Nje dokumentar me produksion britanik për Tanin e Topit

23 Maj 2013, 18:44Kulturë TEMA
Nje dokumentar me produksion britanik për Tanin e Topit

Një rrëfim krejt i veçantë, jashtë kornizave dhe që mundohet të sjellë sa më komplekse figurën e Dritan Hoxhës, njeriut që ndryshoi mentalitetin e një gjeneratë të tërë shqiptarësh dhe që revolucionarizoi tërësisht tregun mediatik në Shqipëri.

Pese vjet nga ndarja e parakohshme nga jeta, Top Media ka kujtuar themeluesin e saj, ne shfaqjen e nje dokumentari te realizuar me deshmi te familjareve, miqve e bashkepunetoreve dhe qe sjellin portretin human te babait, bashkeshortit, shokut, mikut apo ate inovativ te drejtuesit e gjeniut.

“Ky dokumentar, pesë vjet pas ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias, njeriut tonë të dashur, prindit, bashkëshortit, drejtuesit, bashkëpunëtorit, mikut apo shokut të shumë prej të pranishmëve në këtë sallë, është një rrëfim mbi jetën dhe punën e tij, një rrëfim për mënyrën se si një i ri kapërceu kufijtë dhe theu tabutë e një realiteti të vështirë dhe solli një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin e tij.Dokumentari me një pjese të kolonës zanore këngët e tij të preferuara, pasqyron natyrën optimiste të Tanit dhe filozofinë e tij, e cila vazhdon të reflektohet edhe në punën e Top Medias sot”, thotë Vjollca Dako, drejtoreshë e Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

Dokumentari eshte nje veshtrim ne retrospektive mbi jeten e njeriut qe ndryshoi rrenjesisht jo vetem tregun mediatik por edhe mendesine shqiptare.

Dritan Hoxha, me intuiten,idete, vizionin dhe endrren e tij punoi me pasion dhe perkushtim ne çdo hap, per te sjelle tek shqiptaret nje menyre te re te menduari, te beri media, e cila shume shpejt u shnderrua ne zerin, figuren, ekranin me te dashur te shqiptareve.

Duke u bazuar ne arkivat personale dhe kujtimet e atyre qe e kane njohur ate, vjen per pubikun historia frymezuese dhe gjitheperfshirese e nje njeriu te veçante.

“Dritan Hoxha është përkrahësi i mendimit të lirë, i kulturës përparimtare i qytetërimit të shqiptarëve”, thotë profesor Kristo Frashëri.

“Për mua nuk është më vetëm fizikisht, sepse ai në familjen time është i përbërë nga katër yje”, thotë bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha.

“Unë jam shumë krenare për punën e babait tim. Ne të katërt duam dhe do të vazhdojmë punën që ai la përgjysmë”, thotë Sara Hoxha, një prej vajzave të Dritan Hoxhës.

Krahas dokumentarit, ne kete pervjetor te dhimbshem, familjaret, miq dhe punonjes se Top Medias kane zhvilluar edhe nje vizite homazh ne varrezat ku prehet Tani, njeriu me te cilin ata paten ndare nje pjese te madhe te jetes, vite te tera pune, sakrifica, arritje dhe gezime.

Prane varrit te tij gjate paradites se te enjtes jane kryer nderime dhe jane vendosur buqeta me lule, jane ndare kujtime dhe momentet me te bukura qe gjithsecili ka patur me Tanin, e natyrshem edhe dhimbje e lot per ate qe tashme u mungon te gjitheve.

/ Top Channel

29 komente në “Nje dokumentar me produksion britanik për Tanin e Topit”

  1. DuaPune says:

    Po ca dokumentari mer? Ai vdiq me dashnoren ne krah dhe kushedi sa pluhur pati thithur ate nate, keta i bejne dokumentar.

    Tani si person ka qen dore me nje me Vajdin Lamen.

    1. Dardan says:

      Me vjen mir si i rrespektoni biznesmenet ju te shqiperis edhe pse skan ber asgje per shqiperin ndersa ne ne kosove vetem i perdhosim biznesmenet edhe pse shumica kan ber shum per kosove.

      1. feniks says:

        Se cfare beni ju kosovaret me biznesmenet,o “DER-DER”,nuk na duhet fare!!
        Po Dtitan Hoxha per te gjithe shqiptaret nuk ka qene thjesht biznesmen,por nje SHQIPTAR I MADH,qe ka krijuar nje MEDIE GJIGANDE me teknologjine me miderne te kohes dhe qe na ka nderuar ne boten e shkences e kultures si kurre ndonjehere me pare!!!
        Ti ,o je BUDALLA,o JE ANTI SHQIPTAR kur shkruan ne menyren me te poshter te mundeshme!!!
        Dtitan Hoxha i BASHKOI SHQIPTARET NE TE GJITHE BOTEN NE NJE MEDIE TE PAVARUR PLOTESISHT KOMBETARE DHE ME NIVEL TE LARTE SI ASKUSH!!!
        Futi teknologjine DIGITALE per here te pare ne Europe dhe ate HD nder te paret ne Bote!!!
        Top -Channel-i ka punesuar mijra familjare,nga me CILESORET profesionalisht NE SHQIPERI,gje qe na perfytyron Shqiperine te krahasuar me vendet e zhvilluara NORDIKE!!!

        1. Dardan says:

          feniks,, Mero Baze e ka nje shkrime Fantastike per mediat ne Shqiperi shiko se e gjen dikun ne Google,

          Mediat ne Shqiperi kane sjelle vetem degjenerim dhe anti vlera asgje tjeter.

          Mediat e shqiperis te gjitha jane te korruptuara dhe te krijuara nga Mafia dhe Narkoboset e Droges.

          Mediat ne Shqiperi te gjitha jane te nvarura dhe ne sherbim te klaneve Polite dhe jo te shoqeris dhe Popullit.

          Mediat ne shqiperi kane krijuar nje realitet-vrtual fallso te Shqiperis si nje vende i zhvilluar Nordike por reliteti i shqiperis esht komplet tjeter jo me large se 100 metra nga perandoria e TVKLAN ku behet propaganda ne sherbime te qeveris eshte nje pazare ku shiten fruta perime dhe i cili te ngjane me Kabullin apo kandaharin pra komplet jashte realitetit te propagandes mediatike qe ben TVKLAN dhe mediat ne Shqiperi per Shquperin si shtetit me i zhvilluar ne Ballkan.

          Mediat ne Shqiperi jetojne large dhe mbi gjdo realiteti te Shqiperis nje vende i varfer si Shqiperia ne rrethana normale nuk munde te mbaje mbi supe keto perandori Mediatike por kjo ndodhe ne Shqiperi se Shqiperia esht vendi me i Korruptuar ne Evrope dhe nje nder me te korruptuarit ne Bote,

          Mediat ne Shqiperi kane sjelle vetem Korrupsion dhe konflikte Politike pikerishte keto media kan sjelle keto sforcime ne politiken e Shiqiperis te cilat shpeshe jane me te thella dhe me armiqsore se ato te Kosoves dhe Serbis,

          Mediat ne Shqiperi e kane ndare popullin atje ne klasa dhe kategori shoqerore ne kategorin e pare ku bejne pjese Politikajte si ajaka e shoqeris ne kategrin e dyte Biznesmenet njerzit me leke dhe udheheqsit e mediave moderatoret komentatoret Opinjonistet Kengataret modelet dhe te gjithe njerzit e njohure per media etj dhe te cilet klasifikohen si VIP,a .

          Ndersa njerzte e thjeshte ne Shqiperi te pa njohure per mediat kategorizohen si njerze te klases se trete si Injorante njerze pa vlera te pa denje per shoqerin shqiptare thjeshte si kafshe,

          1. mirel says:

            shume drejt e ke ne ato qe thua, vetem do uroja qe nuk e ke kete gjykim nisur nga morali musliman

    2. tansateliti says:

      shoku PUNE,kam patur rastin ta njoh TANI pa e ditur kush ishte ,te te them te drejten ishte 1 i thjesht,te degjonte fjalen mund te bisedoje dhe terbohej kur dicka e re kishe dale dhe ai nuke kishe marr vesh,,,,,
      cuna si TANI nuk ban me nana,i di ku eshte problemi i shqiptareve qe shikoj vetem afer dhe jo perpara prandaj dhe njerez si ty gjen kudo ne shqiperi……..

  2. Horri i Bulevardit says:

    Respekt Dhe nderim per Tanin e Topit, kete njeri me vizion te madh, Qe me largpamesine e tij, afroi realisht Dhe i bashkoi shqiptaret kudo Qe ndodhen, beri ate bashkim, Qe politika seshte e afte ta beje.
    Beri Qe femijet e lindur larg atdheut, te mesojne gjuhen e nenes, fale Top Channell Dhe Digitalb, Qe me emisione Dhe filma per femije, krijoi interesin e femijeve, per te shikuar shqi, te degjojne shqip Dhe te flasin shqip.
    DRTAN HOXHA, eshte nje njeri i madh Dhe shqiptaret e ndershem, i jane mirnjohes ketij gjigandi Qe na beri te ndjehemi shqiptare, panvaresisht se jemi larg Shqiperise.
    Faleminderi Tani.

    1. Sallakja says:

      Ca thu mer bylmes.
      Per cfar bashkimi e ke fjalen mer qyqar
      Ca thu mer medioker i gjalle.

      1. Horri i Bulevardit says:

        O shpellar, Po munohesh Shume me fol ti ronce.

        1. tironci Lugano says:

          H Bulevardit
          Eshtee vertete qe Tani beri shume per Mediat dhe kishte kete vizion.por qe te besh nje media kaq te madhe sic e beri Tani duhet me patjeter te kesh para.E si u bene keto para?? Besoj qe sic e di une e din edhe ti.Tanit ju prefte shpirti ne paqe atje ku eshte por ky nuk eshte nje shembull pozitiv qe duhet ndjekur e qe na e kthejne ne Hero tani.Spo flas per ate vajzen tjeter qe shkoj persi si Tani apo ortakun e Tanit.Ka shume ane te errta tek jeta e shkurter e Tanit qe saj vlen te zgjatem per respektin se nuk eshte me mes nesh.

          1. moni says:

            Po gjithe miliarderet e botes si i kane bere parate?! Si eshte anekdota – mos me pyet se si e bera 1 milion dollarshin e pare, te tjerat i rrefej. Tani besoj duhet vleresuar qe beri dicka qe i rezistoi kohes ndryshe nga shumica qe i ben llac e tulla.

  3. Nina says:

    Po Entelen do e permendni ne documentar sepse dhe ajo ishte pjese e jetes se tij. Ishte dashuria qe ai kishte. Turp qe ajo vajze nuk u permend. Ashtu sic eshte 5 vjetori i Tanit eshte dhe i Enteles. Entela e dashur shpirti tu prefte ne paqe se ike ne moshen me te bukur per mos tu kthyer me kurre. Mbase dashuria juaj ka qene vertet e madhe qe zoti ju morri te dyve. Ishe dhe ti e bija e nje nene dhe babai qe ju vulos nje plage e hapur per tere jeten. Ndersa gruaja e tij mezi priste ndonje lajm te tille jo per gje por e dinte qe ishte thjesht nje skllave e dickaje qe ja hidhte i shoqi sic i hedhim ne qenve rrugeve. Ajo ishte nje martes e ngelur ne letra dhe asgje me shume. Shanci asaj qe ajo leter martesore i trashegoi pasurine. Turp turp servileve (shokeve dhe shoqeve te punes) nuk i bene respektin qe i takonte. Friken e baldozes gruas se tij kishit?! Mallkuar qofshi!

    Shpirti tu prefte ne paqe Entela Hysko te pakten atje ku je po prehesh bashke me dashurine tende…

    1. LOLA says:

      Nina
      ke shume te drejte me erdhi shume gjynaf per ate vajze qe sju permend as emri keta ishin familje aperta ky shkonte ne nje ane kurse gruja e vet ne anen tjeter na bejne tashti si familje solide
      ngushellimet e mia familjes se vajzes qe humbi jeten gjynaf shume

  4. afer says:

    Rrofsh mor artan se vdiqe me nder, ne krah te dashnores!

  5. Artur says:

    Ca te te mungoje ty moj mavri, se edhe kur ishte gjalle ti rrije me femijet ne Itali dhe ai bridhte Tiranes me dashnoren si te ishte beqar.Sa per teknologjine e Top-it kush njeh njeri t’u thote te vene ndonje antene ketej nga Vlora-Fieri se e kane sinjalin aq te dobet sa ua mbulojne kanalet lokale.Per te mos folur pastaj per zonen e Laberise ku nuk u eshte pare kurre fytyra.

  6. Doraci says:

    Burri pa dashnore
    Si Kupa pa akullore

  7. Drenicaku says:

    Per mua dritan Dtitan Hoxha esht shqiptari ma i respektuar i kerure 25 viteve “demokraci”. Ai e meriton qmimin Heroij i Popullit.

    1. Gjakovari says:

      I nderuar Drenicak. E përshëndes komentin Tuaj por desha vetëm të shtoja se nëse kemi ndonjë arsye që t’krenohemi se jemi Shqiptar ajo është je kemi qenë bashkëkohës të dy Shqiptarëve më të mëdhenj të kohës Adem Jashari dhe Dritan Hoxha. I lehtë ju qoftë dheu Shqipëtar.

    2. lexuesi says:

      Shkruhet cmimin dhe jo qmimin. Ne 1 rresht e gjysem ka 6 gabime gjuhesore. Skandal, na mbyten injorantet ne internet.

  8. Artan says:

    E verteta eshte qe ai beri dicka ne median shqiptare. Po nuk e mbajta dot te qeshuren aty ku shkruhet bashkshort…ca morali ka percjell ai njeri qe kishte 4 kalamaj e gruan edhe rrinte me dashnore????

    1. mirel says:

      Me dashnore pa dashnore, pasurine e mori gruaja dhe femijet.
      Ky eshte ndryshimi i te qenit ne krah te nje burri, varesh ne cilin pozicion ndodhes, ne shtepi apo ne rruge.

  9. ALBAN DARDANI says:

    –…Hej,…mor Dardan,…mor Dardan. Mendoj se komenti juaj eshte i drejt. Por, edhe ata qe te kundervihen kane hakun e tyre.

    — Ne kohet qe jetojme, MEDIA AUDIO-VIZIVE DHE E SHKRUAR jane ARTILERIJA me e rende ,e LUFTES dhe e PAQES , me dhe pa GJAKDERDHJE .
    –Jane mjeti mei efekshem i zbulimit (mbulimit) te drejtesie(padrejtsis , pandershmeris).

    –Ne masen me te madhe (ne mos totalisht), ato jne ne doren e lobeve dhe qarqeve me te fuqishme,te klaneve dhe derivateve mafioze apo korruptive, ne te shumten e rasteve me suport te dyshimte e antikombtar.
    — Krahas vlerave e arritjeve ne keto 2o vjet,jane njekohesisht dhe pergjegjese per cfardo anti vlere e shkatrrimi te ndodhur ne keto vite.

    – Ato, ne te shumtin e rasteve (ne rol te manipulatorit) u kane dhene me teper hapsire te ashtu quajturve e te vetquajturve politikan, intelektual,komentator e analiste qe kane mBjelle e mbjellin frymen e percarjes, te armiqesimit, gjakmarrjes,anarshis,manipulimit, vjedhjes, korrupsionit…….,

    — Nuk eshte veshtir te mendosh e krahasosh se si “mediat e para te pavarura”…(psh. drejtusit LESI – FRANGAJ), si e filluan, ku ishin dhe ku jane sot. Ne kete rrjedhe nuk bejne perjashtim edhe….edhe ata te tipi FEFZI…., por edhe ata te tipi te te ndjerit “TANI I TOPIT”

  10. socialistja 2013 says:

    te gjith ata qe shain strategum njeriun e me te devotshim qe ka par keto 20 vite jan flliqesira plera dritani i dha keti kombi krenar qe tani krijoj kete vizjon te madh medjatik saper gojt e ndyra qe yjan ne topite jeten peivate te ju thaet goja qe flasin familja esht e shenjt nuk preket a po kan mesuar nga doktri qe shain dhe rendojn nenat dhe jamiljet e kundershtarve te tyr politik po jan njerez keta apo zhoze qe fol gjith banalitet keta politikanet e sotem te vrasin naten e te qain diten e pra kraeso nje politikan me tanin e topit

    1. Askushi says:

      Zot,ler vend dhe per ‘socialisten ‘2013(qe edhe te mesoje shkrim e kendim),bej qe mirnjohja,nderimi por edhe ndershkimi te kene flatra e te fluturojne atje ku duhet te fluturojne!

    2. Nina says:

      Moj ti sockaliste kush je ti mi po na tregon familja eshte e shenjte? Pse nuk e dime ne? Faleminderit qe na i the.. Ik moj po ajo vajze 27 vjecare nuk kishte familje? Apo vetem kjo ordinerja. Mos fol fare le nam.

  11. scarface says:

    Ju qe kerkoni ta martirizoni Artan Hoxhen, do te benit mire te kojtoni ate vajze qe ai e coj drejt vdekjes ne ate moshe te re,megjithse i rregullon dhe sistemon gjerat ai lart.Zoti.Entela shpirti jot le te prehet ne paqe.

  12. Nina says:

    E pate dokumentarin qe ajo e pafutyra beri???!!! Po si nuk i vjen turp. Po pse keta njerez i hedhin balte te vertetave? Po pse thua qe ai aty me ty ishte cdo dite kur ai nje here ne shenllesh vinnte per femijet? Moj ordinere femer si nuk ke turp? Nuk duhet te shfaqesh fare sepse njerzit nuk duan te shohin surratin tend!! Nje vajze nuk jeton me! Nje familje fukarai me nje plage te hapur qe u kercenua nga flliqesirat e tua mos hapte goje per vdekjen e vajzes se tyre!!! Moj e paskrupullt fshatare e rendomte. Ik moj qyqe se na hape barkun. Sh familje e urte dhe e nderuar e Entela Hyskos. Do doja shume qe te behej nje dokumentar per ate vajze pse u fsheh e verteta???

  13. BJORN says:

    Shume mire per emisionin, por ju te Top Channel duhet te tregoni ne fillin per personat qe ishin ne aksident dhe jo ashtu sic i keni dhene njoftimin ne fillim apo e keni harruar,shefja e re ,rroga.Per te qene te besuar nuk duhet te behet e bardha e zeze.

  14. Arbeni says:

    Ai e ka meritu me i vendos busti ne Kosove edhe krejt fiset ku ka shqiptar qe na bashkoj me Shqiperin me Digitalb e vlera e tij kurr nuk do te harrohet o popull i pa meshirshem ne nuk kemi nevoj me fol per dike qe ka vdek se nese ju e mendon qe e ka pas te dashnore shum gabimi jeni se te ne mentaliteti eshte zero e nuk mundemi me pas as shoqe as kolege te punes se meniher ta vendosin emrin dashore e pas ju kisha lut djemt e vajza qe te respektoni familjen e tij edhe ta nderojm siq duhet se mos te ishte Tani sot ne Kosove i kishim shikuar programet e Serbis e fale tij sot e shikoj Shpiperine edhe Kosoven ne te nejten kohe.
    Faliminderit Tanit qe na ben femijet tane te flasin shqip se paten me harru gjuhen e nenes e fal tij sot femijet e flasin gjuhen e paster si loti o popull keni respekt per te e mos te flasim cka nuk e kemi pare e ti lejm me nje ane thashethemet e njerzve qe sot e asaj dite folin per njeriu qe pasurin e tij e beri me mund te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje