Arrestohet Naser Kelmendi, ishte në listën e zezë të SHBA

6 Maj 2013, 17:12Rajoni TEMA

Naser Kelmendi, një biznesmen me origjinë nga Kosova, por me nënshtetësi boshnjake, është arrestuar të dielën në Kosovë.

Bashkë me Kelmendin është arrestuar edhe një person tjetër.

Presidenti amerikan, Barack Obama dërgoi në qershor të vitit të kaluar në Kongres një listë me emra të rrezikshëm, ku ishte edhe emri i Kelmendit.

Përkrah tij janë edhe trafikantë të njohur të drogës.

Autoritetet boshnjake thonë se Kelmendi dyshohet si i përfshirë në shumë aktivitete të krimit të organizuar në Ballkan.

Bosnja nga ana e saj ka kërkuar ekstradimin e Kelmendit./ep

4 komente në “Arrestohet Naser Kelmendi, ishte në listën e zezë të SHBA”

  1. Gjon says:

    Ketij ia kish vene do gjoba vllau i ramushit, po na thoni o tema ku e paskan arrestu ket tipin…

  2. Info Mafija says:

    Ne Peje te dilen mbrama,por ky bossin e ka ne Beograd…..edhe pak djellin ja ka nxanun do mafio-politikes Kosovare Ramushe & Thaqe….hetimat vazhdojn

  3. Drini says:

    Shih kur te dali i lidhur me shkerdhenin e sali gomarit!

  4. Dardan says:

    Info Mafija, Pse ore milet ja fusni kote si gjoja kur nuk i njifni njerzit a’e dine ti kushe esht Naser Kelmendi ky e ka shekrdhye gjithe Mafijan Serbe i ka ber konkurrence gjithe Mafias Serbe mare se bashku ky me djemte e tije dhe disa pejane tjere e ka kontrollue Komplet Sarajeven dhe Bosnen dhe ka vite qe Politika Serbe bashke me Mafiane Serbe mundohen me heqe qafe dhe mezi ja arriten,

    Per ata qe nuk e dine le te kerkojne ne Google dhe do gjejne fakte se Naser Kelmendi esht Investitori me i madhe ne Sarajeve ky ka Hotele ne te gjitha vendet e Bllkanit Maletezi,Kroaci,Bosne,Shqiperi,Turqi,Dubaje, Dhe Kompani te fuqishme ne Kosove Slloveni Serbi Bosne Maletezi Kroaci Gjermani Dubaje etj,

    Vetem ne Kosove Nic Holdinge i Naser Kelmendit kontrollone pasuri ne vlere mbi 50 milion euro edhe lagjen e re ne veternike te Prishtines me 100 villa luksoze esht ne pronesi te Naser Kelmendit.

    Naser Kelmeni ka edhe dy tre Fabrika ne Bosne dhe kompanin me te madhe te Transporti gjithashtu edhe dy Hotele Luksoze ne Sarajeve etj,

    Po ashtu thuhet se Naser Kelmendi esht edhe pronari i vertet i nderteses me te larte te ndertuar ne Sarajeve dhe e cila zyrtarisht esht ne pronesi te Fahrudin Radoncice ndersa sipase gjitha mediave ne Bosne thuhet se Naser Kelmeni esht pronari i vertet i saje.

    Naser Kelmeni ju ka ndihmuar shume gjithe Shqiptarve ne Sarajve fale tije dhe djemve e familjes se tije Boshnjaket nuk kane guxuar ase ti shikojne shtrembet Shqiptaret dhe fali Naserit dhe Djemve te tije Shqiptaret ne Sarajeve kane krijuar dhe kontrollojne Biznese shum te fuqishme,

    Leshoje nje sy ne Google para se tja fusesh kote per Naser Kelmendin vetem shkruje ne gjuhen boshnjake emrin e tije dhe do shikoshe info pa funde per te dhe Bizneset e tija ne Bosne dhe Gjithe Ballkanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje