Sapo u votua grupi i Riccardo Cocciante-s në show-n televiziv the Voice of Italy, dhe publiku zgjodhi sërish për në fazën tjetër gjysmë finale këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani. Elhaida këndoi një këngë të Lara Fabianit, kant-autores së famshme belgo-kanadeze që këndon në të gjitha gjuhët e notës; është fjala për këngën teknikisht shumë të vështirë me titull ‘Adagio’, të cilën ajo e këndoi në stilin e vet, dhe korri një sukses absolut fillimisht në studion gjigande të RAI-it. Spektatorët në teatër nuk pushonin ovacionet, gjë e rrallë në një kompeticion të tillë televiziv, ku kërkohet vetëpërmbajtje e ekuilibër për të mos ndikuar votimin e publikut të gjerë nëpërmjet telefonatave. Por të parët që u përndezën nga interpretimi i saj ishin katër trainerët, Piero Pelu, Noemi, Raffaela Carrá dhe Riccardo Cocciante, të cilët – dhe kjo një gjë që nuk praktikohet në këtë fazë të garës – e komentuan njëri pas tjetrit. Raffaela Carrá u shpreh në ekstazë: në çdo shtëpi italiane janë thyer 4-5 llampadarë gjatë kohës që ka kënduar Elhaida.
Të enjten tjetër zhvillohen gjysmëfinalet, dhe Elhaida është një nga favoritet për ta fituar këtë garë muzikore, që është shndërruar në një nga programet televizive më të ndjekur në Itali.
urime elhaida ….
@@@Urime …Kengetares Shqipetare…..Respekt..
Nje ze MADHESHTOR,nje kengetare e MADHE,nje Vace Zela e PA ARRITESHME,nje AMBASADORE E DENJE e KULTURES SHQIPTARE kudo ne bote!!!
Me artiste te tilla shkon perfekt deshira “OH,SA MIRRE ME QENE SHQIPTAR”!!!
Elhaida do te behet nje kengetare me FAME BOTERORE!!!
BRAVA ELHAIDA.TE PASHE NE VOICE SI CDO TE ENJTE.SONTE KE CARE GURIN.ESHTE E VESHTIRE FABIAN PER TE KENDUAR KENGET E SAJ,POR TI TREGOVE SE JE NJE KENGETARE E RE DHE ME NJE POTENZE ZERI TE MAHNITESHME.TE LUMTE.KA NEVOJE SHQIPTARIA PER KESI ELEMENTESH DHE ARTISTESH.LA CARRA KA THENE GJENE ME TE BUKUR:SONTE KE THYER QINDRA LLAMPADAR NE SHTEPITE E ITALIANEVE DHE JO VETEM,MBASE KA NDODHUR KESHTU,KUDO QE KA HYRE ZERI YT SONTE.
Ne eurovizion shqiperia u eliminua ne gjysem finale,,,,,megjithate urime bledar seikos dhe arian lulgjurajt
suksese per me tutje e ke zerin fantastik
SUKSESE GJITHMON. SE ZENIN NA E CMENDE FORE SOT
Kjo nuk eshte tokesore…
Bravo goce,se ke nje vokal te jashtzakonshem dhe po nderon veten tende dhe te gjithe shqiptaret,megjithese te gjithe albanistanasit kenaqen me kengen Te ka lali xhan,dhe ndonje tallava tjeter.
Gezohem shume qe nje kengetare shqiptare del mire ne nje festival te huaj.I Lumte dhe paste suksese te metejshme.Por dua te pyes gjithashtu se ku jeton kjo kengetare,ne Shqiperi,apo ne Itali.Po jetoi ne Itali ajo vetem emrin ka shqiptar,sepse nuk eshte me shqiptare,por italiane.Ne kengetaret dhe artistet i duam te jetojne ne Shqiperi,jo te shperndahen neper bote.Le te thone sa te duan se jane shqiptae Rita Ora,Ana Oksa,Elsa Lila,Tony Dovalani,etj.Une mendoj se ata nuk jane me shqiptare,i kane kthyer shpinen vendit te tyre dhe nje fjale popullore thote”qeni leh atje ku ha”.Mos ma marrin per keq emrat qe permenda,por mua me duket se ne Shqiperi behet nje zhurme shume e madhe per ata qe nuk jane ne sherbim te Shqiperise.Po te gjykojme keshtu ,duhet t;i japin te drejte ambasadorit turk kur tha se Turqia ka nxjerre shume pashallare,sadrazeme ,e gjenerale me origjine shqiptare.Por qe te gjithe ata i sherbenin Perandorise Otomane,jo Shqiperise.Shqiperine e kishin harruar.
Ky eshte i vetmi koment i shkarkuar nga ndjesia emotive vetem artistike .Duhet bere nje pyetje te gjithe komentuesve te tjere :
Ky eveniment quhet ” Zeri i Italise ” kjo vajze c’pozicion ka me kete koncept e keputoni apo jo? Mjerane dhe sahanlepires ngelem tere jetem si popull duke u ngjitur pas bythes se kalit si mizat , i mban kali ca kohe se i vjen mire si fillim sa i fut nje te fshire me bishte dhe i vervit tej ashtu dhe kjo zonjushi ska per te aritur vendin e pare sido qe te jete .KEshtu eshte kur je shqiptar dhe ciceron atje ku ste takon .
jam dakort me ty se keto njerez jane ata qe duhet ti japin ketij vendi,te qendrojne ketu dhe po kete fame ta marrin ketu,ah …sa miree do ishte …….me fal por a njeh sa do pak mentalitetin artistik shqiptar? me sa duket JOOOOOOOO………….Ke degjuar per ato pub-et shqiptare ku degjohet te ka lali shpirt te ka lali xhan,mandi nishtulles me shoke,ciljeta,ingidi,mundesisht te gjithe ata qe vetem kengetare nuk jane por klientet e biznesmeneve me te suksesshem ne vend,ku me nje studio muzikore bejne para pa fund dhe na stresojne ne me kenge qe asnjera nuk ndryshon nga tjetra ,per te mos folur pastaj per kete realitet agresiv ne shqiper ku politika po ben “videoklipin e saj” melodia te cilit po na cjerr veshet dite per dite por duket si tingull qe tashme jemi mesuar,pra dyert ne shqiperi per talente te tilla jane te mbyllura,te pakten jashte promovohen,se edhe ne jemi nga ata qe vetem kur i shohim neper skena te huaja kujtohemi te themi se Keta jane Tanet,pasi Elhaida ka kenduar gjithe kohes ketu ne shqiperi,kujtoni performancat e saj tek e diela shqiptare,kengen e bareshes tek potokallia per vitin e ri….etj etj.poor si popull mburravec na pelqen ti kujtojme pas pilafit…………………..BRRRRRAVO ELHAIDA,TE UROJ FAT,KE NJE FYTYRE TE BUKUR DHE NJE SHPIRT TE BUKUR.FAT DHE ZOTI QOFTE ME TY!!!!!!
Mesa duket shqiperise po i troket nje kengetare e madhe ,qe kishte dekada qe po mungonte,kesaj here dhurat prej shkodre.Presim me kenaqesi dhe krenari triumfin e saj ne finalen e Voice of Italy….
ANALIZE : Urime, urime, urime kengetares Elhaida Dani. I uroj qe ta fitoje vendin e pare…
Shpresoj qe suksesi i kengetares ne Itali te mos perdoret nga politika mafioze Italiane ne sherbim te krim Berishes.
Sume kengetare e njerez te botes se spektaklit italian, perfshi ketu edhe futbolliste te njohur te skuadres se Milanit jane perdorur per efekte elektorale e politike nga ana e Berluskonit.
Nese ju kujtohen dhe takimet e miqsoreve me Milanin…
Elhaida me ke bere fansin tend.
Je yll-yll-yll
Bravo Elhaida.Te kemi ndjekur cdo te ejte.Je mrekullia vete.
Komenti i Rafaela Karase vlen edhe per shqiperine .Llambadaret jane thyer edhe ne shtepite e tona ne Tirane.Nje ze i mrekullueshem,nje interpretim i shkelqyer dhe nje vajze per tu admiruar.Urime ty por dhe familjes tende.Krenari per prinderit,krenari per vendin tend krenari e gjithe shqipetareve Bravo..bravo…dhe me fitore
Bukuri zëri, bukuri fytyre, bukuri shpyrti. Na lumturove, nje puthje në ballin tënd të bukur.
Urime Elhaida ,na knaqe me zanin e mrekullushem qe ke .Suksese
Rafaela Karra, babain e ka shqiptar.Ne v.1989 ajo erdhi ne Shqiperi per te kerkuar atesine, sepse do te kandidonte per deputete dhe i kerkohej kjo gje.
Vellezerit dhe motrat e saj nga babai jetojne ne Tirane dhe e kane mbiemrin Karaj.
Raffaella Carra nuk ka asnje lidhje me Shqiperine. Legjende province. Ky eshte emri i artit. Mbiemri e saj i vertete eshte Pelloni….Raffa nacionale eshte Bolognese pikerisht prej te atit. Bolognez dhe quhej Raffaele Pelloni.
Po’ deshe te bej gjithe biografine e Raffes.;)
Eshtë e mrekullueshme kjo vajzë me zë magjiplotë. Më preku jashtëzakonisht interpretimi i saj. I uroj fitore në Voice of Italy. E meriton vërtet, se është më e mira.
E dashur Elhaida na emocionove na renqethe dhe na perlote njekohesisht.
Kur kendeje me ate ze magjepes dhe ate presence engjellore qe rezaton vetem mirese dhe ciltersi si nje yll I rene nga qelli une dhe familja ime te urojme fitore ne the voice of Italy!!!!!
Na gezon fakti qe nje Shqiptare po triumfon ne nje nga kompeticionet me te sukseshme ne Itali.
BRAVO me te medha ELHAIDA.
Te puthim nga Shqiperia
te lumte Elhaida te uroj suksese te metejshme vazhdo keshtu dhe na jep emocione te tjera
i lumte vajzes nderoi veten dhe familjen,si shpjegohet vetem jashte shqiptari gjen dimensionin e vet ,kurse ne vend te vete shperfytyrohet, ka ndonje shqiptar te afte te na ndihmoje me nje pergjigje
Me modesti po mundohem te te pergjigjem ashtu si e shoh une.Shqiperia politike aktuale , eshte nje krijese e gjymtuar artificialisht,eshte vetem nje pjese e vogel e shpirtit shqiptar qe do te tregonte vlerat reale qe ka ,vetem ne nje dimension natyral.Vetem ne nje “kostum” te pershtatshem per permasat madheshtore te tij, shpirti shqiptar shkelqen me gjithe forcen e bukurine e vet.Shembujt i kemi te shumte,Nene Tereza nuk mund te lindte prej ndonje kombi tjeter,ashtu siç nje trendafil i bukur nuk mund te çele prej rrenjeve e te nje bime tjeter ciladoqofte ajo.Me fal qe s’mund te zgjatem me tej, se shembujt po te vazhdoj do te ishin te pafund.Shpresoj te te jete i dobishem ky kendveshtrimi im modest.
Bravoooooo pa fund per kete vajze. Fantastik zeri i saj…..Suksese te metejshme Elhiada.
Elhaida edhe mbrem na mrekullove.
Ke lindur per te kenduar.
Me zerin dhe thjeshtesin tende do te arrish majat e SUKSESIT.
RRESPEKT PER QYTETIN KULTURES “SHKODREN”.
E shikova kengen e saj, vajza kendon shume bukur, ka nje ze te mrekullueshem qe i ka fale natyra, por mua me bene pershtypje ca gjera te tjera. Perse gjate dhe sidomos ne fund te kenges, duhej te cirrej aq fort, sikur nga kjo varej jeta e saj, dhe pastaj, perse qau?!!!!
Edhe dicka tjeter, kur u paraqit per here te pare ne Voice of Italy, kishte veshur nje kemishe te gjate qe i vinte gati te gjunjte, me floke te leshuara, pa makiazh!!! dukej si nje fshatare e turperuar qe sa ka zbrite nga fshati. Une qe degjova per here te pare per kete vajze, (sigurisht edhe publiku italian), mendova se nje super-talent “zbriti nga qielli”, por mbreme pashe se ajo kishte fituar ca cmime te para dhe ishte shume e njohur ne Shqiperi, gjithashtu edhe veshja e saj ne videot e realizuara ne Shqiperi, ishte krejt ndryshe nga ajo e paraqitjes se saj ne fillim te shout italian. me vjen shume keq qe talentet shqiptar mundohen me lot e me lutje te bejne emer ne Europe.
Rasti tjeter eshte i neje shqiptareje “anonime” qe mori pjese ne “Britain got talent”, qe mundohej te imitonte Fredi Merkurin, ne fakt imitimi ishte shume i mire, por e keqja eshte se kur nje vajze mundohet te kendoj me nje ze burri, del shume keq, duket si travestit.
Dy anetar te Jurise angleze deshen ta kalonin ne rundin e dyte, por anetari me i njour dhe me kryesori i Jurise, Simon (Saimon), nuk deshi kurrsesi ta kalonte, vajza e “shkrete” filloi te qaj e te lutej, te tregonte per jeten e saj te veshtire, (sigurisht ne Shqiperi), por gjithe kjo nuk beri pune, krenaria e te qenit shqiptar eshte genjeshter e kulluar. kaq.