Mijëra pjesëtarë të komunitetit serb kanë protestuar të mërkurën në sheshin e qytetit në veri të Mitrovicës kundër marrëveshjeve të arritura në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Protestuesit u kanë dërguar mesazhe autoriteteve në Serbi se ata nuk do të pranojnë kurrfarë doganash dhe vendosjen e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Pakënaqësia më e madhe e tyre është shprehur në raport me marrëveshjen për Menaxhim të Integruar të Kufirit dhe vendosjen e sistemit doganor në pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës.
Protesta është organizuar nga përfaqësuesit dhe kryetarët e komunave veriore, të cilët në këto poste janë zgjedhur përmes zgjedhjeve të Serbisë që janë organizuar nëpër komunat me shumicë serbe, në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës.
Kërstimir Pantic, i cili nga strukturat paralele në veri njihet si kryetar i Mitrovicës veriore, tha se serbët e Kosovës njohin vetëm shtetin e Serbisë dhe qeverinë serbe.
Ai mban edhe postin e zëvendës drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
Me këtë rast ai tha se kërkon nga Qeveria e Serbisë që të mos presë nga serbët e veriut që të heshtin dhe të pranojnë të jetojnë në shtetin e pavarur të Kosovës.
Pantic tha po ashtu se ka marrë tashmë edhe zotimet e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolic, që serbët e veriut nuk do të detyrohen të pranojnë shtetin e Kosovës.
“Porosisim të gjithë se kurrë nuk do të mund të na detyrojnë, edhe me çmimin se do të na dëbojnë apo vrasin, që të pranojmë Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë para masës së tubuar Pantic.
Ndërkohë, përfaqësuesi i serbëve të komunës së Leposaviqit, Sllavko Stevanovic, tha se serbët e veriut duan t’i dinë dhe të informohen për të gjitha detajet e marrëveshjeve të Brukselit.
Ai përsëriti se komuniteti serb dhe përfaqësuesit e tyre nga pjesa veriore nuk do të pranojnë vendosjen e sistemit doganor me Serbinë në veri të vendit.
Kurse kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristic, përsëriti qëndrimin tashmë të proklamuar se serbët e veriut nuk do të pranojnë asnjëherë shtetin e pavarur të Kosovës dhe në këtë aspekt ai porositi se ata nuk do të pranojnë asnjëherë të integrohen në kuadër të sistemit shtetëror të Kosovës.
“Të gjitha marrëveshjet e Brukselit të cilat në emrin dhe gjoja interesin tonë janë pranuar në Bruksel, nuk janë tjetër veç një dëshirë që me dhunë të integrohemi në shtetin e Kosovës, por ne nuk do të pranojmë asnjëherë diçka të tillë”, ka thënë Ristic.
Protesta me moton, “Ndal me gënjeshtrat dhe mashtrimet e Brukselit” kaloi pa incidente.
Pas një ore tubimi, organizatorët, që në këtë rast ishin kryetarët paralelë të komunave veriore, ftuan të pranishmit të shpërndahen.
Skeni nevoje te lodheni ju serbe se per te mos u njohur Kosova po punon Saliu yne me te gjitha forcat sidomos tani qe edhe Thaci hyri ne thes dhe fitoi 99,9999,9999999999 edhe Enveri i dikurshem ska arritur rezultat kaq fantastik.
pune e madhe se nuk na njohin ardhacaket e andeve ruse…
Fatmiresisht serbet e Mitrovices jane nje popull, qe kane mbetur te burgosur te se kaluares. Ketu kane doren edhe politikanet gjoja nacjonaliste serbe, te cilet nuk jane ne gjendje te rrisin nivelin e jeteses se popullit serb. Keta nacjonaliste jane injorante ( shejtan-budallenj) thote populli yne, te cilet duan te mbulojne paaftesine e tyre per te hapur vende pune per popullin serb.
Populli, ka thene dikush, jane nje turme delesh, qe nuk marrin vesh se cfare behet ne bote. Politikanet serbe, qellimisht nuk i sqarojne dhe populli, si populli, ngrihen dhe kerkojne budallalliqe.
Serbet, bejne mire te shofin harten politike te Europes, te kuptojne se Rusia eshte pa dhembe, Amerika dhe BE duan statukuo ne Ballkan dhe mbaroi kjo pune.
Nuk jane visionere, Ballkan hesapi. Treni i Kosoves republike ka hikur dhe nuk kthehet me. Gomeret ultranacjonaliste, ne vend qe, ti kerkojne qeverise serbe pune dhe buke, bejne lojen e politikaneve te pa afte serbe. Historia thjeshte perseritet.
Na plasi b…. neve se nuk e pranon Serbija Kosoven si shtet,sa te kemi Erdoganin me Turqi dhe Salen nè Shqiperi ne jemi superfuqi nè Ballkan.
o ti Kosova ….krenohesh me turkun , pse o te q…. racen gjake turku jeni ju , krenohesh me salen po mos harro ne shpine e di une cfare behet jo ti prandaj te lajmeroje qe ky sala ka bere marveshje me grekun per kufirin detare …..hajde pi…..u tashme
Keshtu thoshte edhe babi j’uaj Miloshevici por po hane dhe i shkreti,
Keni te drejte te mos ta pranoni ,sepse ju serbet e mitrovices se titos ,erdhet vetem para 33 vjetesh ne kosove ,me deshiren e titos e jo te juajen ,dhe si perfundim jeni te lire te largoheni nga tokat e pushtuare dhe te vendoseni ne zemren e serbise ,,,,ajo mezi ju pret !rruge te mbare !
ah e di un ca doni ju , ju doni me ja u bo si kroatet , me ju shporr definitivisht nga kto troje .
serbet ne litar
Urra Urra Urra Fitoreeeeeeeeeeeeeeeee Filozofia komuniste me ne fund u instalua edhe ne Kosove. Deklarojeni Enverin liderin tuaj shpiteror dhe se shkpejti Serbia del ne Adriatik me tanke se me banka e toke ka shkuar me kohe deri ne Portoromano e pak me poshte ne investimet per metalet e me siguri edhe per turizmin.
Vellezer Kosovare duhet te mesoni nga historia e Cecenise. Po ju garantoj se diktaturat e krimit e korrupsionit as ato idologjike nuk afrojne ardhmeri per kombin Shqiptaret ne hapsirat ballkanike.
Une kurre nuk kam arritur ta kuptoj arritjen e Hashim Thacit nga korjer armesh i kapur e arrestuar nga Berisha nr1 ne mandatin e pare te arrije te urzurpoje Kosoven. A mos eshte edhe mbas tije njelloj si koleget e tije ne Tirane forca magjike UDB pasi kane eksperience ne menaxhimin e shqiptareve qe 70vjet.
Nese nuk arrijme si shqiptare ta kuptojme kete edhe ne kushtet e internetit e supportit te drejteperdrejte Amerikan ne realisht nuk meritojme me shume se sherbetore ashtu sic realisht jemi.
I madhi Fishta qe ju tregoje te verteten shqiptareve para 70 vjetesh i tretem edhe eshtrit per hater te tutorit serb. Tani te realizojme projektin Serb te Cubrilovicit me misionaret serb mbasi vete serbet nuk arriten ta bejne me ushtri ne saje te mbrojtjes qe na beri Amerika.
A pyet kush perse shqiptaret po i braktisin trojet e tyre stergjyshore dhe perse qeverite proserbe ne Tirane e Prishtine nuk kane statistika te qarte demografiike te ketij ckombetarizimi.
As kete nuk arrijne ta kuptojne shqiptaret ne hapsirat ballkanike ku jetojne shqiptare. Fare thjeshte misionaret proserb nuk dan te tregojne rezultatet e punes se tyre te ckombetarizimit te trojeve shqiptare. Te jeni te bindur se nese vazhdohet keshtu dhe nuk i delet perpara kesaj murtaje shqiptaret kane per ta zene ne rruge Cecenine.
Kam nje pyetje.
Duket qe keta Serbet e veriut te mitrovices se veriut nuk do te rrine kurre qete.
Nese shkembehen territoret ndermjet kosoves dhe serbise, pra Mitrovica e Veriut i lihet Serbise dhe Lugina e Presheves i bashkengjitet Kosoves, kush del i fituar ne kuptim te siperfaqes tokesore, Kosova apo Serbia.
Sa km2 humb Kosova dhe sa fiton ? Pse eshte i papranueshem ky shkembim per Kosoven ? Ku eshte sekreti ?
Adrian po te pergjigjem me mendimin se je i paditur por edhe mund te jesh i ditur shume.
Ne radhe te pare nuk mund te shkembesh pjese te territorit tend me pjese te territorit tend te pushtuar.
Pastaj gjithe kete loje/ lufte Serbia nuk e ben per te mbrojtur te drejtat e atyre 20 mije serbeve ne veri te Mitrovices por e ben per minierat e Trepces qe kane pasuri te pafund.
Beogradi, do ishte i kenaqur te jepte luginen dhe gjysmen e beogradit vetem per te marre minierat e Trepces qe ndodhen ne veri te Mitrovices.
Per te marre nen kontroll minierat e fisit te BOLETINJVE, per te marre minierat e ISA BOLETINIT.
Me pasurine e minierave te trepces financoi isa boletini ushtrine e pare shqiptare, dhe ne ato miniera ne kohe te ISA boletinit serbet punonin si skllever te ISAIT.
Dhe kur srbia pushtoi KOsoven, ishin shqiptaret e kosoves qe punonin si skllever ne nen token e tyre dhe i mirrte pasurite shteti serb.
Kjo eshte arsyja pse nuk duhet shkembyer Mitrovica jone me Luginen tone o i ndrituri Adrian.
Qenke shkodran i marre or burre.
Une pyes sepse nuk e kam te qarte, ti me tregon leksione patriotizmi.
Mund te shkruaje vetem nje rrjesht “ne veri jane minierat” dhe nuk kishe nevoje te masturboheshe ne delir patriotizmi.
Leksionet ti dhashe se nuk e kisha te qarte nese nuk e dije vertete apo ishe noj serb shqipfoles qe komenton shpesh me emrin adrian lamoviq dhe hedh teza nga me te ndryshmet.
Nuk eshte masturbim, rreshtimi i ca fakteve.
meqe nuk e paske ditur me te vertete atere, ja ku e mesove edhe dicka te re dhe injoroji pjeset e tjera qe nuk te paskan pelqy