janarin i fshiu e dogji fare..

  14. ilir w meta says:

    ..genjeshtra!
    eshte video e montuar..
    ku eshte zeri?
    pse s’degjohet gje???

  15. krosi says:

    Shikoni si cfaqet ANTISHTETI sepse hajdutet e vertete jane ne sistemin antishtet – ne polici, hetuesi, prokurori gjykate.

    Populli do nje udheheqes TRIM ai/ajo do ta kete te lehte me kete popull te acaruar ne kulm!!!

  16. trimimire says:

    Nuk ka faj qeveria, i duhet te siguroje para te madhe per zgjedhjet qe po afrojne dhe ka ngarkuar Flamurin(qe nuk ka asgje te perbashket me flamurin kombetare), te nxjerre xhupzinjte si ne 97-en, por tashme me maska dhe te vjedhin cdo biznesmen, natyrishte ata qe sjane dhe afer pushtetit.

  17. NASTRADINI says:

    doli ligji qe kush ka GOMERE ti dorezoje, se perndryshe arestohej. NASTRADINI kur e mori vesh kerkonte te meshifej. SHOKET i thane se ligji nuk ka dale per njerzit por per gomaret. E DI tha nastradini por kur ta MARRI vesh policia qe UNE nuk jam gomare I KAM BERE NJA 6 MUAJ BURG.

  18. mire eshte keshtu me mire te vjedhesh shtet hajdut

  19. Treviso says:

    Ju siguroj se keto jane bandat e Eduart halimit.
    Ky gjygj qenka montu si ai i 21 janarit te 2011 qe u denuan te vrarit,te plagosurit nga qeveria.Dhe per kete e ka fain presidenti.

  20. sindikalisti says:

    Turp me te madh nuk ka, kur organet e drejtesise i sulen viktimes dhe hajdutin e lene te lire filozafi e qeverisjes.

  21. robert says:

    po sjan polica civil ata qe na menyra qe e ule ne shesh ate te parin dhe na mbajtja e armes i dyti vetem policat kan aq qetsi

  22. sherifi says:

    Po kjo po ndodh si puna e asaj estrades se fierit dikur qe Luftar Pajes i vodhen lopen, dhe kur e therriten autoritetet e asaj kohe i thoshin; “po ti ku e kishe lopen,e kishe lidhur me litare,e kishe futur ne kasolle,e kishe mbyllur kasollen,po qene e ke ti, at’here ti e ke fajin” dhe luftari i’u pergjigj ; “po mire une e paskam fajin per te gjitha keto,po hajduti fare nuk paska faji?”

  23. kaluli says:

    Shqiperi je shume e dhjere, si ste mora vesh nje here !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje